"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Në politikë shpeshherë thuhet se liderët lindin të tillë.
Se diku, në një cep të botës apo të historisë, një njeri rritet me “yllin” e lidershipit në ballë derisa historia i hap derën dhe ai hyn me natyrshmërinë e të paracaktuarit nga fati.
Në fakt nuk funksionon kështu. Liderët nuk lindin, ata ngjizen e krijohen nga krizat, përplasjet, debati, revolta e shoqërisë, nevoja e shoqërisë për t’u udhëhequr realisht dhe nga mungesa e alternativave të tjera. Situatat e caktuara politike formësojnë karakteret, derisa në skenën politike shfaqet një figurë që guxon të marrë përsipër barrën dhe përgjegjësinë e lidershipit.
Në shoqëritë e demokracitë normale, liderët nuk janë të “nevojshëm”. Kur gjithçka shkon normalisht, institucionet funksionojnë dhe njerëzit janë të zënë me jetën e përditshme, politika nuk është udhëheqje dhe qëllim në vetvete, madje as trampolinë pasurimi.
Ndërsa kur rregullat prishen, sistemi tronditet dhe besimi në drejtësi, ekonomi apo shtet shembet, atëherë lind nevoja për një figurë që të marrë përgjegjësi. Pikërisht aty, mes kaosit e pasigurisë, historia teston karakteret.
Historia ka shembuj të qartë se si çasti i duhur, përgjegjshmëria dhe marrja e përgjegjësive krijojnë liderin e duhur. Churchill do të kishte mbetur një politikan mesatar pa Luftën e Dytë Botërore. Ai u kthye në lider ngaqë Londra digjej dhe duhej dikush që të mos dorëzohej. Mandela mund të kishte ngelur një aktivist i harruar pa Apartejdin. Ai u shndërrua në lider, se një komb i tërë kishte humbur dinjitetin.
Edhe në demokracitë e konsoliduara, lideri del përballë sfidave që shkundin ndërgjegjen e shoqërisë dhe provohet në kriza.
Shqipëria, më shumë sesa liderë ka pasur politikanë që e kërkojnë pushtetin për ta përdorur.
Ngaqë luhatet në një demokraci hibride e jofunksionale, në një gjendje të përhershme krize, ku gjithçka është emergjencë dhe politika nuk merr përgjegjësi përpara shoqërisë, por vetëm pushtet mbi të. Ndaj kemi me shumicë manipulatorë, oportunistë, mjeshtra të mbijetesës politike dhe propagandës.
Nëse do të flisnim për kushtet optimale të lidershipit të përgjegjshëm, në Shqipëri i gjen me shumicë: varfëri, korrupsion, pasiguri, mungesë drejtësie, emigrim masiv, mungesë shprese, arrogancë qeverisjeje dhe boshllëk moral i opozitës.
Janë këto situatat që në vende normale do të lindnin një figurë që ngre kokën, që flet me ndershmëri dhe që i jep drejtim një populli të lodhur.
Ajo që mungon është diçka thelbësore: reagimi qytetar që ta detyrojë politikën të prodhojë liderë. Sepse lidershipi nuk është vetëm vullnet personal, por edhe pasqyrë e një shoqërie që kërkon më shumë. Sa kohë që shoqëria shqiptare pranon status quo-në dhe rrotullohet në vend, do të udhëhiqet nga njerëz që dinë të flasin për lidership, por jo të veprojnë si të tillë, ndërsa politika do të prodhojë të njëjtët njerëz me emra të ndryshëm.
Që çdo krizë do ta shndërrojnë në spektakël me qeverinë që bën propagandën e saj dhe opozitën që bën zhurmën dhe gjasme opozitën e saj.
Dhe, kur vendi të arrijë një pikë ku nuk do të durojë më farsën e pushtetit pa përgjegjësi, do të dalë dikush që nuk kërkon të sundojë, por të udhëheqë. Deri atëherë, ne do të kemi politikanë, jo liderë./ CNA
Në fillim të javës, Asambleja e Shoqatës “Tirona” zgjodhi ...
Të rinjtë që zotohen për një politikë ndryshe nuk kanë mungu...
Do doja të flisja për veten, meqenëse unë vetë kam shprehur ...
nga Iris BEQIRI Shtatori ka nisur plot zhvillime për poli...
Në një dalje në një televizion publik, nga të rrallat shfa...
U bë njëfarë kohe që Organizata e Kombeve të Bashkuara ësh...
Dekreti i presidentit Bajram Begaj, publikuar më 1 tetor, ...
Dekreti i Presidentit të Republikës për zgjedhjet në 6 bas...
Erion Veliaj është shkarkuar bazuar në nenin 62 të Ligjit ...
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë kurrë nuk do të jenë më të f...
Opozita shqiptare duket se nuk është ende e qartë dhe mesa...
Intrigat rreth arrestimit dhe shkarkimit të Erion Veliajt,...
Shkeljet brutale të sovranitetit ajror të Polonise dhe Est...
Siç e dimë, qeveria kërkon të votojë në Parlament një proj...
Prej tri ditësh, ky djalë është bërë personazh publik. Në ...
Duke u ankuar në Kushtetuese, Veliaj ka dalë hapur kundër ...
Bujë të madhe ka shkaktuar dalja në publik e një takimi në...
"- Ik që këtu! Kthehu në Romë! Je i ri dhe bota është jotj...
Qëllimi i luftës ekonomike është të dëmtohet ose të dobëso...
Ata që nuk harxhuan një shikim të fundit për ata, të cilët p...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...