
Disa ditë më parë, në datën 25 korrik, u bë një prezantim publik i një draft-Kodi Penal. Çuditërisht nga propaganda dhe nga mediat që janë kryesisht në shërbim të kryebashkiakut Erion Veliaj, megjithëse kanë ngelur pak ose shumë pak, u shit si një Kod zyrtar i përgatitur nga Ministria e Drejtësisë dhe qeveria.
Dhe, ky Kod ishte përgatitur nga Ulsi Manja që kishte bërë çudira, çfarë nuk ka shkruar atje brenda, kryeministri Rama, gjithë qeveria etj.
Në fakt, mjafton ta shikosh prezantimin për herë të dytë që të ndjekësh çfarë kanë thënë folësit dhe e kupton se ai nuk është një Kod Penal i përgatitur nga qeveria shqiptare, por është një draft-kod, i cili është përgatitur nga një grup pune dhe ka filluar që në vitin 2019.
Në fakt, sipas të dhënave që u thanë zyrtarisht në vitin 2019, në kohën kur ministre ka qenë Etilda Gjonaj, është ngritur një grup pune për të diskutuar a ka nevojë për ndryshime në Kodin Penal në kuadër edhe të hapave që po hidhen drejt BE-së.
Pa diskutim që ka nevojë dhe në vitin 2023 gjatë kohës që ministër ka qenë Ulsi Manja grupi i punës ka marrë formë ligjore, që do të thotë një grup që punon për interes të Kodit dhe që njihet nga Ministria e Drejtësisë.
Gjithashtu vendoset edhe një grup tjetër që quhet grup oponence dhe kjo është e qartë. Pra, është një grup pune që kryesohet nga Arben Rakipi, për të cilin nuk ka pagesa nga qeveria, nuk ka dorë Ministria e Drejtësisë, nuk ka dorë kryeministri Rama, por një grup juristësh, penalistësh, që drejtohen nga Arben Rakipi, i cili sot është njeriu që komandon dhe kontrollon Shkollën e Magjistraturës e shumë juristë të tjerë.
Po ta ndjekësh me vëmendje takimin, ekspertë, penalistë, profesorë të së drejtës, folën dhe thanë që ky nuk është një Kod, por një draft mbi të cilin duhet diskutuar dhe duhet përmirësuar.
Dikush e vlerësonte me notë kaluese, dikush e vlerësonte me notat 7 apo 8, por që ky draft-kod të marrë formën e tij të plotë, përtej punës që ka bërë ky grup, duhet të ketë tryeza konsultimi, duhet të marrë vulën e BE-së.
Për të marrë vulën e BE-së duhet të vijnë ekspertë nga Europa, të cilët do të shënojnë nen për nen, sepse duhet përshtatur me shembuj dhe raste nga kodet më të mira të BE-së, pra të jetë një hap përpara për rrugën që ka marrë Shqipëria drejt Europës.
Pra, nuk kemi një Kod të përgatitur nga Ulsiu apo Rama siç po përpiqet të shitet nga propaganda, por kemi një grup pune që ka bërë një draft-kod, i cili, siç u tha dhe në atë prezantim, do të shkojë në tryeza konsultimi me ekspertë, do të diskutohet nen për nen që të mos jetë thjesht një Kod me nota kaluese apo me një mesatare, por të marrë vulën e BE-së, që është nota 10.
Meqenëse edhe Shqipërisë i janë hapur kapitujt, ka negociata me BE-në dhe nuk mund të shkohet me një draft-kod apo me një Kod Penal që të mbyllë derën e BE-së.
Ndërkohë që Kodi në opinionin publik po shitet si i përgatitur nga Ulsi Manja. Ne mund të themi që ky nuk është Kodi i Ulsi Manjës, por është edhe Kodi i Mero Bazes. Meqenëse ky i fundit ka zgjedhur t’i vendosë emrin e Ulsiut, ne mund t’i vëmë emrin e Meros, i cili ka hall me Ulsiun për çështjen e Erion Veliajt, për ngjarjet e mëdha që i quan ai, për vizitat dhe hallet e Erionit në burgun e Durrësit.
Mesa duket ministri i Drejtësisë, meqenëse respekton ligjin dhe jo Meron, dhe jo mjerot e tjerë të politikës, të cilët kërkojnë ato që shumë pak njerëz i dinë, duke qenë që opinioni do të kishte një reagim të parë negativ ndaj draft-kodit, problematikave që ka, pasi shumë prej tyre dhe nuk e kuptojnë, normalisht Mero ia faturon Ulsiut.
Në fakt, është një grup pune, i cili nuk ka asnjë lidhje as me Ulsiun, as me Edi Ramën, as me askënd tjetër. Është një draft që do të diskutohet në tryezë dhe do të marrë vulën e BE-së.
Mero thotë që është drafti i Ulsiut, ne themi që është drafti i Meros, dikush tjetër mund të thotë që është drafti i Ramës, dikush mund të thotë që është i Saliut, se Mero dikur e ka pasur fiksim Saliun, ndërsa tani duket se ka hequr dorë dhe ka fiksim Mulin, Ulsiun, Belindin. Ndërkohë dashuri të jetës e ka Erion Veliajn, i cili ka 13 akuza nga SPAK-u dhe rrezikon që përballë drejtësisë të dënohet për vepra shumë të rënda penale./ CNA
Mero Baze është një nga zërat e vetëm që i ka ngelur n...
Në një editorial të sotëm, Mero Baze ka rikonfirmuar se Gj...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”,...
“Një gazetar i pasur është një gazetar që qelb erë”, fiks ...
CNA ka filluar ditën e djeshme një investigim në lidhje me...
Investigime dhe detaje në lidhje me pasuritë e çmendura të...
Në një nga shënimet e tij të shpeshta dhe të shumta, të ci...
Në audio-përgjimet që SPAK-u paraqiti si prova në Apelin e...
Në një shkrim të rrëmujshëm dhe të lodhshëm, siç po i ndod...
Analisti i oborrit të Rilindjes, i dalë nga çeta e Saliut...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...