
Mero Baze ose siç e quajmë ndryshe “Plaku Mere”, në gazetën e tij “Tema”, ka bërë sërish një shkrim nga ato të allasojit të tij, abuziv, kundër SPAK-ut, në lidhje me raportin e DASH-it për të Drejtat e Njeriut në Shqipëri për vitin 2024.
Mero Baze thotë se “SHBA ka konstatuar para nesh defektin themelor të SPAK-ut dhe drejtësisë së re në Shqipëri”.


(Shkrimi i Mero Bazes te Tema)
Por, në fakt, ky është një titull abuziv dhe nuk tregon aspak të vërtetën e raportit dhe asaj që DASH ka theksuar.
Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit nuk ka asgjë kundër SPAK-ut, por “Plaku Mere” e lexon siç i do qejfi.
Në raportin e DASH-it, në lidhje me paraburgimin, theksohet se nuk duhen mbajtur më shumë sesa afatet e përcaktuara nga ligji dhe nuk jep asnjë rast të mbajtur në paraburgim.
“Ligji kërkon që shumica e hetimeve paraprake të përfundojnë brenda tre muajsh, por prokurori ka të drejtë të zgjasë këtë periudhë. Paraburgimi nuk duhet të zgjasë më shumë se tri vjet. Sipas Ministrisë së Brendshme dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve (DPB), nuk është raportuar asnjë rast ku personat të jenë mbajtur përtej afateve të parashikuara me ligj”, thuhet në raportin e DASH-it.

Sa i përket rastit të Erion Veliajt, të cilin Mero Baze e përmend në shkrimin e tij, afati i paraburgimit është një vit dhe hetimet u mbyllën brenda 6 muajve.
“Plaku Mere” e lexon raportin siç do vetë, mbase e ka nga mosha dhe nga hallet e Veliajt se ne e kemi thënë se do të kalojë një pleqëri të vetmuar dhe shumë të keqe.
Erioni pi raki në burg, Mero vuan jashtë dhe tani shpik, ndërkohë që raporti nuk thotë asgjë të tillë, nuk merret me SPAK-un, por ky është “Plaku Mere”, i tillë ka qenë gjithmonë.
Dikur qëndronte poshtë tavolinës së Sali Berishës, tani nuk katandiset as poshtë tavolinës së Edi Ramës, por ka ngelur poshtë krevatit të burgut të Erion Veliajt, asgjë më shumë sesa kaq.
Ndaj dhe raportet e DASH-it i lexon ndoshta me gjuhën e një terroristi.
Raporti i DASH-it nuk ka asgjë nga ajo që lexon Mero Baze, që ne kemi vendosur ta quajmë “Plaku Mere”, për shkak se dikur një miku i tij thoshte se do të kalonte një pleqëri shumë të vetmuar dhe shumë të keqe.
Mesa duket i ka filluar pleqëria e parakohshme dhe ne nuk dimë si ta ndihmojmë, por ditë pas dite do t’ia çjerrim maskën e mashtrimit dhe do ta çojmë atje ku i takon, në azil me pleqtë, thjesht dhe vetëm për këto mashtrime të turpshme, të pandalshme, abuzime a thua se DASH i është vërsulur SPAK-ut, ku në fakt nuk ka asgjë nga ato që shkruan dhe pretendon Mero e më pas i ngre dhe si analiza.
Por nuk ka faj. Tani këto pleqëritë e mjera, të vetmuara, kanë të tilla pasoja sidomos në rrethanat ku jeton, me të shkuarën që ke dhe me frikën e së ardhmes.
SPAK s’ka asnjë defekt themelor. I vetmi defekt është pleqëria e mjerë e Meros që nuk po bëhet dot as si i “ati” i tij Saliu./ CNA
Ka një debat publik në lidhje me një draft-Kod Penal, i ci...
Mero Baze, personazh tafacian, zbuloi dje “ujin e nxehtë” ...
Disa ditë më parë, në datën 25 korrik, u bë një prezantim ...
Mero Baze është një nga zërat e vetëm që i ka ngelur n...
Në një editorial të sotëm, Mero Baze ka rikonfirmuar se Gj...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”,...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”, fiks ...
CNA ka filluar ditën e djeshme një investigim në lidhje me...
Investigime dhe detaje në lidhje me pasuritë e çmendura të...
Në një nga shënimet e tij të shpeshta dhe të shumta, të ci...
Në audio-përgjimet që SPAK-u paraqiti si prova në Apelin e...
Në një shkrim të rrëmujshëm dhe të lodhshëm, siç po i ndod...
Analisti i oborrit të Rilindjes, i dalë nga çeta e Saliut...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...