LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Flamuri komunist në festivalin e "Sunny Hill"/ Strazimiri: Ky vend qeveriset nga aleatët e Vuçiçit

29 Gusht 2022, 10:56, Politikë CNA
Flamuri komunist në festivalin e "Sunny Hill"/ Strazimiri: Ky
Foto nga vendngjarja

Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri, ka reaguar me tone të forta pasi në festivalin e "Sunny Hill" u shfaq flamuri komunist.

Sipas tij, Shqipëria qeveriset nga njerëzit e gabuar, që janë nostalgjikë të Stalinit dhe aleatë të Vuçiçit.

POSTIMI I PLOTE

Ky vend qeveriset nga #ërong_guys , nostalgjikët e Stalinit dhe "Bashkimit të madh Sovjetik", atij, që po përpiqet të rikthejë me zjarr dhe hekur Vladimir Putin...

Ky vend qeveriset nga #ërong_guys, aleatët e Aleksandër Vuçiç, zgjatimit të Putinit në Ballkan, të cilin NATO e paralajmëroi të mos tentojë të "ukrainizojë" kufirin me Kosovën, sepse reagimi do të ishte punë minutash...

Ky vend qeveriset nga #ërong_guys, që ende shpalosin krenarë simbolin stalinist, nën të cilin u vranë më shumë shqiptarë, patriotë pro-amerikanë, nga ç'vrau, e la pa varr Milosheviçi në Kosovë...

Ky vend është njëkohësisht edhe vend anëtar i NATO-s...(?!)

Në këtë vendin e përshkruar më sipër, edhe NATO dhe interesat euro-atlantike janë jetime... sepse ata që paguhen për t'i mbrojtur, janë "me pushime"...

KAQ!/CNA.al

Lajmet e fundit nga