Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Mariglend Doçi, njëri nga 6 kandidatët për lidershipin e ri të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, ka treguar për CNA.al arsyet që e shtynë garonte në këto zgjedhje.
Doçi tha se është rritur me kauzat e sakrificat që ka kaluar FRPD. Ai theksoi se për këtë arsye sot ndihet i gatshëm për të bashkuar të gjithë të rinjtë dhe për t’i dhënë një frymë dhe një model tjetër lidershipit të FRPD.
“Vendosa të garoj për kreun e FRPD, fillimisht duke u nisur nga kontributi im prej vitesh në këtë strukturë e duke e ndier veten tashmë të gatshëm për ta drejtuar.
Unë jam rritur në forumin rinor, jam rritur me kauzat e sakrificat që kemi kaluar të gjithë së bashku dhe mosha ime më e bukur ka kaluar në dyert e FRPD.
Unë sot nuk ndihem vetëm i gatshëm për ta drejtuar, por i gatshëm për të bashkuar të gjithë të rinjtë dhe i gatshëm për t’i dhënë një frymë dhe një model tjetër lidershipit të FRPD.
Në këtë gjendje që jemi sot, drejtuesi i forumit rinor nuk duhet të jetë një njeri për të komanduar punë nga zyra, por një njeri terreni dhe një njeri për t'u bërë zëri i të rinjve”, u shpreh ai në një intervistë për CNA.al
I pyetur për sekretin e fushatës së tij, Doçi deklaroi se është një njeri popullor dhe i hapin derën në çdo cep të Shqipërisë. Sipas tij, kjo gjë po e ndihmon shumë në fushatë.
“Unë jam rritur në terren, jam rritur cep më cep të Shqipërisë duke qenë i pranishëm kudo. Dhe këtë po e vërej sot që jam në fushatë, ku në çdo qytet më njohin dhe më hapin derën.
Unë nuk kam qenë vetëm njeri i konferencave apo njeri i vetëm një zone që të më njohë një komunitet i caktuar, por kam qenë pjesë e kauzave pothuajse në çdo qytet të Shqipërisë dhe ky fakt, pra të qenit në terren gjithë kohën dhe njeri popullor, po më ndihmon shumë në fushatë, pasi dhe në cepin më të thellë të Shqipërisë mua gjithmonë do të ketë njerëz që do të më presin…”, vijoi ai.
Më tej, Mariglend Doçi u ndal te gjërat që FRPD ka bërë mirë dhe ato që nuk kanë shkuar siç duhet. Kandidati nënvizoi se edhe në FRPD ka vend për përmirësime.
“Si çdo gjë tjetër në jetë, sidomos në politikë, gjithmonë ka vend për më mirë…
Edhe në FRPD ka gjëra që janë bërë mirë, ka gjëra që kanë çaluar dhe ka të tjera që kanë defiçencën e tyre..
Nuk do doja të ndalesha në veprime konkrete, por di të them që nga këto veprime kam mësuar shumë dhe sot ndaj ndihem i gatshëm për të qenë në krye të FRPD për të bërë akoma më mirë shumë gjëra që nuk u bënë kurrë më mirë dhe për të mos i lënë më shumë vend pyetjes: “çfarë nuk është bërë mirë?”
Sigurisht që kryetari i kaluar ka pasur në dorë të bëjë akoma më shumë për të rinjtë, dhe pse kemi qenë në situata të vështira.
Për shumë vendime i kam shtrënguar dorën kryetarit të kaluar të FRPD-së dhe shumë herë të tjera kemi pasur përplasjet tona për veprime që më janë dukur të padrejta.
Në forum duhet të vlerësohen të gjithë njësoj, pa dallime miqësie, pa dallime shtresash. Jemi 1”, deklaroi Doçi./ Brunilda Allkja – CNA.al
Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajt...
Kush nuk e njeh Mulin, Muli po ia kalon Lulit. Në fakt...
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, ësh...
Sekretari i Çështjeve Vendore të PD-së, Ylli Asllani, ...
Prokuroria e Posaçme për hetimin e nisur për dosjen e ...
Në Jalë është thuajse e pamundur të mos ndjesh erën e ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me marrëveshje...
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas marrëveshjes me...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reagu...
Avokati Spartak Ngjela ka konsideruar tërësisht legjit...
Safet Gjici, kryebashkiaku i Kukësit tha se largimet n...
Pas Lulzim Bashës, personi i dytë që shpallet në kërki...
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka deklar...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha nga Jala s...
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile i ësh...
Analisti Arben Meçe tha në një intervistë për Euronews...
Ish-presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh për SPAK-...
SPAK ka nisur hetimet për ish-presidentin Ilir Meta, p...
Pasi ish-presidenti Ilir Meta quajti spurdhjak kreun e...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...