Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Siç e dimë, qeveria kërkon të votojë në Parlament një projektligj për barazinë gjinore, ku përveç gjinisë mashkull-femër, ashtu siç është në ligjin aktual të Kodit Civil mbi barazinë gjinore, Nr. 9970, datë 24.07.2008, të vendoset edhe një gjini asnjanëse ose gjithëpërfshirëse, ashtu siç dëshiron dhe ndihet individi, edhe pse natyralisht është i përcaktuar për gjininë sipas seksualitetit mashkull-femër që nga lindja.
Ky projektligj po kundërshtohet nga opinioni publik, grupime dhe organizata “konservatore” që pranojnë natyrisht vetëm dy gjini, mashkull dhe femër, por edhe komunitetet fetare në vend, të cilat në unison e kanë kundërshtuar këtë projektligj, sepse është kundër krijimit të Krijuesit, që sipas feve monoteiste njeriu është i krijuar seksualisht mashkull dhe femër dhe automatikisht i ndarë në dy gjini mashkullore dhe femërore. Në një deklaratë të përbashkët për shtyp, këto komunitete thonë ndër të tjera:
“Ne, si komunitete fetare, theksojmë rëndësinë e familjes tradicionale të bazuar mbi dy gjinitë biologjike: burrë dhe grua. Për këtë arsye, kërkojmë saktësimin e përkufizimit të termit “Gjini” në projektligj, duke e lidhur qartë me gjininë e përcaktuar në lindje – burrë, grua, vajzë, djalë – në përputhje me parimet e barazisë dhe mosdiskriminimit.”-(Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë më 23 shtator 2025).
Ky projektligj po mbrohet sot nga grupime liberale ose LGBTI, të cilët nuk pranojnë natyralitetin seksual mashkull-femër, por kërkojnë të pranohet ligjërisht që identitetin gjinor nuk e përcakton as Krijuesi, as natyra, as mjekësia, por dëshira e individit. Ata kërkojnë që identiteti gjinor binar mashkull-femër, burrë, grua, djalë, vajzë të zgjerohet edhe në gjini të tjera të papërcaktuara.
Sot në vende ku ky ligj është votuar, numri i deklarimeve gjinore sipas ndjeshmërisë dhe dëshirës ka shkuar deri në 72, duke variuar nga gjini e përzier, multigjini, pa gjini, ose sipas mjedisit, estetikës, humorit, emocioneve, prejudikateve, miqve, hapësirës, natyrës, ngjyrave, përvojave, etj. Kjo krijon një “kuti të Pandorës” të hapur, që është e vështirë të kategorizohet.
Ky debat ka histori të gjatë në Europë e botë dhe po paraqitet tani te ne si kërkesë për integrimin në BE.
Ai që futi konceptin e gjinisë alternative ishte mjeku nga Zelandë e Re, John Money, në Universitetin John Hopkins në vitin 1955, i cili futi termin “gjini shoqërore” (gender) që nënkupton sjelljen gjinore të një personi, pavarësisht nga organet riprodhuese.
Fjala “gender” në anglisht vjen nga greqishtja (φ?λο) që rrjedh nga folja φ?ω, që do të thotë “të lind”. Pra kemi gjini sipas asaj që lindim me organe seksuale riprodhuese, mashkull dhe femër. Ky është parim themelor gjuhësor edhe për emërtimin e gjallesave, natyrës dhe sendeve.
Koncepti i ri për “gender” ndahet nga gjinia biologjike, sipas së cilës çdo qenie e krijuar është binare me dy gjini: mashkull dhe femër. Sipas John Money dhe pasuesve të tij, identiteti gjinor konsiderohet mënyra personale se si individi e përjeton gjininë e tij, pavarësisht nga gjinia e lindur.
Kjo ide u mbështet nga individë dhe grupe që mohojnë natyralitetin seksual dhe kërkojnë të imponojnë pasionet e tyre personale.
Konflikti mes konservatorëve dhe liberalëve, ose mes natyralistëve dhe denatyralistëve, qëndron në:
Natyralistët: rolet gjinore janë të përcaktuara nga shoqëria për shkak të organeve seksuale riprodhuese sipas lindjes.
Denatyralistët: ky përcaktim është pengesë për shprehjen e gjinisë shoqërore, që nuk ka nevojë të përputhet me atë natyrale, biologjike ose hyjnore.
Nëse këto debate do të ishin bërë më parë, grupimet që mohojnë Krijuesin dhe natyrën mund të trajtoheshin si të sëmurë psikikisht, por sot konsiderohen “modernitet” dhe “liri”.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bën diferencën midis seksit dhe gjinisë:
Seksi u referohet karakteristikave biologjike dhe fiziologjike të meshkujve dhe femrave (organe riprodhuese, kromozomet, hormonet, etj).
