LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama, batuta për krizën energjetike në Slloveni/ Shqipëria, me buxhet më të vogël se Kristiano Ronaldo

29 Gusht 2022, 20:20, Politikë CNA

Rama, batuta për krizën energjetike në Slloveni/ Shqipëria,

Mes batutash, kryeministri Edi Rama ka folur për krizën energjetike, në fjalën e tij në forumin e Bled-it, në Slloveni.

Rama tha se Shqipëria ka buxhet më të vogël se Kristiano Ronaldo. Ai u shpreh se pavarësisht kësaj, nuk e ka rritur asnjë cent çmimin e energjisë.

“Ne ia kemi dalë të vazhdojmë kështu, duke mos e rritur çmimin e enegjisë asnjë cent. Ne jemi 100% me energji të përtëritshme. Ne jemi të lumtur kur Zoti qan, sepse ka burime uji. Ne po e mbulojmë këtë diferencë që është shumë i dhimbshme për buxhetin shqiptar, që është edhe më i vogël se ai i Kristiano Ronaldos. Kemi inflacionin më të ulët tani në rajon”, deklaroi kreu i qeverisë.

Ndërkohë, mes të qeshurash, moderatori e cilësoi të padrejtë krahasimin.

“Analogjia me Kristiano Ronaldon për buxhetin, i cili tashmë rri në stol është pak e padrejtë...”, theksoi ai./ B.A. – CNA.al

Lajmet e fundit nga