LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Braçe i përgjigjet opozitës/ “Më në fund po flisni për vendimet e gjykatave”

5 Qershor 2023, 11:14, Politikë CNA

Braçe i përgjigjet opozitës/ “Më në fund po

Deputeti socialist, Erion Braçe, i është përgjigjur opozitës nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se më në fund po diskutojnë për vendimet e gjykatave.

Ai u ka kujtuar se në 8 vitet e saj të udhëheqjes, opozita nuk kishte asnjë ministër të arrestuar.   

Të shash nuk të bën deputet. Më vjen mirë që në këtë sallë po flitet për vendime gjykatë. Për të korruptuar që arrestohen. Sepse, nga 2005-2013 nuk gjen një ministër, zëvendësministër të arrestuar. Nuk gjeje as drejtor të arrestuar. A thua se në atë kohë nuk vidhte askush. A për luftë të brendshme funksionokan, por për drejtësi...

Nuk funksionoka. S’paska pasur asnjë të korruptuar dikur ë? Kur nuk na pëlqen janë të atyre, kur na pëlqejnë jemi bashkë.

E di si është puna o Dash, janë vrarë njerëz mu në mes të bulevardit, edhe se thotë njeri. Fillojeni distancimin nga vrasjet. Nuk ia ka marrë për ligj, ia ka marrë për qejf, për të mbajtur pushtetin”, tha Braçe./ CNA

Lajmet e fundit nga