Skenarët e Erion Veliajt në protestën për Zvërnecin
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...
Një protestë që parullën ka “Zvërnec”, por po t’i heqësh e...

Kandidati për kreun e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Mariglend Doçi, ka folur në një intervistë për CNA.al për garën dhe arsyet që e bënë t’i bashkohej asaj.
Doçi rrëfeu se është rritur në gjirin e FRPD-së, ndaj e konsideron veten të gatshëm për të drejtuar të rinjtë, ndërsa tregoi vlerësim për 5 kandidatët e tjerë që kërkojnë lidershipin e FRPD-së.
Sekret të fushatës së tij, ai cilësoi popullaritetin që ka në çdo cep të Shqipërisë. I pyetur nga gazetarja e CNA.al, Brunilda Allkja për gjërat që nuk janë bërë mirë në FRPD, kandidati për kryetar nuk preferoi të flasë me raste konkrete, por u shpreh se duhet luftuar që të plotësohen boshllëqet.
Për sa i përket debatit politik nëse i duhen ose jo politikës “non grata”-t dhe ish-spiunët, Doçi deklaroi se sot duhen liderat që i pëlqen populli vendas dhe jo liderat që pëlqen Amerika apo Europa.
Në mbyllje, Doçi dha edhe disa mesazhe për të rinjtë që të aktivizohen në politikë e të mos ikin nga vendi, teksa premtoi se do t'u sjellë atyre barazi, meritokraci dhe shpresë.

Intervista e plotë:
1. Përse vendosët të garonit për kreun e FRPD-së?
Vendosa të garoj për kreun e FRPD-së, fillimisht duke u nisur nga kontributi im prej vitesh në këtë strukturë e duke e ndier veten tashmë të gatshëm për ta drejtuar.
Unë jam rritur në forumin rinor, jam rritur me kauzat e sakrificat që kemi kaluar të gjithë së bashku dhe mosha ime më e bukur ka kaluar në dyert e FRPD-së.
Unë sot nuk ndihem vetëm i gatshëm për ta drejtuar, por i gatshëm për të bashkuar të gjithë të rinjtë dhe i gatshëm për t’i dhënë një frymë dhe një model tjetër lidershipit të FRPD-së.
Në këtë gjendje që jemi sot, drejtuesi i forumit rinor nuk duhet të jetë një njeri për të komanduar punën nga zyra, por një njeri terreni dhe një njeri për t'u bërë zëri i të rinjve.
2. Cili është sekreti i fushatës suaj?
Pyetje e bukur…
Unë jam rritur në terren, jam rritur cep më cep të Shqipërisë duke qenë i pranishëm kudo. Dhe këtë po e vërej sot që jam në fushatë, ku në çdo qytet më njohin dhe më hapin derën.
Unë nuk kam qenë vetëm njeri i konferencave apo njeri i vetëm një zone që të më njohë një komunitet i caktuar, por kam qenë pjesë e kauzave pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë dhe ky fakt, pra të qenit në terren gjithë kohën dhe njeri popullor, po më ndihmon shumë në fushatë, pasi dhe në cepin më të thellë të Shqipërisë mua gjithmonë do të ketë njerëz që do të më presin…
3. Cilin nga rivalët vlerësoni më shumë?
Unë i vlerësoj maksimalisht të gjithë kandidatët e tjerë, pasi nuk i cilësoj si rivalë, jemi rritur të gjithë bashkë e me disa prej tyre kemi luftuar kauza bashkë, dhe në thelb jemi anëtarë të një familjeje politike, dhe deri në fund të garës nuk do t’i cilësoja si rivalë. Është e vërtetë që dikë e vlerësoj pak më shumë e dikë pak më pak, nisur nga kontributi i tyre në PD, por mes nesh s’duhet të përdoret fjala rival.
4. Cili është rivali më i dobët?
Rivali më i dobët?! E ceka dhe pak më lart që për mua dikush vlen pak më shumë e dikush pak më pak, ama gjithsecili nga ata emra e ka një lidhje me PD-në dhe meritojnë të bëjnë garën e tyre.
Ka kandidatë që i shikoj pak më dobët se të tjerët, por është herët për të folur për të dobët e për të fortë.

