Festë dhe bamirësi/ Motoristët gjermanë dhe shqiptarë, performancë në Pogradec
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëve në vendin tonë, me pjesëmarrje të rreth 100 çiklistëve nga shtete të ndryshme të Europës. Pjesë e garës kanë qenë edhe çiklistë shqiptarë që kanë përfaqësuar Kombëtaren Shqiptare. Më tepër se 170 km kanë përshkuar këta sportistë në këtë etapë të parë të garës, me start në sheshin Skënderbej në Tiranë, e me finish në Korçë, në afërsi të Bankës Kombëtare.

Një garë e lodhshme, me vështirësi për shkak të terrenit fushor e malor i ndërthurrur së bashku, por me shumë kënaqësi për sportistët pasi patën mundësinë të shihnin bukuritë natyrore të vendit tonë.
Grupi ka garuar së bashku deri në ngjitje të Qafë Thanës, ndërsa është pikërisht kjo vendndodhje ku sportisti austriak ka lënë pas grupin duke garuar i vetëm deri në fshatin Pirg të Maliqit. 3 serbë u përfshinë brenda grupit, ku njëri prej tyre garon për Bullgarinë.

Serbi Dordje Duriç është fitues i etapës së parë të rrethit çiklistik me 4 orë, 3 minuta e 15 sekonda duke lënë në vend të dytë bashkëkombasin Marko Stankoviç dhe në vend të tretë austriakun Lenard SternsDorff.
Finishin i pari e ka kaluar Duriç, i cili pas garës tha se e njihte mirë terrenin pasi kishte garuar më parë në këto rrugë.

"Ishte etapë e vështirë, rrugët ishin të vështira, kishte shumë ngjitje por ja dola. Ishte e vështirë në momentet e fundit sepse fuqia duhet të ishte në maksimum por pata mbështetjen e grupit tim ndaj edhe sot fitova", u shpreh ai.
Nga ana tjetër Stankoviç i vendit të dytë, pas garës ka bërë të ditur se nuk ka patur mbështetjen e çiklistëve të tjerë e për këtë e kishte të pamundur për të kaluar i pari finishin.

"Pas 30 km ecje u përpoqa të sulmoj çiklistin e parë por nuk pata shumë mundësi sepse ai pati mbështetjen e grupit të vet. Në ngjitjen e fundit më kapi dhe ekipi mbrapa e kjo bëri që lodhja të ishte e madhe. Gara ishte e vështirë por duhet të jem i sinqertë që çiklisti serb e meritoi sot", deklaroi Stankoviç.
Pjesë e rrethit çiklistik janë çiklistët e ekipeve përfaqësuese të Serbisë, Greqisë, Austrisë, Bullgarisë, Holandës, Maqedonisë së Veriut, Kosovës, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Etapa e dytë e turit çiklistik të Shqipërisë është Korçë - Elbasan, 120 km./ CNA
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Natyrë, gatime të shijshme e të shumëllojshme dhe muzika l...
Një peshkatar i zonës së Udënishtit në Pogradec ka arr...
Prej një jete, Istref Haxhillari ka ushtruar profesion...
Turizmi në juglindje çdo vit e më tepër ka pësuar një ...
Korça është një nga qytetet ku arti e kultura zënë një...
Korça është qyteti i serenatës! Një traditë shumëvjeçare q...
Të rinjtë korçarë që kanë zgjedhur të jenë pjesë e spo...
CNA TV ka në fokus promovinin e personazheve më të veç...
Qyteti i Korçës ka një histori shumëvjeçare sa i përke...
Në kuadër të Ditës së Mësuesit u çel në Muzeun e Arsimit e...
Zanatçinjtë e vjetër të Korçës tregojnë vlerat e mëdha që ...
Dirigjenti Kostika Tanto ka bërë një reagim për mosrin...
Kështu është quajtur një nga bujtinat më te veçanta në qyt...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...