
Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, ka treguar se si ish-zyrtari i FBI-së i mori paratë nga biznesmeni Agron Neza, në emër të qeverisë shqiptare.
Ajo tregoi se McGonigal bëri një udhëtim në Shqipëri gjatë marrëdhënies së tyre në vitin 2017.
Por për të marrë paratë, ish-e dashura e McGonigal ngriti dyshimet se ai kishte përdorur ditëlindjen e saj.
Në fillim të tetorit, Guerriero dhe ish-zyrtari i FBI-së do të dilnin për të festuar ditëlindjen e saj, por darka u anulua për shkak se drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, shkoi papritur në Nju Jork dhe McGonigal duhej të merrte pjesë në takime.
Ajo tha se McGonigal i kishte kërkuar që festimet t’i linin për një ditë tjetër.
“Ne dolëm me pesë, gjashtë ose shtatë tetor”, deklaroi ajo në një intervistë për “Daily Mail”.
Këto data përkojnë me kohën kur McGonigal mori 80 mijë dollarë nga Agron Neza.
Sipas prokurorëve amerikanë, Neza ia dha ish-zyrtarit të FBI-së paratë në një makinë të parkuar jashtë një restoranti në Nju Jork.
Por Guerriero thotë se nuk e mban mend se çfarë ka ndodhur gjatë kohës kur ata ishin jashtë.
Disa javë më vonë, ajo tregon se në shtëpinë ku ata bashkëjetonin gjeti qese të zezë me shkrime ari, brenda së cilës ishin 80 mijë dollarë, në kartëmonedha 100 dollarëshe.
“Mendja më shkoi se mos ishin pagesa për ndonjë informator të fshehtë apo ndonjë agjent të fshehtë që operon në terren. Paratë ishin në një qese të zezë me shkronja ari, të llojit që merren në dyqan pijesh alkoolike. Qesja nuk ishte e fshehur, ishte pranë derës kryesore”, tha ajo.
Guerriero theksoi se kur e kishte pyetur ish-zyrtarin e FBI-së për paratë, ai kishte pretenduar se i kishte fituar në një bast për një lojë bejsbolli.
Këto deklarata të saj hedhin më shumë dritë mbi korrupsionin e McGonigal për llogari të qeverisë shqiptare, dosje për të cilën prokurorët amerikanë kanë kërkuar 30 muaj burg dhe një gjobë prej 95 mijë dollarësh./ CNA
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme e Apelit shtyu për në 2...
Një ditë para se Gjykata e Posaçme e Apelit të japë ve...
Efektivë të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë shkuar so...
Gjykata e Posaçme do të japë nesër në orën 09:00 vendi...
Që prej mbrëmjes se djeshme zona që ndodhet në krahun ...
Në Apelin e Posaçëm zhvillohet seanca për kryebashkiak...
Ngricat që kanë përfshirë prej disa ditësh juglindjen,...
Hekurudha shqiptare nisi këtë javë ngritjen e njësisë ...
Instituti i Shëndetit Publik ka bërë të ditur për "A2 ...
Sot në Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, Ministrja e Ars...
Familjarët e dy personave që mbetën të plagosur të hën...
Kryetari i Unionit Mbarëkombëtar për Integrimin e ish të B...
Përfaqësuesi ligjor i PD-së, Ivi Kaso ka treguar se çfarë ...
Deputeti Saimir Korreshi ka komentuar projekt-rezolutën e ...
Ish-prokurori Eugen Beçi ka folur për paraqitjen e ish...
Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi ka patur një debat të...
Ish drejtuesi i lartë i Policisë, Mit’hat Havari ka rrëfye...
Pak ditë më parë, CNA mësoi nga burime pranë ish-Presi...
Credins bank renditi një tjetër sukses, duke u nderuar me ...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shigjetuar prokurorin...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...