Ndahen çmimet/ Përfundon Festivali Ndërkombëtar i Monodramës
Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Përmes Galerisë së Arteve Digjitale, Korça ka mundësinë të shfaqë një lloj tjetër arti, të veçantë dhe të mrekullueshëm. Për herë të parë në këtë qytet u shfaq mbrëmjen e së shtunës ekspozita imersive "Undinus", e ideuar dhe projektuar nga artisti Willred Dallto. Përvoja e botës nënujore e parë nga syri i këtij artisti digjital, është finalizuar pas 3 muajsh përgatitjesh dhe pune, së bashku me artistin 3D Noel Çela dhe dy artistët e talentuar Era Canaj e Gent Shahini që krijuan kolonën zanore origjinale për këtë projekt.
Për disa minuta, të apasionuarit pas artit digjital kanë shijuar pamjet e mrekullueshme nën ujë si dhe kanë eksploruar së bashku me personazhin kryesor të projektit, botën nënujore.

Artisti Willred Dallto prej 8 vitesh zhvillon pasionin e tij për artin digjital, ndonëse studimet i ka mbaruar në një fushë komplet ndryshe në Gjermani, për lëndën e biologji - kimi. Këto studime nuk e ndaluan të vazhdonte edhe pasionin e tij, duke u bërë sot një nga artistët më të veçantë.
Në një intervistë për CNA TV, Dallto tregon më shumë për projektin që solli në qytetin e Korçës.
"'Undinus' është një eksperiencë imersive artistike që është i përfytyruar si një udhëtim nën ujë, ku në mënyrë simbolike përfaqëson rrugëtimin dhe eksplorimin e artistit. Duke qenë se unë jam një artist digjital, te ky projekt do ekspozohen 8 punë të artit digjital ku midis çdo pune është ndërthurur një histori e një personazhi kryesor, që noton nën ujë duke kërkuar për përmbushje shpirtërore siç është dhe arti në vetvete", deklaroi artisti.

Një ndihmesë shumë e madhe në finalizimin e kësaj ekspozite imersive ka qenë edhe artisti 3D, Noel Çela. Për rreth 3 vite, ai është përqendruar tek arti digjital, duke nxjerrë në pah këtu edhe pasionin për këtë fushë të veçantë që gjendet rrallë në artistët shqiptarë.
Çela tregon se ky projekt ka qenë i mbushur me shumë sfida, ku pjesën më të madhe janë kujdesur për të dhënë sa më qartë mesazhin dhe ndjesinë e udhëtimit, duke futur elementë edhe të ndjesive fëminore me sirenat që pëlqeheshin aq shumë në fëmijëri.

Në karrierën e tij artistike, për Noelin është hera e parë që ka marrë pjesë në një projekt të këtij niveli, duke theksuar edhe faktin se ky lloj arti duhet të promovohet sa më shumë për të thithur të rinj drejt kësaj fushe, pasi edhe arti digjital të jep kënaqësi të mëdha shpirtërore, kënaqësi që duhet të kenë mundësi t’i përjetojnë të rinjtë shqiptarë.
"Undinus" është një nga ekspozitat më të bukura që është shfaqur pranë Galerisë së Arteve Digjitale në qytetin e Korçës./ CNA TV


Festivali Ndërkombëtar i Monodramës ka përfunduar mbrëmjen...
Shqipëria është kthyer në një destinacion gjithnjë e më po...
Mbrëmjen e djeshme ka startuar në Pogradec "Festivali ...
Thethi, një fshat malor në zemër të Alpeve Shqiptare, ...
Vermoshi, një nga pikat më atraktive në Shqipëri për t...
Qyteti i Korçës është elektrizuar prej pasdites së djeshme...
Jugu i Shqipërisë është kthyer në një atraksion fantas...
Shqipëria është një nga destinacionet perfekte si për ...
Një koncert recital si rallë herë ka mbërthyer qytetar...
Pogradeci edhe këtë sezon turistik mbetet destinacion i kë...
Anastas Kostandini, piktori i njohur pogradecar, ka realiz...
Në Pogradec tashmë është traditë disavjeçare organizimi i ...
Korça është qyteti që njihet për artin, traditën, por edhe...
CNA TV, nëpërmjet këtij reportazhi, sjell për shikuesit nj...
Vitet e fundit, qyteti liqenor i Pogradecit ka pësuar një ...
Rikthehet pelikani kaçurrel në ujërat e liqenit të Prespës...
Ka startuar ditën e djeshme Gara Ndërkombëtare e Çiklistëv...
Këtë të martë Pogradeci mori një tjetër pamje e atmosferë ...
Ambasadori gjerman në Shqipëri Karl Bergner ka vizitua...
Këtë fundjavë në Korçë është mbajtur gara kombëtare Kupa e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...