Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme e deri në orët e vona, me atmosferën fantastike të shumë grupeve motoristësh brenda dhe jashtë vendit, të cilët u bënë bashkë për eventin më të madh të tyre në “Korça Moto & Rock Festival”. Ky event është tashmë traditë për qytetin juglindor, me një pjesëmarrje të madhe të qytetarëve korçarë, turistëve vendas, por ajo çka tërhiqte më shumë vëmendjen ishte pjesëmarrja e turistëve të huaj.
Prej orës 18:00 sheshi para Katedrales së qytetit filloi të mbushej pak e nga pak, me motoristët, të cilët parkuan mjetet e tyre të shumëllojshme për t’u bërë gati për paradën në qytet. Parada, e cila i dha tjetër atmosferë Korçës, filloi rreth orës 19:00, me një parakalim të motoristëve në bulevardin kryesor të qytetit, me zhurmën dhe boritë që dëgjoheshin kudo. Parada ishte pikënisja e këtij eventi, qytetarët korçarë patën mundësinë të shijonin një tjetër stil jetese tashmë të qindra motoristëve shqiptarë e të huaj që u bënë pjesë e eventit.
Korçës i kanë hije jo vetëm serenatat, por edhe muzika rock, aq e pëlqyer nga të gjithë, e dje, qyteti u shndërrua totalisht në një qytet të huaj. Të huaj sa i përket kësaj atmosfere që ndryshon nga përditshmëria apo edhe nga aktivitetet e tjera që organizohen. Pasi përfunduan paradën, motoristët u rikthyen sërish në sheshin para Katedrales, atje ku çdo gjë ishte gati, me tavolinat e vendosura në qendër, me skenën që do të mirëpriste këngëtarë të mirënjohur shqiptarë, me stendat ku mund të shijoje pije dhe ushqimin tradicional të Korçës.

CNA TV do të sjellë për shikuesit dhjetëra intervista, me organizatorë, motoristë nga Shqipëria e më gjerë, turistë vendas e të huaj, të cilët tregojnë përshtypjet e tyre lidhur me eventin dhe si ata ndihen të jenë pjesë e tij sot.
Do ta nisim këtë speciale me motoristët, të cilët rikthehen për herë të disatë në Korçë, për të ndjekur këtë festival motorësh, duke "kthyer" vizitën, siç thonë ata, për grupin e Korçës, “Riders Legend Korça”, të cilët janë iniciatorët e këtij eventi.
"Riders Legend Korça" u krijua si grup në vitin 2018, e prej atëherë, janë të pandarë jo vetëm nga njëri-tjetri me pasionin e papërshkruar të motorëve, por edhe nga grupet e tjera të qyteteve shqiptare dhe më gjerë. Tashmë, “Korça Moto Fest” është tradita e motoristëve të qytetit, si një event që shton vlerat e Korçës, duke sjellë diçka ndryshe. Dhe vërtet ajo ndodhi mbrëmjen e djeshme me atmosferën fantastike që u krijua.
Një nga grupet pjesëmarrëse në këtë event ishte "SONS OF THUNDER MC", nga Maqedonia e Veriut. Dy prej motoristëve të grupit kanë treguar për përshtypjet që kanë rreth organizimit, si dhe pasionit të tyre për motorët. Prej më tepër se 20 vitesh, ata kanë zhvilluar këtë pasion, duke thënë se ndiejnë liri dhe lidhen me natyrën nëpërmjet motorit.
"Nuk është hera e parë që vijmë këtu, vijmë nga Maqedonia. Atmosfera është e mrekullueshme, festa shumë e bukur dhe qyteti shumë i këndshëm. Do të vijmë përsëri vitin e ardhshëm. Kam rreth 20 vite që ngas motorin. Ndihem perfekt."

"Kam filluar pasionin për motorët që në vitin 1986. Kur ngas motorin ndiej lirinë, lirinë e lëvizjes, lirinë e natyrës dhe jemi të lidhur me të gjithashtu. Korça është shumë e bukur, ne vijmë çdo vit sa herë që organizohet festivali i motorëve. Kemi marrëdhënie shumë të mirë me grupin e Korçës, vijnë në vendin tonë dhe ne vijmë në vendin e tyre. Sot për momentin jemi rreth 24 motoristë nga grupi."
Natalie, vajza nga Amerika, vjen për herë të dytë në qytetin e Korçës për të marrë pjesë në këtë event. Prej 6 vitesh ajo nget motorin, së bashku me bashkëshortin e saj, ndërsa tregon se ky pasion i jep adrenalinë. Për më tepër, Natalie thotë se e dashuron Korçën.
"Është hera e dytë që marr pjesë në këtë event. Atmosfera është shume fantastike. Është kënaqësi të shohësh që shumë motoristë mblidhen së bashku nga gjithë Shqipëria dhe Ballkani. Është kënaqësi që unë udhëtoj me bashkëshortin tim dhe shoqërinë e tij. Do të jetë shumë qejf edhe koncerti i sotëm. Kam rreth 6 vite që e ngas motorin. Të ngasësh motorin të jep adrenalinë dhe ndihesh i lirë. E dua Korçën, është qyteti më i bukur në Shqipëri."

