Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Grupi i PD-së së vulës ka dalë me një deklaratë për mediat në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit, ku nuk morën asnjë mandat për kryetarë bashkish.
Grupi PD-së së vulës apelon se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve.
Duke reflektuar për rezultatin, PD-ja e vulës deklaron se ndasitë brenda së djathtës nuk duhet të shfokusojnë partinë dhe duhet ndërprerë në mënyrë emergjente çdo sulm, shpifje apo gjuhe urrejtjeje ndaj çdo anëtari që mendon ndryshe.
Gjithashtu sipas saj, duhet riorganizuar PD-ja dhe krijuar një grup pune përbashkues.
Deklarata e plotë:
Duke analizuar me përgjegjësi maksimale rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit dhe pasojave që ka sjellë ky rezultat për të ardhmen e Shqipërisë dhe interesin publik;
Duke qenë të ndërgjegjshëm për atë që qytetarët shqiptarë dhe anëtarët e Partisë Demokratike në veçanti presin nga përfaqësuesit e tyre dhe nga Partia Demokratike;
Duke qenë përpara një qeverisje që ka minuar zgjedhjet e lira dhe të ndershme, përmes metodave të kundërligjshme, që mund të arrihen të kapërcehen vetëm përmes angazhimit të shumicës së heshtur të shqiptarëve që kanë humbur besimin tek politika;
Duke vijuar në të njëjtën linjë konstruktiviteti, që ka në themel vetëm interesin më të mirë të Partisë Demokratike dhe të Shqipërisë, sic është vepruar edhe me qëndrimet e Grupit Parlamentar të datave 22 Mars 2023, 16 Prill 2022, 31 tetor 2022 apo 6 mars 2023;
Duke qëndruar të palëkundur në bindjen se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britaninë e Madhe dhe vendet e Bashkimit Europian, është e vetmja rrugë për forcimin e Partisë Demokratike;
Duke ripërsëritur apelin se lufta e brendshme në Partinë Demokratike dobëson opozitën dhe se situata kërkon që secili të tejkalojë interesin e vet ngushtësisht personal, për të ofruar dhe gjetur zgjidhje në interes të përbashkët të të gjithë opozitarëve dhe cdo qytetari të ndershëm që pret dhe kërkon ndryshimin në vend;
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, shpreh qëndrimin si më poshtë:
1. Ndasitë në mendime dhe qëndrime për çështje të ndryshme brenda Partisë Demokratike nuk duhet të shfokusojnë partinë nga misioni i saj për t’u bërë alternativë qeverisëse. Në këtë kuadër, është emergjente ndërprerja e menjëhershme e çdo sulmi, shpifje apo gjuhe urrejtje ndaj çdo anëtari të partisë apo cilido që mendon ndryshe.
2. Riorganizimi i Partisë Demokratike të Shqipërisë, me synim bashkimin e demokratëve, forcimin e partisë dhe ndërtimin e një partie moderne, gjithëpërfshirëse dhe që krijon besimin tek shumica e qytetarëve shqiptarë, duke angazhuar dhe afruar individë me reputacion dhe që i shërbejnë mbrojtjes së interesit publik.
3. Krijimin e një grupi pune përbashkues për ndjekjen dhe realizimin e procesit të riorganizimit, sipas një plani të qartë, transparent dhe gjithëpërfshirës, që ndjek këto hapa:
- Hapi i parë: Hapja e partisë dhe certifikimi i anëtarsisë aktuale;
- Hapi i dytë: Fillimi i procesit të zgjedhjeve në nivel seksioni, grupseksioni dhe dege;
- Hapi i tretë : Procesi i zgjedhjes së kryetarit të Partisë.
4. Grupi i Punës që bën edhe drejtimin politik ngre grupe pune në nivel qarku për nisjen e një fushate ndërgjegjësuese në bazë me qëllim bashkimin mes demokratëve, si dhe fuqizimin dhe organizimin e partisë pa asnjë paragjykim dhe duke shmnagur cdo rrethanë apo faktor ndarës.
5. Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike nuk mbështet asnjë proces organizimi të nxituar, të njanshëm, që nxit përçarjen dhe thellon ndasitë brenda Partisë Demokratike. Procesi duhet të synojë vetëm forcimin dhe eleminimin e debateve destruktive brenda partisë. Për këtë qëllim, duhet të tentohet ndihma, mbështetja dhe konsultimi me Partitë Popullore Europiane dhe partitë simotra./ CNA.al
Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të PD-s...
Seanca e sotme parlamentare u shoqërua me debate të forta ...
Gazment Bardhi ka mbledhur grupin e vulës në kryesinë e Ku...
Kreu i PAA, Agron Duka u ka bërë thirrje opozitës dhe mazh...
Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla e...
Përplasje dhe debate të forta ka pasur sot në Kuvend, ku n...
Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e ka pr...
Debate të shumta ka pasur në seancën e sotme parlamenatre,...
Ish-kryeministri Sali Berisha, nga Kuvendi ka bërë thirrje...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në Kuve...
Përfaqësuesit ligjorë të “Bashkë Fitojmë” kanë kërkuar rin...
Kreu i PR-së, Fatmir Mediu, është shprehur se Shqipëria ës...
Deputeti socialist, Erion Braçe, i është përgjigjur opozit...
Deputeti i opozitës, Dashnor Sula, ka hedhur akuza ndaj qe...
Deputetët e PD-së kanë kërkuar që të flasin pas deklaratës...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, i është përg...
Pas skandalit me dy zyrtaret e Ministrisë së Shëndetësisë,...
Deputeti socialist Petro Koçi është shprehur se duhet të a...
Deputeti demorkat Tritan Shehu ka kundërshtuar rendin ...
Lulzim Basha, me vila luksoze, ka kërkuar vetting për poli...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...