"Meta" shfaq probleme/ Përdoruesit e "Facebook" dhe "Instagram" vështirësi në aksesimin e llogarive
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...
Platforma “Meta” ka shfaqur probleme. Qindra mijëra përdor...

Klienti i pushtetit dhe miku i ngushtë i Erion Veliajt, Mero Baze, i cili dilte në përgjimet që CNA ka publikuar nga burgu i Durrësit, ka dalë së fundi me qëndrimin e tij më spektakolar.
Sipas Mero Bazes, rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Erion Veliaj.
Në këta 4 muaj pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, në fletoren rilindase që Mero Baze e përdor për të sulmuar Sali Berishën, në mënyrë kjo për të shtuar pasuritë e tij miliardëshe, çfarë nuk ka thënë e çfarë nuk është lexuar.
Shpiki një “Latif” nga Anglia që nuk dihet si u pagua për të bërë disa podkaste kur na thoshte se ishte shqetësuese sjellja e SPAK-ut ndaj kryebashkiakut të Tiranës, kur në fakt edhe pse kërkonte të krijonte një diversion apo presion mbi institucionin e prokurorisë, në finale tha se nëse akuzat vërtetoheshin do të ishte një situatë shumë e rëndë.
Se përse duhet të fliste një këshilltar tip “Latifi” nga Anglia për t’i dhënë mend drejtësisë në Shqipëri, gjyqtarëve, prokurorëve etj., këtë e di Mero apo çdo “çorape” tjetër e Rilindjes, apo 99-çave të Erion Veliajt, të cilët po përpiqen tashmë të përdorin 1001 mënyra për ta nxjerrë në Gjykatën e Lartë.
Por nuk është vetëm ky rast. Është edhe rasti i sulmeve që erdhën në media pas publikimit të përgjimeve. Është edhe rasti i mashtrimit publik të bërë nga mediat e pushtetit se prokurorët kishin marrë para për të dënuar Erion Veliajn dhe kjo kalonte nëpërmjet një komunikimi pikërisht me Mero Bazen. Janë sulmet kriminale ndaj prokurorit Ols Dado, janë sulmet banditeske ndaj SPAK-ut dhe këto të bëra kryesisht në mediat që janë paguar nga inceneratorët apo janë brenda aferave të pushtetit.
Janë po të njëjtat këllira mediatike që na thanë se ekzistonin inceneratorët për një aferë që tashmë ka shkuar mbi 200 milionë euro, janë të njëjtët që na thanë se në Shqipëri hahet me lugë floriri, ata që na treguan se Erion Veliaj është një burrë i ndershëm, ndërsa sot nga SPAK-u dhe të konfirmuara nga gjykata ka të paktën 12 akuza nga të cilat 9 për korrupsion dhe këto akuza janë për të paktën 4 nene të Kodit Penal.
Së fundi, në një publikim që ka bërë vetë Mero Baze, na thotë se rruga e Shqipërisë për në BE kalon nga Erioni, por, sipas tij, mund të kemi probleme me integrimin tonë në BE për shkak të padrejtësisë që po bëhet ndaj kryebashkiakut të Tiranës që ka paguar, ka punësuar dhe ka pasuruar Mero Bazen dhe familjarët e tij.

Në fakt, SPAK-u duket se është i vetmi institucion që garanton Shqipërinë në rrugën drejt BE-së, pasi një nga pikat kyçe të BE-së është lufta e pandalshme ndaj korrupsionit të zyrtarëve të lartë të shtetit, politikanëve dhe administratës. Ndaj dhe SPAK-u nuk po bën gjë tjetër thjesht po lufton dhe po i hap rrugën Shqipërisë drejt BE-së.
Duket se ka mbetur e vetmja qelizë në luftë kundër krimit dhe korrupsionit, i vetmi institucion me standarde europiane që po i jep Shqipërisë mundësinë për të ecur përpara duke luftuar korrupsionin në administratën e lartë shtetërore dhe në politikë.
Por Mero nuk na e thekson kështu siç është e vërteta, por na thotë mund të ketë probleme integrimi drejt BE-së se prokurorët kanë bërë padrejtësi me Erion Veliajn, ndërkohë që nuk janë prokurorët që e mbajnë në burg Erion Veliajn.
Prokurorët e hetojnë dhe ngrenë akuzat, në rast se prokurorët nuk i provojnë ato Erion Veliaj është mbajtur padrejtësisht në burg.
Por deri tani janë të paktën 3 vendime gjykatash, të cilat kanë konfirmuar burgosjen e Erion Veliajt për shkak të veprave të rënda penale që ai ka konsumuar.
Nga ana tjetër, Mero Baze kërkon të na thotë se integrimi në BE rrezikohet nga Erioni.
Por në rast se ky i fundit do të ishte i lirë ne do të kishim një drejtësi të kapur dhe të korruptuar nga pushteti dhe atëherë do të ndizeshin sirenat e alarmit për integrimin në BE.
Për sa kohë SPAK-u po bën detyrën, po merr vendime gjykatash të qarta, duke gjetur prova për korrupsionin dhe shkeljet ligjore të Erion Veliajt, rruga drejt BE-së është më e sigurt se kurrë.
Ndoshta Mero do të qajë, ndoshta do të qeshë, por rruga e Shqipërisë për në BE nuk kalon nga Erion Veliaj, edhe pse Mero mund të paguhet nga lekët e pista të Erion Veliajt apo familjarëve të tij që shpërndajnë reklama apo njerëz që dikë e kthejnë nga një “çorape” këllirë në një “çorape” të pasuruar./ CNA
Kandidatja per deputete, Ilda Zhulali tha sot se tjetërsim...
Gazetari Juljan Hoxhaj komentoi sot vendimin e qeverisë pë...
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti...
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve zhvillon seancë pub...
Gjykatës së Tiranës i janë dashur plot 7 vite që të vendos...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes në lid...
Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ministr...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se në asamble ...
Kandidati i PD-së për Tiranën Lisandër Hoxha, është shpreh...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se nuk ësh...
Komisioni i Disiplinës në burgjet shqiptare i ka dënuar me...
Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vijoi me shqyr...
KAS ka rrëzuar kërkesat e kandidatit të PD-ASHM Xhemal Gju...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij pas fitores së...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...