web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Murrizi: Dy njoftimet e “mëdhaja” të Bardhit dhe rivaliteti Tabaku – Basha

5 Qershor 2023, 18:48, Politikë CNA

Murrizi: Dy njoftimet e “mëdhaja” të Bardhit dhe

Grupi i PD-së së vulës zhvilloi sot një mbleshje dhe pas përfundimit të saj, Gazment Bardhi njoftoi se nënkryetarja Jorida Tabaku është drejtuesja më e lartë e partisë.

Gjithashtu ai shtriu dorën e bashkëpunimit me ish-kryeministrin Sali Berisha. Pas kësaj mbledhjeje ka ardhur një reagim nga ish-deputeti Myslim Murrizi, i cili me ironi thotë se një grup deputetësh që po i japin atribute vetes, dhanë një vendim të “rëndësishëm” dhe një njoftim të “madh”.

Ai deklaron se tashmë Basha ka rivale Tabakun, ndaj duhet të heqë bluzën kaki, ndërsa Bardhit i kujton deklaratat e mëparshme se nuk ulet në tavolinë me një “non-grata”.

Ai thekson se janë vetë këta deputetë, bashkë me PD-në që drejtohet nga Berisha që e kanë dëmtuar opozitën, ndërsa tregon mënyrën se si e djathta mund të rifitojë besimin e qytetarve.

Deklarata e plotë:

Sot janë mbledhur një grup deputetësh që pretendojnë se janë ata PD.

Ky grup i jep atributet vetes se është Grupi Parlamentar, Kryesia e partisë, Këshilli Kombëtar, Kuvendi Kombëtar dhe anëtarësia e kësaj partie.

Nga kjo mbledhje pati një vendim të “rëndësishëm” dhe një njoftim të “madh”.

Njoftimi ishte për Znj. Tabaku, që ajo është më e madhja fare e kësaj partie sepse ajo nuk ka patur asnjë dijeni për këtë vleresim sensacional nga kolegët e saj dhe për këtë rëndësi të jashtëzakonshme që paska ajo vetë për këtë grup dhe për këtë parti.

Nga sot e tutje besoj që kjo parti do të jetë tjetër gjë me kryetare Tabakun dhe Basha duhet të dijë kë ka rivale ose përballë, kështu që ka mundësinë ta heqë bluzën ushtarake që mban veshur për të treguar forcë, por mund të veshë një bluzë me ngjyrat e ylberit ose fustan, apo fund që të jetë në kushte të barabarta me kundërshtaren.

Vendimi i “madh” ishte që Bardhi ka pranuar të ulet me Berishën edhe pse më herët ka qenë i prerë që nuk ulet me ‘non-grata’, por kur sheh që ulet Albini me Sandrin e Beogradit, kur sheh që USA mund të ulet me Rusinë apo Putini me Zelenskyn, ka pranuar që burrat e shtetit bëjnë çdo “sakrificë” për kombin.

Vetëm se ka mashtruar kur ka deklaruar se kur ka pranuar të ulet në një tavolinë me Ramën për interesat e shqiptarëve pranon të ulet edhe me Berishën, por me fakt me Ramën Gazi është ulur 6 muaj si vartës i Ramës, kur Basha e emëroi ministër të Drejtësisë pas pazarit të 17 majit 2017, e jo për dialog.

Dhe koncepti ulje në tavolinë nënkupton qenien palë ose faktor, jo qenien vartës, se si vartës ke qenë më shumë se 6 muaj i Eduart Halimit dhe mund të përmendje këtë si rast, jo Ramën.

Gjithsesi kjo është ofertë e Bardhit për Berishën, por që nuk ka asnjë peshë reale për opozitën, dhe nuk di a e ka gjetur të befasuar Berishën kjo ofertë apo jo dhe a është i surprizuar apo i gëzuar Berisha nga kjo gatishmëri e Bardhit që më në fund po e fal atë???

Megjithatë për të qenë korrekt dhe i drejtë sa mundem dhe për të mos paragjykuar askënd në lëvizjet e tij politike, dua të them që Bardhi, Tabaku, Basha apo secili nga deputetët që ka qenë sot në mbledhje, apo që ndajnë të njejtin mendim me Bardhin janë në të drejtën e tyre të luajnë si të duan dhe me çfarë të duan për interesat e tyre dhe në funksion të së ardhmes së tyre politike.

Flas për ata që aspirojnë të merren me politikë dhe duan që karriera e tyre të vazhdojë.

Për mua problemi nuk janë ata, por dyzimi, pavendosmëria, shpresa, pritja nga dëshira apo nga frika, qëndrimi i lëkundur dhe i pa vendosur nga mungesa e këllqeve e kupolës drejtuese të opozitës reale që mori 500 mijë vota në 14 maj.

