
Berisha ngre akuzat e forta/ Kryebashkiaku i Cërrikut shpërndan tendera për familjarët e tij
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën në Samitin e Demokracisë, organizuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
Rama renditi reformën në drejtësi, si dhe kalimin e shërbimeve publike online, si tregues të luftës ndaj korrupsionit dhe shmangies së ryshfeteve.
Kryeministri më tej falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por dhe Bashkimin Europian, për ndihmën që i kanë dhënë vendit tonë.
Fjala e plotë e kryeministrit Edi Rama:
Është nder për mua t’i drejtohem për herë të dytë këtij Samiti të Demokracisë, të nisur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Ju faleminderit, z. President. Një vit pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës, ky raund i dytë i mbledhjes së demokracive rreth tryezës përfton një kuptim të ri sa i takon urgjencës dhe rëndësisë së tij.
Si një vend që ka përjetuar errësirën e regjimit diktatorial dhe mungesën e lirive bazë, që prej momentit që është bërë pjesë e bashkësisë së demokracive, Shqipëria ka dëshmuar jo vetëm angazhim kombëtar për të ndërtuar një shtet që mbështetet te institucionet demokratike, por po ashtu ka ecur me këmbëngulje në rrugëtimin e saj sfidues pikërisht drejt këtij destinacioni të ri në historinë tonë. Ne kurrë nuk do të mundemi të falënderojmë mjaftueshëm modelet tona dhe aleatët tanë strategjikë, ShBA-në dhe BE-në, që na frymëzojnë në këtë rrugë të re, plot kthesa.
Edhe pse ende një demokraci shumë e re, sot, Shqipëria është anëtare krenare e kësaj bashkësie demokracish, duke dëshmuar vlerat dhe bindjet e saj në arenën ndërkombëtare, jo vetëm si anëtare e NATO-s dhe një vend kandidat i BE-së, por edhe duke përmbushur detyra të veçanta, si kryesimi i OSBE-së në vitin 2020 ose mandati aktual si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Nga ana tjetër, përmirësimi i jetës demokratike mbetet përparësia jonë kryesore dhe t’u shërbejmë më mirë qytetarëve tanë është pjesa më e rëndësishme e punës sonë të përditshme.
Revolucioni digjital i shërbimeve publike në Shqipëri, që nisi vetëm me pak shërbime në e-Albania disa vjet më parë, u ka dhënë qytetarëve tanë tanimë mundësinë e marrjes së 1,225 shërbimeve online ose rreth 95% të të gjitha shërbimeve publike, që nënkupton më shumë transparencë dhe jo më ryshfet në ndërveprimin midis shtetit dhe qytetarëve të tij. Kjo nuk do të thotë se mund të deklarojmë fitoren kundër korrupsionit, por thjesht se mund të provojmë ambicien tonë, vullnetin dhe këmbënguljen tonë për ta luftuar atë me një vizion të qartë modernizimi.
Reforma jonë në drejtësi, që është në themel të agjendës sonë të reformave transformuese, po i tregon më në fund vendit se, po, të luftosh korrupsionin është jo vetëm e mundshme, por e bëshme. Ndaj, falë një reforme të tillë tërësore dhe institucioneve krejt të reja të drejtësisë, ajo çfarë ishte historikisht e paimagjinueshme deri pak vite më parë, po bëhet praktikisht e mundur: individët e lidhur me pushtetin dënohen dhe ndiqen penalisht. Kjo nuk kishte ndodhur kurrë më parë në historinë e Shqipërisë.
Si pjesë e Nismës së Partneritetit për Qeverisje të Hapur, Shqipëria vazhdon të punojë drejt një qeverisjeje më të hapur, më reaguese dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarëve të saj. Ne jemi krenarë që gjendemi në krye të indeksit të OKB-së për pjesëmarrjen e grave në qeverisje dhe që shohim sesi hendeku gjinor në forcën e punës zvogëlohet çdo vit me hapa të qëndrueshme – nga më shumë se 20% më pak 10 vite më parë, në më pak se 14% sot. Është bërë shumë punë në të gjitha frontet, por duhet bërë edhe më shumë, ndaj, kjo është ajo për të cilën luftojmë, duke qenë të përqendruar te destinacioni ynë i ri i integrimit të plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe duke i shërbyer këtij qëllimi krah për krah me aleatët tanë të mëdhenj. Kohët e fundit ne pësuam një sulm kibernetik mjaft të rëndë nga një diktaturë, Irani, dhe mbetemi shpresëplotë se aleatët e Shqipërisë, mbi të gjitha ShBA-ja, do të bëjnë më shumë për të na ndihmuar të mbrojmë vendin tonë në një luftë që nuk mund ta fitojmë të vetëm./CNA
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhu...
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, e sheh me optimizë...
Kreu i grupit të vulës, Enkelejd Alibeaj mesa duket po bra...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është nd...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasanit, ...
Deputeti i 362 votave, Petrit Vasili, ka reaguar për d...
CNA ka raportuar skenaret për rikthimin e Lulzim Bashës, i...
Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Lajla Përnaska, do të...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, është shprehur se p...
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, prezantoi so...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka ngritur alarmin në lidh...
Kreu i PD-s, Sali Berisha, është shprehur se shqiptarët po...
Pastori Akil Pano gjatë fjalës së tij në Konferencën “...
Është mbledhur Komisioni për Çështjet Ligjore, Adminis...
Deputetja Jorida Tabaku ka bërë me dije se ka depozitu...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi, ka z...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar ...
Kreu i LRE, Arian Galdini, në një koment të gjatë, ka ...
Dje ishte afati i fundit për të dorëzuar listat e kandidat...
Inceneratorët po provohen ditë pas dite, javë pas jave...
Artur Mamadhaj ekspert investimesh dhe pasurish i cili ka ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e ZVA Elbasan e cila la pa...
“Sa e vështirë është të jesh gjithë kohën me frikën, se mo...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Të tjera detaje janë zbardhur nga grabitja me amrë që ...
Pasditen e sotme, në Malin e Dajtit, duke eksploruar n...
Mbrëmjen e sotme, tre persona të armatosur me kallashn...
Policia e Tiranës ka dhënë detaje në lidhje me grabitj...
Vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike...
"Mjekët kanë nxjerrë më shumë se 60 krimba të gjallë n...
Ditën e premte vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve ...
Truri është i vetmi organ i trupit të njeriut, të cilit i ...
Korporata e Kosovës për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike...
Shaban Murseli, babai i Naim Murselit i akzuar si i dyshua...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e përdori ...
Policia e Kosovës ka arrestuar edhe personin e katërt që d...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Sot më 9 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.2 lek...
Teksa ekonomia e vendit u zgjerua dhe buxheti arkëtoi ...
Sot më 8 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 l...
Procedura për ndërtimin e një institucioni për edukimin dh...