“MC EAGLES” është një tjetër grup pjesëmarrës në këtë aktivitet, me motoristë, të cilët çdo vit i bashkohen Korçës dhe “Moto Festival”. Prej 15 vitesh ata udhëtojnë së bashku në çdo cep të Shqipërisë, e më gjerë. Ftesës së marrë nga grupi i motoristëve korçarë gjithmonë i janë përgjigjur pozitivisht, edhe për shkak të marrëdhënies aq të mirë mes dy grupeve.
Mërgim Jonuzi, presidenti i “MC Eagles”, nga qyteti i Prizrenit të Kosovës ka një jetë me pasionin e tij për motorin. Ai tregon se festa mes miqsh e bën akoma më të bukur atmosferën, ndërsa për ta është kënaqësi të bashkohen në këto evente.
"Shumë bukur sot. Jemi te miqtë tanë dhe atmosfera është shumë e mirë. Jemi klube, të cilat njihemi që nga fillimi dhe kur kanë festë ata, ne shkojmë për të festuar. Edhe ata gjithashtu vijnë te ne. Ne si klub jemi formuar që në vitin 2005, unë e kam nisur më herët se jam pak më i vjetër se të tjerët. Kam rreth 30 vite që e ngas motorin. Motori në fakt të lidh me shoqërinë, është pasion më vete, ka specifikat e veta, rreziqet, por ne jemi mësuar me të. Unë jam nga Prizreni i Kosovës dhe klubi ynë ekziston edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë."
Një tjetër pjesëtar i grupit “MC Eagles” është motoristi Dritan Shabani, një nga më të spikaturit e grupit edhe për shkak të karakterit të tij të veçantë. Dritani thotë se çdo gjë në këtë event është perfekt, ashtu si edhe vitet e kaluara, duke e quajtur këtë organizim ekzemplar.

"Unë jam pjesë e ‘MC Eagles Albania’, grup i krijuar prej 15 vitesh, kemi dhe pjesën tjetër në Prizren, rreth 50 motoristë dhe është hera e disatë që vijmë në Korçë. Kjo festë që bëhet këtu është e njëjta festë që të gjitha grupet motorike bëjnë në qytetet e tyre. Jo vetëm që është e bukur, por është ekzemplare. Për të sotmen mbaj përgjegjësi vetëm në fillimin e festës, vazhdimin nuk e di. Është sinqerisht një superfestë."
Një tjetër motorist nga grupi “Illyrian Treasurer Tirana” i është bashkuar festës së bashku me pjesëtarët e tjerë të grupit. Grupi nga Tirana si çdo vit nuk mungon në “Korça Moto Fest”, ndërsa janë gjithmonë të kënaqur nga atmosfera e krijuar.
"Shumë bukur. Vijmë gjithmonë dhe jemi gjithmonë të ftuar. Jemi të kënaqur me atmosferën shumë të bukur. Korça është qytet shumë interesant. Kam 15 vite që e ngas motorin, më jep të gjitha emocionet, fluturim mbi të gjitha."
Të apasionuara pas motorëve janë edhe femrat, të cilat ndjekin këtë pasion prej vitesh duke e bërë motorin pjesë të pandashme të jetës së tyre. Njëra prej këtyre vajzave tregon për CNA TV se prej moshës 13-vjeçare u dashurua me motorin dhe sot e nget atë së bashku me bashkëshortin e saj. Pa dyshim që përshtypjet lidhur me eventin janë ndër më të mirat, me atmosferën elektrizuese, me një pjesëmarrje të lartë, ndërsa nuk le pa përmendur faktin se Korça është qytet i vlerave dhe i njerëzve të bukur.