Nëse do të vazhdohet gjatë me këtë dyzim, shpresë fallco për bashkim mekanik, por që nuk prodhon më kurrë një bashkim real dhe shpirtëror, me këtë pritje pa fund për një shërim të një plage që i ka rrënjët në vend tjetër, i bie që edhe në 2025-ën të jemi më keq se sot.

Kjo sjellje as mish e as peshk e drejtuesve të opozitës së 500 mijë votave e dëmton çdo ditë e më shumë opozitën dhe nuk ngjall kurrë shpresë, por dyshim e skepticizëm edhe tek ata burra dhe gra që mbështetën, votuan dhe i rezistuan presionit të shtetit e pushtetit më 14 maj.

I Nderuar Z. Berisha, Z. Noka, Z. Boçi, Z. Paloka, Z. Bylykbashi e të gjithë ju anëtarët e kryesisë dhe deputetë që ishit në betejë më 14 maj kundra kandidatëve dhe kundra pushtetit të Ramës!

A keni këllqe ta ndani shapin nga sheqeri apo të njomin nga i thati apo jo???

Nuk doni ta kuptoni apo i trembeni “fuqisë” se tyre elektorale???

Këta nuk janë të lire e nuk marin dot asnjë vendim me dëshirën e tyre, prandaj mbajeni mend një gjë dhe fiksojeni mirë se në 2025 ky grup sado që të jetë dhe sado që të ngelet deri atëherë, do të garojnë me subjekt politik me listë, me logo, me vulë, me soj e me sorollop vetëm dhe pikë.

Atëherë pse humbni kohë kot me dënglat e dërdëllisjet e tyre???

Opozita duhet të gjejë kurajon t’i kapërcejë këto dhe të fillojë seriozisht të merret me veten e saj për të arritur atë që shqiptarët duan për të rrëzuar këtë pushtet mafioz e kriminal të një grushti fëlliqësirash që vjedhin e grabisin çdo ditë shqiptarët.

Me këtë qëndrim prej “dashamirësi” apo për të mos prishur qejf, po më ngjani si një barcaletë kur tre gra po pyesnin njëra-tjetrën se nga sa fëmijë kishin dhe nga ngjanin fëmijët.

Gruaja e parë thotë kam 4 fëmijë dhe 3 ngjajnë nga burri e një më ngjan mua, dy të tjerat qeshën dhe e ngacmuan se ja paske dredh një herë burrit më duket.

Jo, tha me sinqeritet ajo, por nuk ngjajnë të gjithë nga babai.

Po ti, i thanë gruas së dytë sa fëmijë ke dhe nga ngjajnë?

Unë kam 6 fëmijë thotë gruaja e dytë dhe 4 ngjajnë nga burri, 1 ngjan me mua, ndërsa njëri ngjan nga dajat.

Hahaha qeshin dy gratë e tjera dhe me humor i thonë që edhe ti ja paske dredhur dy herë burrit.

Joooo, i thotë ajo, por siç tha shoqa jo të gjithë fëmijet ngjajne nga babai

Pastaj te dyja Grate qe kishin dhene keto pergjigje ju drejtuan ne te njenjten kohe Gruas se trete dhe e pyeten plot kureshtje se sa feminje kishte dhe nga ngjanin ,sepse kjo kishte qene dyshuesja me e madhe ndaj dy Grave te tjera

Ne fillim beri sikur nuk degjoj por dy Grate e tjera kembengulen dhe e pyeten prap por me ze me larte

A do na thuash sa feminje ke dhe nga ngjajne apo jo?

Pooo i tha ajo

Une kam 9 feminje

Por duke qene shume zemer bardhe e qejf pa prishur, e duke dashur qe ,he te mos ja prish qejfin njerit, he te mos ja prish qejfin tjetrit, ngela pa bere asnje kalama me burrin tim

Prandaj thirrni mendjes se nese nga deshira per te qene te mire me te gjithe “ fshatin” deri me sot , keni mbushur PD plot “ kopila”

Kjo  opozite e ka detyrim qe te lind feminje me burrin e saj jo me dynjane

Dhe burri i pd apo opozites jane vetem demokratet qe kane mbajtur gjalle opoziten kur ajo ka qene ne ditet e saja me te veshtira

“Kopilat “qe erdhen kur pd erdhi ne pushtet, sot nuk jane asnjeri ne pd por te gjithe ne preherin e babait te tyre politik

Opozita duhet te ndryshoj fytyre perfaqesimi, duhet te ndryshoj program dhe filozofine per tu bere e besueshme

Duhet te ndryshoj ideollogjin qe ti perkas nje force politike konservatore jo liberal-degjeneruese

Dhe ne fund dua tju them te gjithe ketyre qe na çan trapin per “ bashkim” mekanik se:

A nuk ishit te gjithe bashke ne 25 prill 2021???

Pse nuk fituat???





Lajmet e fundit nga