Skaji më verior i Shqipërisë/ Bukuritë e pazbuluara të Vermoshit
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, përfaqëson një thesar të çmuar të natyrës dhe turizmit shqiptar.
I vendosur në veri të Shqipërisë, rreth shtatëdhjetë kilometra larg qytetit të Shkodrës, Thethi është i rrethuar nga malet madhështore Radohima, Sheniku dhe Papluku, të cilët ngrihen mbi 2500 metra mbi nivelin e detit.
Lugina e lartë e Thethit, me një lartësi prej 750 deri 950 metra mbi nivelin e detit dhe një sipërfaqe prej 2630 hektarësh, ofron një peizazh mahnitës dhe të papërsëritshëm që tërheq vizitorë nga e gjithë bota.
Thethi, me majat e tij mahnitëse dhe të shumta, kërkon javë të tëra për t'u eksploruar plotësisht.
Kurorat e maleve, të mbuluara gjithnjë me dëborë dhe të ndriçuara nga dielli, e zbukurojnë në mënyrë të jashtëzakonshme luginën e Thethit.
Ky destinacion është një nga vendet më të preferuara nga turistët e huaj dhe alpinistët vendas e të huaj.
Thethi dhe Alpet Shqiptare, po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë ndërkombëtarë, duke e bërë Shqipërinë një destinacion turistik në rritje.
Përveç bregdetit të bukur, këto vise malore ofrojnë një klimë të shëndetshme dhe mahnitëse, duke tërhequr turistë që ndalojnë në Theth ose kalojnë transit për të eksploruar rajonet përreth.
Gjithashtu Fauna e parkut të Thethit është e pasur dhe e larmishme, duke përfshirë rreth 20 lloje gjitarësh, 50 lloje shpendësh folenizues, afro 10 lloje zvarranikësh dhe rreth 8 lloje amfibësh.
Gjitarët dhe shpendët e lidhur me pyjet e larta dhe ekosistemet malore alpine kanë rëndësi të veçantë.
Ndër gjitarët më të mëdhenj të parkut janë ariu i murrmë, ujku, rrëqebulli, dhia e egër dhe kaprolli.
Parku strehon gjithashtu 50 lloje shpendësh, përfshirë qukapikët dhe shqiponjën e artë, si dhe salamandrën alpine dhe një shumllojshmëri fluturash shumëngjyrëshe.
Në ujërat e lumit Shalë që përshkon Thethin gjendet edhe trofta e mermerte.
Gjithashtu, disa nga aktivitetet që mund të bëni në parkun e Thethit është sporti i ngjitjes nëpër shkëmbinjtë e pjerrët të alpeve.
Disa nga destinacionet kryesore për ngjitje nga lugina e Thethit janë: maja e Harapit, maja e Radohimës, ngjitja në Denell ku lidhet zona e Thethit me Currajt e Epërme dhe Nikaj Mërturin.
Një aktivitet tjetër është notimi, peshkimi, konetazhi ku ndër vendet më të përshtatshme janë Ura e Kolajve dhe Ura e Gerlës si dhe çiklizëm malor në rrugën nga Kopliku për në Theth përmes bunit të T’thores./ CNA




Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëv...
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...