Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes në lidhje me tendën e vendosur nga Adriana Kalaja në apartamentin e saj.
Ngjarje e cila ka ndodhur rreth një vit më parë dhe për të cilën prokuroria arsyeton se nuk bën pjesë në ndërtime që kërkojnë leje.
Në lidhje me këtë ka reaguar dhe vetë Kalaja e cila në një postim në rrjetet sociale vijon akuzat ndaj Ramës dhe Veliajt.
Kalaja thotë se çështja përfundoi në gjykatë pasi ajo kishte dalë kundër mafies me akte konkrete, referuar ndërtimeve në kryeqytet.
Statusi i plotë
Fitorja e radhës ndaj pushtuesve të Tiranës
Besoj se të gjithë e mbani mënd, sesi mbi 40 pushtues me uniformë pushteti, iu sulën vjet në gusht, tendës time "pa leje".
Ashtu në fakt si iu sulën Teatrit Kombëtar, Unazës së Re, Bregut të Lumit, 5 Majit, Laprakës e kudo ku mafia e betonit kishte interes apo si në rastin tim, kisha dalë kundër kësaj mafie me akte e ide konkrete.
Sot, ajo që po ndodh me kullat pa burim të ligjshëm financimi, konkurset fake me projektues të huaj që pastrojnë paratë e pista, me qëllim kryesor shkatërrimin e identitetit, historisë dhe trashëgimisë kulturore të Tiranës, më/na legjitimon e na jep të drejtë në të gjithë këtë betejë për mbrojtjen e saj.
Çfarë i lidh të gjitha këto që përmenda më sipër?
Urrejtja ndaj çdo gjëje shqiptare, që në fakt karakterizon çdo pushtues.
E këta, kanë tejkaluar secilin prej tyre në gjithë historinë e zymtë shqiptaro - ilire.
Të kthehemi te tenda "pa leje".
Duke qenë se pushtuesit nuk ja arritën qëllimit për ta shëmbur atë për shkak të qendresës time, që në fakt duhet ta bëni të gjithë, më gjobisin me 5 milion lekë e më kallëzojnë penalisht "për ndërtim pa leje".
Prokurorja e Tiranës (ndaj së cilës shpreh gjithë konsideratën time sepse e di sa ndërhyrje është bërë për të kundërtën), ka vendosur:
- Pushimin e procedimit penal ....(fotot 1-3).
Në arsyetimin e Saj, prokurorja ashtu si dhe unë në padinë administrative që po gjykohet, ka ngritur dy çështje thelbësore:
1. A ka ndërtim?
2. Dhe nëse ka ndërtim, a është pa leje apo jo?
Duke qenë se nuk ka ndërtim (ndërtimi ka kondicionet e veta që të quhet i tillë), se bëhet fjalë për Tendë Dielli, bie çështja e parë e si rrjedhim bie çështja e dytë ajo e "ndërtimit pa leje".
Do thoni Ju nuk i dinë punonjësit e administratës këto?
Po i dinë.
Por janë pushtues e kanë urrejtje ndaj çdo gjëje shqiptare e secilit që i mbron ato.
Edhe duke sakrifikuar familjen e fëmijët.
Në këtë kuadër, unë betejat e mia pa kompromis do i çoj deri në fund, por çështjet i kam për dy personazhe të rëndësishëm të këtij "Teatri" pushtuesish që po luhet në të vetmin Kryeqytet të botës pa Teatër:
Së pari për Dumanin Altin, i cili është ndër të vetmit që nuk "sheh" pastrimin e parave të pista te Kullat që shtohen çdo ditë, e së fundmi me praktikën e projektuesve të huaj, të cilët kundrejt çmimeve maramendëse bëjnë sekserin midis firmave të ndërtimit, mafies dhe Kryeministrit, njëkohësisht edhe lejedhënësi i tyre.
Pooooor, se gjithmonë ka një poooooor, këto Kullat do e zenë brenda Dumanin Altin, se agjensitë e huaja europiane dhe amerikane po i informojmë.
Sidomos me rolin "sehirxhi" të tij në këtë krim makabër ndaj Tiranës dhe Shqipërisë.
Së dyti, për atë që ndodhet në Burgun e Durrësit.
Nuk e di a e kuptoi se armiqtë realë të tij ishin Edi që i jepte urdhër për shembjen bardare të Teatrit e vetë nuk firmoste deri te Belinda e Nesti Angoni.
Më falni.
Blendi Gonxhe....
E për shumë vepra penale që kemi koh? të flasim.
Ndaj sot, kam një pesazh për këtë personazh.
Nëse para 10 shkurtit i thoja se kishte vetëm 2 rrugë:
1. Ose të bëhej bashkëpunëtor i drejtësisë.
2. Ose të ndiqte rrugën e Arben Ahmetaj.
Sot i them se kam VETËM një rrugë:
- Të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Upsssss se desh harrova.
Nëse e bën, të mos përdor asnjë lloj ushqimi apo pije të burgut të Ministrit të Dosjes 184.
Do thoni Ju po ndonjë çështje të tretë për personazhin Edvin Kristaq Rama nuk ke?
Së shpejti......se Unë, jam Kalaja e Tiranës.
PS: Uroj që mediat e pushtetit që kanë dy javë që më luten të shkoj në studiot e tyre që të shaj Sali Berishën, pres të më ftojnë për këtë çështje dhe sesi bëhet pastrimi i parave të pista nëpërmjet ndërtimit të Kullave me leje të Edvinit të Kristaqit.
Përshirë edhe atë që nuk i ndahet në rrokje as emri e as mbiemri.
Në 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, ministr...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturë...
Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet so...
Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi ka deklaruar se në asamble ...
Kandidati i PD-së për Tiranën Lisandër Hoxha, është shpreh...
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se nuk ësh...
Komisioni i Disiplinës në burgjet shqiptare i ka dënuar me...
Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vijoi me shqyr...
KAS ka rrëzuar kërkesat e kandidatit të PD-ASHM Xhemal Gju...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij pas fitores së...
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në zgjedhjet e...
Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, ka deklaruar se 11 maji ka...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë fotografitë dhe një mesazh ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kërkesën e g...
Ka përfunduar rinumërimi i votave preferenciale për 41 nga...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot se ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konfe...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e cilësoi sot kr...
Mediat kanë raportuar se opozita dhe deputetë të saj, pas ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...