“Korça Moto & Rock Festival”/ Atmosferë elektrizuese, qyteti pret vendas e të huaj në një mbrëmje magjike
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...

Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për turizmin malor.
Vermoshi, skaji më verior i Republikës së Shqipërisë, është një ndër destinacionet më të preferuar për alpinizëm.
Vermoshi 1060 metra mbi nivelin e detit është si një paradhomë për t’u ngjitur në majat e larta të Alpeve.
Maja e Marlulës është kuota më e lartë e Vermoshit bashkë me Skrobotushën e djeshme të sharrëtarëve.
Natyra shpalos një pamje fantastike plot bimësi e gjelbërim, duke të shkaktuar një ndjesi paqeje.

Në të dyja anët e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota.
Banesat janë të shpërndara. Ato janë të ndërtuara sipas stilit karakteristik të çative shumë të pjerrëta e të larta të kësaj zone, për shkak të reshjeve të dëborës, të cilat zgjasin afërsisht 100 ditë në vit.
Ardhja e turistëve e futi Vermoshin edhe në programin e 100 fshatrave.
Zona e Vermoshit është e përmendur për cilësinë e lartë të bulmetrave. Ushqimi që shërbehet është ai tradicional i zonës, ku spikatin djathi, mishi derrit, qengjit, patate, kaçamak, ferlik, mish lepuri të egër, patate, kaçamak, turshi, fasule dhe për ëmbëlsirë përdoren kryesisht revania dhe petullat me mjaltë.

Në Vermosh shquhen më së shumti kullotat në stanet e Seferçes, ndërsa ka shumë vende të bukura si Lugu pa dalje i Dolit, lugu “i varur” i Skropatushës, dhe Cirku i Smutirogës.
Burimet, kryesisht njihen me emra fisesh. Por më i veçantë në këtë zonë është Kanioni i Gerçarës që ndodhet në dalje të luginës së Vermoshit. Kanioni ka një gjatësi prej 1 km dhe lartësi deri në 40 m dhe mund të vizitohet nëpërmjet shtigjesh të shënjuara.
Kjo zonë është mjaft e njohur edhe për rritjen e bimëve mjekësore, ku numërohen mbi 30 lloje të tilla, si boronica, salepi, bliri, balsami, mjedra e shumë tjera.

Gjithashtu, nuk mbeten pas dhe kafshët e shumta që rriten në dy malet që rrethojnë luginën e Vermoshit, deri në 2 mijë metra lartësi. Atje gjenden ariu i murrmë, kaprolli, ujku, derri, dhia e egër e shumë shpendë të rrallë deri te shqiponja, simboli i Shqipërisë.
Vermoshi ka një distancë prej 95 kilometrash nga qyteti i Shkodrës. Është fshati më i madh i Alpeve të Shqipërisë.
Aktivitetet kryesore që mund të zhvillohen në Vermosh janë ngjitjet malore në malësinë e Marlules apo edhe shëtitjet në luginat e thella alpine të Lepushës dhe Cemit./ CNA
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëv...
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
Qyteti i Pogradecit në çdo sezon veror është i mbushur plo...
Kolonja po kthehet në një nga destinacionet e preferuara t...
Bashkia Pustec ka çelur zyrtarisht në 7 Maj sezonin turist...
Sezoni veror në Korçë pritet që këtë vit të pësojë fluks t...
Natyrë, gatime të shijshme e të shumëllojshme dhe muzika l...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...