"Në festat e motorit në pjesëmarrje jam gjithmonë kur ndodhem në Shqipëri dhe është bota ime. Atmosfera mjaftueshëm e këndshme dhe e bukur, ka shumë pjesëmarrje dhe më pëlqen që Korça ka një event të tillë. E kam nisur pasionin për motorët që në moshën 13-vjeçare dhe jemi motoristë bashkë me tim shoq. Fatkeqësisht ai nuk ndodhet këtu sot, është në Afrikë, megjithatë e përshëndeti Shqipërinë mes një video-telefonate. Jeni një qytet i bukur, me vlera e me njerëz të bukur, dhe mendoj se duhet të krijohen më shumë atmosfera të këndshme."
Të shumtë kanë qenë turistët e huaj që kanë vizituar Korçën dhe eventin e motorëve. Vizitorë jo vetëm nga vendet fqinje si Greqia, por edhe nga Kanadaja dhe Amerika e largët, kanë shijuar atmosferën e mrekullueshme të festivalit. Me shumë entuziazëm dhe emocione, turistët kanë shprehur mbresat që u ka lënë ky event, me shpresën se do të rikthehen sërish në qytetin fantastik të juglindjes.
"Po kënaqem shumë. Vij nga Greqia. Këtu është qytet shumë i këndshëm. Është hera e parë për mua në këtë shtet, por edhe në këtë qytet. Shpresoj që në të ardhmen të shkoj edhe në qytete të tjera. Atmosfera është shumë e mirë, shumë qejf, çdo gjë është ‘ok’".

"Unë vij nga Kanadaja, është hera ime e parë këtu. Isha dje në Athinë dhe erdha sot herët në mëngjes e do të udhëtoj nëpër Shqipëri për pjesën e mbetur të udhëtimit. Atmosfera është e mrekullueshme, po më pëlqen pafund. Të gjithë njerëzit që takova janë të mrekullueshëm. Shpresoj që të kthehem sërish."
"Vij nga Idaho, USA. Kam rreth 1 muaj që jam në Shqipëri, por është hera ime e parë në Korçë. E dua Korçën, është shumë e bukur. Atmosfera fantastike, po kënaqem shumë. Muzika shumë e mirë sot."
Korça, mbrëmjen e “Moto Fest”, ka thyer rekordet e vizitorëve dhe të pjesëmarrësve në këtë event. Për prezantuesen e festivalit, Larisa Katundi, ky event është një nga më të veçantët në qytet, për faktin se marrin pjesë më shumë se 89 grupe motorike. Larisa tregon se kulmi i festës ishte këngëtari Eugent Bushpepa, me zërin e mrekullueshëm, që e pëlqejnë të gjithë të apasionuarit pas muzikës rock.

"Është i gjashti vit radhazi në të cilin unë prezantoj ‘Korça Moto Fest’ dhe në fakt është një nga festat më të bukura të qytetit. ‘Korça Moto Fest’ është një nga festat më të veçanta të qytetit, për vetë faktin se 80 grupe motoristësh nga e gjithë Shqipëria e bota bëhen pjesë. Me plot gojë mund të them se kjo festë thyen rekordet e pjesëmarrjes sepse janë të shumtë turistët, të cilët pëlqejnë këtë event, por mbi të gjitha pëlqejnë muzikën rock. Ishte Erina Band, një vajzë fantastike me një zë të jashtëzakonshëm, Rubin Kaso, i cili nuk mungon asnjëherë në ‘Korça Moto Fest’, dhe sigurisht, kulmi ishte Eugent Bushpepa."
Korça mbrëmjen e djeshme ka festuar deri në orët e vona të natës, i gjithë sheshi pranë Katedrales së qytetit ka gëluar nga të pranishmit, me më tepër se 500 motoristë nga çdo vend i botës. Nën tingujt e muzikës nga Erina Band, Rubin Kaso dhe Eugent Bushpepa, pjesëmarrësit kanë kënduar e kërcyer muzikën rock, aq të veçantë e aq të spikatur. Dje, qyteti i Korçës u bë qyteti më i bukur në Shqipëri, kjo falë organizimit të “Riders Legend Korça” dhe Bashkisë së Korçës. Korçës i ka hije të organizojë të tilla evente, për t’i dhënë një tjetër pamje qytetit, jo vetëm atë që jemi mësuar ta shohim në përditshmëri. Festa vazhdoi edhe paraditen e së dielës me performancën e një tjetër grupi mjaft të dashur për publikun, Grupin Burn./ CNA TV
View this post on Instagram
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëv...
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Natyrë, gatime të shijshme e të shumëllojshme dhe muzika l...
Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arr...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...