Hapni krahun, Partia Demokratike nuk është pronë e juaja!!!
Për mua sot është 8 Korriku i 2022, është 2 Tetori i 2...

Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama po i ngjan mikut tij Vuçiç me kontrollin absolut të mediave në vend dhe me shkatërrimin e opozitës me mjete “ligjore”, me krimin e organizuar dhe me symbylljen e të gjithë atyre që shohin se çfarë po ndodh në Shqipëri.
Bodigardët e regjimit nuk janë fare në merak se Rama ka kapur reformën në drejtësi dhe i përdor SPAK dhe gjykatat si mashë për të goditur kë do ai.
Bodigarët e regjimit nuk kanë thënë një fjalë për aktin terrorist të shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar (meqë tani është edhe tre vjetori i gjëmës) as për shembjen me dinamit të bizneseve private dhe as për dhunimin flagrant të së drejtës së pronës së dhjetëra qytetarëve shqiptarë.
Bodigardët e regjimit nuk kanë thënë asnjë fjalë pse për një trill të Ramës ndaj Beketit do të paguhen mbi 120 milionë euro.
Bodigardët e regjimit nuk kanë thënë kurrë një fjalë për kritikat e raporteve ndërkombëtare (por vetëm i kanë relativizuar) për vendin me korrupsionin më të madh në Europë.
Bodigardët e regjimit nuk kanë shqiptuar asnjë fjalë për kanabizimin e vendit dhe krminalizimin e Kuvendit. E kanë rrotulluar gjuhën si gomari, por as një pëllitje nuk ka dalë nga goja e tyre.
Nga bodigardët e regjimit nuk pritej të thonin një fjalë për skandalin Rama Mcgonigal, në këtë rast ata nuk u ngritën as në lartësinë e gazetarëve të revistës Hosteni në regjimin komunist që gjithsesi e çonin kritikën deri te ndonjë zv/ministër.
Ahhh bodigardët e regjimit janë shqetësuar për zgjedhjet e fundit!
Por jo për faktin se një parti e quajtur socialdemokrate po bëhet faktor në zgjedhje dhe po del forcë e parë dhe e dytë në parlamentet lokale në Veri dhe me përfaqësi në gjithë vendin.
Jo për shitbljerjen e votës.
Jo për përdorimin e policisë.
Jo për përdorimin e administratës.
Jo për faktin se Sali Berishën nuk e lejuan të garojë.
Jo për faktin se doli në dritë të diellit pesha elektorale e “PD-së zyrtare” dhe kllounëve që thonë “mbajtëm PD gjallë”.
Jo për përdorimin e gjykatës, KQZ dhe KAS kundër opozitës.
Jo për kontrollin dhe presionin që bëhet mbi votuesit.
As për shqetësimet që detyrohen t’i thonë edhe raportet e vëzhguesve ndërkombëtarë.
Jo. Bodigardët mediatikë të regjimit, njerëz që zgjohen dhe ngrysen ku të godasin opozitën, ata që i dhanë të gjithë hapësirën e mundshme “PD-së zyrtare” dhe u përpoqën ta fryjnë si bretkoska e përrallës janë sot të shqetësuar.
Qenkan shqetësuar se vendi nuk ka opozitë të fortë. Këta nuk shqetësohen se opozita sakatohet në mënyrë ligjore dhe jo ligjore. Këta nuk kanë sy në ballë të shohin që partia në pushtet i ka vënë frerët shtetit dhe po shin lëmin. JO. Këta kanë vetëm një merak. Nuk i zë gjumi pse Berisha është në politikë. Të ikë Berisha!
Njerëzit që kurrë as e kanë menduar të votojnë për opozitën janë më të zëshmit për “hapjen”, për “reformimin”?!
Berishës i hoqën siglën e partisë që themeloi dhe mbajti në pushtet për 13 vjet, i hoqën komisionerët dhe numëruesit, i hoqën financimet, përdorën gjithçka për ta mposhtur dhe poshtëruar dhe sërish pa qenë “zyrtarisht” në zgjedhje- ka marrë 40% të elektoratit. Shqetësimi i propagandistëve të regjimit dhe veglave qorre gjatë gjithë fushatës- ka qenë: Ja Berisha shkoi te Ilir Meta!
NUK e donin fare në zgjedhje!
Sot po “qajnë” se opozita ka humbur thellë. Të pështirë dhe të pa cipë!
Të paktën mos u bëni hipokritë. Gëzoni favoret e pushtetit deri ditën që do ta provoni mbi kurriz se çfarë do të thotë të shkatërrosh opozitën e një vendi.
Njerëz që vënë lupën te opozita dhe mbyllin sytë, hundët dhe veshët për çdo bëmë të regjimit nuk kanë të drejtë të bëjnë leksione për opozitën.
Për mua sot është 8 Korriku i 2022, është 2 Tetori i 2...
Doktor Berisha, zgjedhjet u vodhën, u shqyen, u shkërd...
PS ka të drejtë t’i gëzohet fitores. Organizoi një fus...
Harta ngjyrë mavi, thuajse 99.99% e territorit të Shqipëri...
PS ka të drejtë t'i gëzohet fitores. Organizoi një fushatë...
Sipari i zgjedhjeve vendore u mbyll dhe rezultatet po treg...
Shumë e kanë quajtur shëmbjen, si dështim të atyre që e mb...
Nuk është hera e parë, as edhe e fundit që gënjejnë me ina...
Në luftën e Dytë botërore, një skuadër ushtarësh ameri...
Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse...
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
Po u kthyem prapa do të thotë që në krye të vendit të ...
E para, nuk ka pse të bëhet debat, kur prej 30 vjetësh...
Ai është Luiz Ejlli, një shkodran tipik, i talentuar d...
53 vite më parë kam lindur në Vlorë. Im atë kishte ga...
Nadia iu përgjigj tëk-fëk pyetjeve të para të mbesës: ...
Kopshti prej guri është një nga format më unike në botë të...
Fort të nderum shqyptarët e mi, Në datën e lindjes si...
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...
Ka banalitet të së keqes sipas përkufizimit të Hannah Aren...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...