5. Çfarë ka bërë dhe nuk ka bërë mirë FRPD?
Si çdo gjë tjetër në jetë, sidomos në politikë, gjithmonë ka vend për më mirë…
Edhe në FRPD ka gjëra që janë bërë mirë, ka gjëra që kanë çaluar dhe ka të tjera që kanë defiçencën e tyre..
Nuk do doja të ndalesha në veprime konkrete, por di të them që nga këto veprime kam mësuar shumë dhe sot ndaj ndihem i gatshëm për të qenë në krye të FRPD për të bërë akoma më mirë shumë gjëra që nuk u bënë kurrë më mirë dhe për të mos i lënë më shumë vend pyetjes: “çfarë nuk është bërë mirë?”
Sigurisht që kryetari i kaluar ka pasur në dorë të bëjë akoma më shumë për të rinjtë, edhe pse kemi qenë në situata të vështira.
Për shumë vendime i kam shtrënguar dorën kryetarit të kaluar të FRPD-së dhe shumë herë të tjera kemi pasur përplasjet tona për veprime që më janë dukur të padrejta.
Në forum duhet të vlersohen të gjithë njësoj, pa dallime miqësie, pa dallime shtresash. Jemi 1.
6. A i duhen politikës “non grata”-t dhe ish-spiunët?
Politikës sot i duhen liderat që i do populli vendas dhe jo liderat që do Amerika apo Europa për ne.
Në qoftë se të shpall “non grata” vendi yt, aty ke marrë fund, po kur populli të do dhe të vlerëson kaq shumë, asnjë “non grata” i botës nuk të dobëson dot.
7. Cili është filmi më i bukur kur ishit fëmijë?
Ç’është e vërteta, unë jam rritur me politikë që fëmijë e në kohën time të lirë kam parë vetëm fjalime politike nga liderë të botës apo jam njohur me filma me aspekte politike, ku është folur për politika të shteteve të ndryshme të botës..
Kam parë shumë filma të tillë dhe nuk po veçoj dot vetëm 1…
8. Çfarë i mungon sot rinisë?
Sot rinisë i mungon besimi, shpresa…
Është pak e vështirë t’i angazhosh, pasi herë pas here shprehen të zhgënjyer e nuk kanë shpresë se mund të ndryshojë kjo gjendje.
I karakterizon pak pasiviteti, janë kthyer në një shoqëri pasive, ndaj duhen në politikë modele frymëzuese dhe shpresëplotë, për të ngjallur rini aktive.
9. Çfarë do t'u sillni ju të rinjve?
Unë të rinjve do t'u sjell barazi.
Meritokraci.
Shpresë.
Edhe në qoftë se do jem në krye Forumit Rinor, do jem gjithmonë një si ata, vetëm me mundësinë për të kërkuar më shumë për ata.
10. Cili është mesazhi juaj për të rinjtë sot?
Mesazhi im për të rinjtë sot është që duhen të marrin pjesë dhe të aktivizohen në jetën politike dhe publike të vendit të tyre.
Sa më shumë të jemi, më shumë vepra të mira do mundemi të bëjmë për vendin tonë.
Gjithashtu një mesazh e kam për çdo të ri demokrat dhe për çdo të ri tjetër që nuk ka votuar kurrë më parë, të bëhen pjesë e kësaj gare dhe të votëbesojnë modelin më të mirë që ata mendojnë.
Thirrja e dytë: Ju lutem mos u largoni nga Shqipëria mos i lini prindërit vetëm, të bëhemi bashkë ta mundim çdo të keqe dhe ta bëjmë një vend të jetueshëm.
Forumi na bashkon të gjithëve!/ B.A. – CNA.al
Teksa në vend po debatohet për nismën e Qeverisë për t...
Mariglend Doçi, njëri nga 6 kandidatët për lidershipin...
Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajt...
Kush nuk e njeh Mulin, Muli po ia kalon Lulit. Në fakt...
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ësh...
Sekretari i Çështjeve Vendore të PD-së, Ylli Asllani, ...
Prokuroria e Posaçme për hetimin e nisur për dosjen e ...
Në Jalë është thuajse e pamundur të mos ndjesh erën e ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me marrëveshje...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes me...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Avokati Spartak Ngjela ka konsideruar tërësisht legjit...
Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit tha se largimet n...
Pas Lulzim Bashës, personi i dytë që shpallet në kërki...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklar...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha nga Jala s...
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i ësh...
Analisti Arben Meçe tha në një intervistë për Euronews...
Ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për SPAK-...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...