web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Akuzat ndaj SPAK-ut/ Kë të besojmë, BE-në apo Mero Bazet?

10 Korrik 2025, 09:55, Plaku Mere CNA
Akuzat ndaj SPAK-ut/ Kë të besojmë, BE-në apo Mero Bazet?
Erion Veliaj dhe Mero Baze

Mero Baze është një nga zërat e vetëm që i ka ngelur në krah Erion Veliajt, për shërbimet që i ka bërë dhe për përfitimet që ka marrë, duke u kthyer nga një barkçierr në miliarder dhe sot ka arritur deri aty sa kërcënon reformën në drejtësi, fyen dhe shan qeverinë dhe SPAK-un. Pse?! Sepse Erion Veliaj ka ngelur në burg!

Mbrojtjen që ka bërë për Veliajn nuk e bëri as për Ilir Metën, as për Sali Berishën, as për kryetarët e bashkive socialistë, as për Ilir Beqajn, as për Vangjush Dakon, për asnjë socialist tjetër. Ndërsa për Erion Veliajn, çështja është ndryshe, për një plesht le të digjet jorgani!

Media të ndryshme dhe gazetarë linçojnë SPAK-un për shkak të pagesave që kanë marrë nga afera e inceneratorëve, nga dosja 5D apo shërbëtorë të paepur të Erion Veliajt për shkak të financimeve të vazhdueshme që ai bën nëpërmjet edhe kompanive të familjarëve të tij.

Por po marrim rastin specifik të Mero Bazes, që nuk është një, por janë shumë të mjerët që luftojnë SPAK-un për të cilin nuk dimë kë të besojmë BE apo këta mercenarë të pistë financiarë.

Në sulmet e fundit ndaj SPAK dhe reformës në drejtësi, Mero Baze në shkrimet e tij thotë se rruga për në BE “kalon” nga Erion Veliaj.  Nga ana tjetër, Komisioni Europian në raportin më të fundit, e cilëson SPAK-un si institucionin më të besuar në vend, që duhet të ruhet plotësisht.

Po ju rendisimin komentet e ditëve të fundit nga Mero Baze dhe unioni europian, për të kuptuar qëndrimet ndaj institucionit kryesor në vend, që po u rikthen besimin qytetarëve te drejtësia e pavarur.

Në një editorial të 9 korrikut, Mero Baze, ndër të tjera, shkruan se:

“SPAK-u provoi se ka gjunjëzuar jo vetëm drejtësinë, por edhe qeverinë. Në Gjykatën e Lartë nuk ka humbur Erion Veliaj. Ai do ta fitojë të drejtën e tij shumë shpejt në Strasburg lidhur me paraburgimin, por qeveria e Edi Ramës ka humbur shansin t’i tregonte SPAK-ut dhe GJKKO-së që nuk e ka të nënshtruar të gjithë sistemin dhe se ekziston një ishull pavarësie në drejtësi që nuk trembet prej tyre dhe se mund të ishte Gjykata e Lartë”.

Akuzat ndaj SPAK-ut/ Kë të besojmë, BE-në apo Mero Bazet?

Ky qëndrim i Bazes shihet qartë që është kryekëput në mbështetje dhe në shërbim të Veliajt.

Nga ana tjetër, në raportin e Komisionit Europian të publikuar më 8 korrik për Shqipërinë, sa i përket shtetit ligjor, nënvizohet se ka vijuar zbatimi i reformës në drejtësi duke forcuar pavarësinë e Gjyqësorit dhe autonominë e prokurorisë. (LEXO KETU)

Në raport, një seksion i veçantë i lihet Prokurorisë së Posaçme ku vlerësohet puna e institucionit në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë.

“Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) konsolidoi më tej rezultatet e saj pozitive në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta dhe bëri përparim të prekshëm drejt krijimit të një bilanci të qëndrueshëm në këtë luftë”, theksohet në raport.

Por Mero Baze, si bashkëpunëtor i Veliajt, ka zgjedhur të mos e shohë këtë raport dhe të vijojë me qëndrimet e tij “asnjanëse” ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Në një qëndrim të tij më 8 korrik, ditën kur Gjykata e Lartë la në burg Veliajn, duke lënë kështu në fuqi vendimin e Apelit të GJKKO-së, Baze, në sulmin e tij të radhës ndaj institucioneve të drejtësisë, shkruan që në hyrje të editorialit të tij:

“Vendimi ndaj Veliajt dëshmon dështimin e drejtësisë për t’u shkëputur nga presioni politik. Gjykata e Lartë la në fuqi dy vendimet e gjykatave të mëparshme për Erion Veliajn, i cili do ta presë gjykimin e tij në burg. Vendimi, nga pikëpamja profesionale, dëshmon varësinë e gjithë sistemit të gjykatave nga SPAK-u.”

Akuzat ndaj SPAK-ut/ Kë të besojmë, BE-në apo Mero Bazet?

Një qëndrim kryekëput ndryshe nga i Bazes, është ai i Komisioneres së Bashkimit Europian për Zgjerim, Marta Kos, e cila në një adresim në 8 korrik para deputetëve në Parlamentin Europian dha një mesazh të qartë, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së pavarësisë së SPAK-ut.

“Rezultatet e mira të Strukturës së Posaçme kundër Krimit të organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, janë hapa pozitivë që theksohen edhe në raportin e Parlamentit. Është jetike që Shqipëria të vazhdojë të tregojë progres konkret në fusha kyçe. Në këtë kontekst, pavarësia e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, SPAK, duhet të ruhet plotësisht. SPAK-u është sot institucioni më i besuar në vend. Kjo duhet mbrojtur dhe forcuar”, tha Marta Kos.

Një qëndrim të ngjashëm ka mbajtur edhe Ambasadori i Bashkimin Europian në vendin tonë, Silvio Gonzato, i cili po në 8 korrik theksoi se SPAK-u është një institucion fondamental, ndërsa bëri apel që të gjithë të ndalen së kryeri presion ndaj drejtësisë së re.

“SPAK-u është një institucion fondamental. Pavarësia kërkon respekt të plotë për magjistratin dhe besim te puna e tyre. Të gjithë duhet të ndalen së kryeri presion ndaj drejtësisë së re.

Reforma e drejtësisë kërkon pavarësi dhe llogaridhënie. Ky vend ka bërë një progres, por ka ende punë për të bërë. Ne vijojmë të inkurajojmë të gjitha institucionet që të ecin drejt asaj rryme. Ka disa hallka që duhen plotësuar plotësisht, por kemi besim se do t’ia dilni. Dua të shikoj gotën gjysmë të mbushur dhe prandaj dua të nxjerr në pah arritjet. Për shembull puna e prokurorëve ka sjellë progres. Por e gjithë kjo nuk sjell paqe të plotë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Duhet të fitoni sfidat që do të sjellin llogaridhënien”, tha Gonzato.

Qëndrime të ngjashme mund të sjellim pafund nga të dyja palët, si për Mero Bazen, ashtu edhe për përfaqësues të Bashkimit Europian.

Njëra palë thotë se është bërë progres në luftën kundër korrupsionit dhe Shqipëria është më afër BE-së, dhe një komponent i rëndësishëm që po ndihmon drejt kësaj rruge është puna që po kryen SPAK-u Nga ana tjetër është Mero Baze, i cili teksa bën avokatin e Veliajt, ka harruar të shohë faktet dhe reagimin ndërkombëtar të unifikuar, ku theksohet se: Nuk ka BE pa SPAK!/ CNA

 





Lajmet e fundit nga