
Damian Gjiknuri, bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, na shfaqet nëpër media "i vendosur" për të vijuar me këtë reformë.
Ai akuzon opozitën se po pengon në vijimin e kësaj reforme të rëndësishme. Nuk janë të pakta rastet kur Gjiknuri përmend ligjet, Kushtetutën dhe respektimin e tyre.
Por deputeti socialist harron lidhjet e tij me "McGonigal", ish-zyrtarin e lartë të FBI-së tashmë të arrestuar.
Gjiknuri "kërkon" Reformë Zgjedhore, ndërkohë që vetë duhet të ishte person nën hetim për rastin "McGonigal".

Pyetjet që lindin janë: Si mund të pritet realizimi i një reforme aq të rëndësishme si ajo Zgjedhore, nga një person i përfshirë në aferën "McGonigal"? Si mund të pritet që Gjiknuri të realizojë këtë reformë duke bashkëpunuar vetëm me ushtarët e Bashës? Si mund të pritet Reformë Zgjedhore nga një njeri që është akuzuar për lidhje me Mirel Mërtirin për aferën e inceneratorëve? Si mund të pritet Reformë Zgjedhore nga "tërmeti" i dosjes "184"?
Por këtë herë le të fokusohemi te dosja "McGonigal".

Më 6 shkurt të vitit të kaluar, Damian Gjiknuri doli dhe pranoi me zë dhe figurë se është takuar me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal. Gjiknuri pranoi në një emision televiziv se është takuar me McGonigal, por tha se kjo gjë ka ndodhur pasi Rama është takuar me ish-zyrtarin e FBI-së.
“McGonigal-in e kam takuar, pasi e ka takuar Kryeministri”, u shpreh ai, duke nënkuptuar se takimi i tij me ish-zyrtarin e FBI-së u bë me porosi të kreut të qeverisë. Në këtë mënyrë ai u përpoq që të hiqte përgjegjësi nga vetja, por nuk ia doli.
Por çfarë ka ndodhur në të vërtetë?
Kur Charles McGonigal vinte në Shqipëri, ai ka takuar edhe kryeministrin Edi Rama (fakt ky i pranuar edhe vetë nga kryeministri). Por, ka zhvilluar edhe takime me Gjiknurin, kur ky i fundit mbante postin e ministrit të Energjisë dhe Industrisë.
Të rikthehemi pak në kohë...
McGonigal, kur erdhi në Tiranë, shëtiti me Dorian Duçkën, ish-këshilltarin e kryeministrit dhe me Damian Gjiknurin e takoi me dhjetëra biznesmenë të tjerë për shfrytëzimin e zonave naftëmbajtëse.
Në bisedat e zbardhura nga FBI dhe nga akuzat e ngritura prej prokurorëve, përveç përfitimit të parave, McGonigal kishte edhe përfitime të tjera, të cilat lidheshin me lejet e zhvillimit, pra në zonat tona naftëmbajtëse.
Historia tregoi se biznesmenëve u hiqeshin licencat dhe lejet zhvillimore dhe u jepeshin më pas personave, që u kërkoheshin nga influenca "McGonigal".
Kjo tregon qartazi edhe rolin e Damian Gjiknurit në këtë histori, respektimin e ligjeve dhe transparencën ndaj qytetarëve. Gjiknuri i "Zgjedhores" duhet të hetohet nga SPAK-u. Jo vetëm ai, por të gjithë ata që janë të përfshirë në çështjen "McGonigal"./CNA
Përplasje në Komisionin e Reformës Zgjedhore mes Damian Gj...
Deputetët e opozitës kanë mundur të futen brenda sallë...
Zbardhen të tjera detaje nga mbledhja e Grupit të Part...
Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, në...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazm...
Në media dhe jo vetëm zien prej muajsh çështja e shumë...
Prej datës 17-18 janar, CNA zbuloi ekskluzivisht skemën dh...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për debatin e krijuar...
“A janë të mjaftueshme 7 milionë lekë pagë për gjyqtarin k...
Kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ësht...
CNA ka zbuluar skenarin e mazhorancës për seancën plenare ...
Kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, mblodhi sot Grupin Par...
Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, ka mbaj...
Një grup deputetësh të mazhorancës dhe opozitës ditët ...
Gazment Bardhi ka njoftuar mbledhjen e radhës të Grupit Pa...
CNA ka hapur një sondazh për të gjithë lexuesit e faqes dh...
Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshje...
Lulzim Basha, “ekselenti” i opozitës, që ka regjistrua...
Të hënën, Partia Demokratike ka organizuar një protestë ko...
Edhe mbrëmjen e sotme dhjetëra qytetarë dhe eksponentë të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...