Siguroi kushtet për të kryer vrasjen e Hajrullës dhe Matodashajt/ GJKKO shpall dënimin për Erio Zejnon
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Gjykata e Posaçme ka dënuar me 7.4 vjet burg Erio Zejnon, ...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e Shqipërisë në çiklizëm. Me pjesëmarrje të 40 sportistëve nga të gjitha qytetet e vendit, me dy etapa të zhvilluara dje dhe sot, të cilat kanë përfunduar me rezultate mjaft të mira për dy grupe të çiklistëve, Junior dhe Elite. Në etapën e kësaj të diele kanë arritur të kapin vendin e parë Ankel Limaja për kategorinë Junior dhe Mateo Balaj për kategorinë Elite. Vendet e dyta u siguruan nga Visar Nuhaj për kategorinë Junior dhe Olsian Veliaj për Elite.

Itinerari i përshkuar nga çiklistët ka qenë rreth 123 km, duke filluar nga "Lëndina e Lotëve" në qytet, e më pas drejt Kapshticës, Goricës së Madhe e finishi sërish në Korçë. Të entuziazmuar e mjaft të kënaqur për arritjet janë shprehur çiklistët e të dyja kategorive, të cilët pas më tepër se 3 orësh kanë siguruar vendet e para, ndonëse terreni ka qenë malor dhe i lodhshëm për ta.
17-vjeçari Ankel Limaja, fitues i vendit të parë në kategorinë Junior, ka treguar se gara ka ecur shumë mirë, ndërsa thotë se ka marrë pjesë në gara të tilla për të provuar veten e për të përmirësuar rezultatet.

"Gara ka ecur shumë mirë, kemi bërë shumë stërvitje për të arritur këtë garë. Shyqyr zotit fituam dhe morëm vendin e parë. Ia vlejti shumë, falënderoj profesorin tim Joan Sallaku, është profesori më i mirë që kam si edhe profesorin e Klubit Studenti. Nuk është hera e parë, kam marrë shumë herë pjesë dhe kam marrë si rezultat përherë vendin e parë. Këto aktivitete janë shumë të rëndësishme sepse ne bëjmë shumë stërvitje për të arritur vendin e parë."

Visar Nuhaj është çiklisti 17-vjeçar nga Kosova, pjesë e garës për kategorinë Junior, i cili ka arritur të kapë vendin e dytë në itinerarin e përshkuar.
"Është hera e dytë që marr pjesë, kapa vendin e dytë në garë. Eksperiencë e mirë, e bukur, e fortë. Vij nga Kosova. Për ne janë shumë të vlefshme, për ushtrime, për përvojë. Më vjen keq pak që s'dola i pari, por edhe i dyti është shumë mirë. Diferencë se si, 1 minutë ose 2 ndoshta."

Çiklisti shkodran Mateo Balaj ka arritur të kapë vendin e parë në kategorinë Elite në etapën e dytë të garës. 20-vjeçari tregon se është hera e disatë që merr pjesë në garën për Kupën e Shqipërisë, ndërsa thotë se mbetet një eksperiencë e bukur që ka zgjatur rreth 3 orë dhe pa probleme për çiklistët pjesëmarrës.
"Vij nga Shkodra, është hera e 3 apo e 4 që marr pjesë, kapa vendin e parë. Shumë eksperiencë e mirë, ka zgjatur 3 orë, 3 orë e pak. Gjithçka shkoi mirë, jam shumë i gëzuar. Aktivitete të tilla sa më shpesh të bëhen është më mirë, sepse edhe niveli rritet më shumë."
Vendin e dytë në kategorinë Elite e arriti çiklisti nga Tirana, Olsian Veliaj, i cili ka treguar më tepër për terrenin që kanë përshkuar, duke qenë çiklist sprintier ai e ka pasur pak më të vështirë përshtatjen me terrenin malor. Ndër të tjera, ai ka bërë apel që aktivitete të tilla të bëhen sa më shpesh, pasi çiklizmi sipas tij është lënë në harresë.

"Gara shkoi shumë mirë, ishte terren malor, por me ndihmën e shokut tim Mateo, i cili është me ekipin e Shkodrës, performuam mirë dhe erdhëm deri në finish bashkë. Sot dola vendi i dytë sepse s’do t’i fitojmë të gjitha garat, do t’i lëmë edhe të tjerët. Për mua ishte pak i lodhshëm sepse unë jam çiklist sprintier dhe terrenet e malit nuk është se i kam qejf për shkak të peshës, por nuk ishte shumë problem sepse po stërvitemi dhe për Turin e Shqipërisë. Ndihem shumë mirë, çdo fitore ka emocionin e vet, është bukur të fitosh. Normalisht aktivitetet duhet të jenë të shumta që dhe rinia të shikojë që ekziston sporti i çiklizmit, sepse është lënë shumë në harresë nga rinia e nëse ka më shumë aktivitete edhe njerëzit do të impenjohen për të ardhur në këtë sport."
Presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku, krahas falënderimeve ndaj bashkisë dhe klubit shumësportësh në Korçë, është ndalur edhe te gara e radhës për Turin e Shqipërisë që do të bëjë bashkë 15 ekipe të huaja, ndërsa Shqipëria do të përfaqësohet nga ekipi kombëtar dhe ekipi i Tiranës.

"Të jesh në Korçë është kënaqësi e veçantë. Ka kaluar jashtëzakonisht mirë aktiviteti. Do ta falënderoj në mënyrë të veçantë sepse e kemi edhe partnere Bashkinë e Korçës, Klubin Shumësportësh. Ishte një aktivitet që ne përgatitemi para xhiros së Shqipërisë që fillon në datën 20 dhe mbërritjen e kemi në Korçë me 15 ekipe të huaja. Etapat ishin të dyja të vështira sepse ishte terren malor, por pamë perspektivën e 4-5 sportistëve të ekipit kombëtar që janë në cilësinë e duhur. Me djersë e me mund mendojmë që ta fitojë sërish Shqipëria siç e fitoi edhe vjet. Kanë marrë pjesë rreth 40 sportistë, ka pasur e të tjerë që s’kanë mundur të marrin dot leje nga shkolla e nuk kanë ardhur, por ne mendojmë që kemi dy ekipe që do të marrin pjesë në xhiron e Shqipërisë, ekipin kombëtar dhe ekipin e Tiranës."
Kupa e Shqipërisë në çiklizëm është një aktivitet i përvitshëm, ku Korça zgjidhet nga federata për shkak të terreneve që ofron si qark, e për ta bërë garën më interesante./ CNA TV
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Natyrë, gatime të shijshme e të shumëllojshme dhe muzika l...
Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arr...
Prej një jete, Istref Haxhillari ka ushtruar profesion...
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një ...
Korça është një nga qytetet ku arti e kultura zënë një...
Korça është qyteti i serenatës! Një traditë shumëvjeçare q...
Të rinjtë korçarë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e spo...
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...
Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përke...
Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit e...
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
Benon Progri, 73 vjeç, është personazhi mbase më i veç...
E nisëm intervistën me Isain me pyetjen më të shpeshtë që ...
Qyteti i Korçës, me një kulturë dhe traditë ndryshe nga të...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...