
Dosja “McGonigal”, pas vajtjes së Agron Nezës dje në SPAK, tashmë mund të lexohet shumë shkurt me tri pika.
Drejtësia amerikane ka ngritur një pretencë dhe një akuzë dhe thotë se ka korrupsion. Zyrtari i lartë i FBI-së, McGonigal, ka pranuar se ka marrë para nga shtetasi shqiptar Agron Neza, ku, sipas hetimeve, lexuam që ishte dhe personi B, i cili është Dorian Duçka, të dy këta të thirrur në SPAK.
Në pikën e parë të leximit thjesht dhe qartë Prokuroria e SHBA-së, pas hetimit të FBI-së dhe strukturave të Prokurorisë, ka ngritur një akuzë dhe ka një fjali shumë të rëndësishme korrupsioni për interesa të qeverisë shqiptare.
Këtu historia në SHBA mbyllet për pjesën e tyre, për zyrtarin e tyre, i cili ka bashkëpunuar, dhe nga 35 vjet burg dhe do të bëjë rreth 5 vite burg, sipas vendimit të gjykatës, dhe do të paguajë edhe gjobën e tij. Kjo është pika e parë.
Ky zyrtar i SHBA-së po akuzohet për korrupsion me qeverinë shqiptare në SHBA dhe me individë, të cilët në rastin e Agron Nezës, shtetas shqiptaro-amerikan, dhe në rastin e Duçkës, shtetas shqiptar, Damian Gjiknuri, apo dhe deri te kryeministri.


Është mjaft e thjeshtë për t’u lexuar pika e dytë, ku McGonigal ka bërë korrupsion për interesa të qeverisë shqiptare.
Me kë e bëri korrupsionin në Shqipëri dhe kush janë personat që e kanë paguar?
Drejtësia amerikane tashmë i ka gjetur. Mjafton që SPAK-u ta hetojë deri në fund, pra të hetojë korrupsionin e bërë nga zyrtarët shqiptarë, individë shqiptarë, biznesmenë shqiptarë me influencë në qeveri dhe korrupsion me shtetasin McGonigal për llogari të dyshimta, siç është thënë në akuzë, çështje që lidheshin dhe me opozitën.
Pra, korrupsioni është aktiv dhe pasiv. McGonigal është provuar. Pasivi duhet gjetur, kush janë persona aktivë në korrupsion?
Është mjaft e qartë. Në të parën është prokuroria amerikane që akuzon McGonigal. Në të dytën janë bashkëpunëtorët e tij që i takojnë drejtësisë shqiptare.

Te pika e tretë çështja është te SPAK-u, te korrupsioni dhe deri ku shkon ai.
Janë vetëm Dorian Duçka dhe Agron Neza apo ato para kanë shkuar në fusha naftëmbajtëse në vendime qeveri, kanë shkuar në kulla, në leje ndërtimi, në pazare.
Agron Neza, tjetër Dorian Duçka, tjetër Damian Gjiknuri, kush tjetër? Fushat naftëmbajtëse, kullat me 17 kate, përfitime të ndryshme etj.
Ka komunikime midis Dorian Duçkës dhe Damian Gjiknurit, Agron Nezës, McGonigal, takime me biznesmenë, takime me politikanë, takime me kryetarë bashkish, që nuk hetohen në SHBA, sepse nuk janë korrupsion për shtetin e tyre.
Historia e amerikanëve me McGonigal është mbyllur këtu, por nuk është mbyllur hetimi i plotë i dosjes, pasi akuza për McGonigal mbyll pjesën e zyrtarit të FBI-së dhe është vërtetuar që ai nuk ka dëmtuar interesat e shtetit amerikan, pavarësisht se është korruptuar për interesa të tjera.
Tani topi është tek SPAK-u i cili duhet të vërtetojë korrupsionin. Duhet të hetojë dhe të zbardhë të vërtetën.
Përse iu dhanë paratë McGonigal-it?
Për çfarë u përdor ajo influencë? U korruptua zyrtari i FBI-së, për llogari të kujt?
Për llogari të fushës së naftës dhe në rast se po, kush e dha fushën e naftës?
Kur u firmos? Kush e firmosi? Pse e firmosi? Si e firmosi?
Çfarë përfituan tjetër biznesmenët që korruptuan McGonigal-in politikisht deri te pritjet që deklarohen në mënyrë krenare nga kryeministri ynë?
A ka pasur një aferë kundër opozitës dhe një qëndrim nën rrogoz ndaj Departamentit të Shtetit dhe partneritetit si aleat me SHBA-në?

Sepse në një vend normal ku ka interes dhe influenca ruse në vendin tënd njoftohet Departamenti i Shtetit si vend partner, njoftohet ambasada në vendin tënd. Në këtë rast nuk ka ndodhur kjo, por janë filluar paratë për zyrtarët e FBI-së, kanë filluar betejat për opozitën dhe si qoka veç tyre janë dhënë dhe fusha naftëmbajtëse. Pra, historia është edhe më e thellë, pazari është edhe më i madh, korrupsioni është dhe më skandaloz./ CNA
Ekspertja e Ekonomisë, Brisida Shehaj është shprehur e...
Partia Demokatike ka reaguar ashpër për arrestimin e f...
Lulzim Basha zgjohet në KiE. Gjatë fjalimit të tij, “g...
Ditën e sotme, PD ka dërguar në Kuvend një amendament ku k...
Policia ka shoqëruar në komisariat 4 protestues, të cilët ...
Nëse ecni në rrugë, nuk është çudi që të mbyteni nga t...
Në Tiranë, Agron Nezaj, një prej personave kyç në çështjen...
Temperaturat në Voskopojë shënojnë -15 gradë Celsius d...
Ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, ka k...
Dimri i acartë ka përfshirë vendin. Juglindja prej dis...
Të martën, Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për...
Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet aktualisht në SP...
Rasti i mjekut Dervish Hasi, i cili akuzohet për trafi...
Flamur Noka dhe deputetë të tjerë të Partisë Demokrati...
Efektivë të policisë kanë mbërritur poshtë banesës së ...
Dy ditë më parë CNA denoncoi rastin e gjyqtares Arnisa Kël...
Për analistin Andi Bushati është një ironi e madhe fak...
Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje në lidhje me ma...
Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detajet nga thirrja...
Deputeti Dashamir Shehi ka folur për ndihmën e ndërkom...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...