Gjinia u referohet karakteristikave të ndërtuara shoqërisht të grave dhe burrave (norma, role, marrëdhënie), që ndryshon nga shoqëria në shoqëri dhe mund të ndryshohet.
SHBA, përkundër OBSH, pranon vetëm dy gjini të lindura sipas seksit. “Është politikë e SHBA-së të njohin dy gjini, mashkull dhe femër. Këto gjini nuk janë të ndryshueshme dhe bazohen në një realitet themelor dhe të padiskutueshëm” (Shtëpia e Bardhë — 20 janar 2025).
Ata që mbështesin teoritë e denatyra, përdorin raste patologjike si interseksualiteti (DSD), i cili prek rreth 5% të njerëzve. Në këto raste, përcaktimi i gjinisë bëhet me ndihmën e mjekësisë, por nuk krijohet një gjini e tretë, por vetëm përcaktohet si mashkull ose femër.
Kisha ortodokse është kundër përcaktimit gjinor sipas dëshirës, sepse mbështetet në Shkrimin e Shenjtë dhe doktrinën kishtare. Sipas Shkrimit të Shenjtë, njeriu është krijuar sipas shëmbëlltyrës së Perëndisë: “Dhe Perëndia e krijoi njeriun sipas shëmbëlltyrës së vet; mashkull dhe femër i krijoi ata” (Zanafilla 1:27).
Krishti pohon: “Që nga fillimi i Krijimit, Perëndia i bëri ata, mashkull dhe femër” (Marku 10:6).
Doktrina ortodokse tregon se mashkulli dhe femra janë të krijuar për bashkim shpirtëror dhe fizik, për përsosje shpirtërore dhe riprodhim. Armiqësitë ndërmjet tyre nuk janë të natyrshme, por rrjedhin nga mëkati.
Kanonet kishtare ndalojnë çdo ndërhyrje për ndryshim të gjinisë dhe e konsiderojnë atë mëkat të rëndë. Vetëm raste interseksualiteti trajtohen me kujdes mjekësor, për të përcaktuar gjininë e lindur.
Apostulli Pal thotë: “Nuk ka as mashkull, as femër në Krishtin, sepse të gjithë jeni një” (Galatasve 3:28) — që do të thotë barazi, jo mohim i gjinisë mashkull-femër.
Ndryshimet dhe trajtimet hormonale/kirurgjikale për të ndryshuar gjininë krijojnë pasoja serioze shëndetësore dhe psikologjike.
Kisha i trajton këta njerëz me dashuri, si të sëmurë shpirtërisht, duke ofruar pagëzim, rrëfim, pendim, kungim dhe guidë shpirtërore.
Shën Paisi i Malit të Shenjtë thotë: “Kur e shohim Kishën si spital shpirtëror, i trajtojmë të tjerët me mëshirë. Të gjithë jemi pacientë në këtë spital, disa më mirë, disa më keq, por asnjëri nuk është plotësisht i shëruar.”
Kështu, çdo projektligj që lejon gjini të tjera përveç mashkull-femër është kundër natyrës, shkencës dhe Perëndisë. Detyra jonë është të mbrojmë krijimin hyjnor dhe të qëndrojmë besnikë ndaj ligjit të Zotit: mashkull dhe femër janë të pandryshueshëm dhe themeli i jetës dhe familjes.
Indiferenca apo liberalizimi ndaj këtyre risive moderne është gabim i madh. Në fillim mund të duket pa rëndësi, por kur ligjërohen dhe imponohen shoqërisë, veçanërisht te fëmijët dhe të rinjtë në kopshte, shkolla dhe mjedise publike, bëhet rebelim dhe mëkat kolektiv kundër Krijuesit dhe natyrës njerëzore.
Kjo prirje, në këndvështrimin e krishterë, është veprim i frymës së Antikrishtit, i cili synon të zhdukë identitetin gjinor të njeriut, aftësinë për riprodhim, për familje dhe aftësitë për të qenë qenie e lirë sipas ikonës së Perëndisë. Individi shndërrohet në një shifër, i regjistruar me një vulë 666, pa dëshira, pa kënaqësi seksuale natyrale dhe skllav i përjetshëm i Antikrishtit.
Për këtë arsye, indiferenca dhe mosreagimi shoqëror meriton dënimin hyjnor, siç thuhet në Bibël: “E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!” (2 Selanikasve 2:11)
Prej tri ditësh, ky djalë është bërë personazh publik. Në ...
Duke u ankuar në Kushtetuese, Veliaj ka dalë hapur kundër ...
Bujë të madhe ka shkaktuar dalja në publik e një takimi në...
"- Ik që këtu! Kthehu në Romë! Je i ri dhe bota është jotj...
Qëllimi i luftës ekonomike është të dëmtohet ose të dobëso...
Ata që nuk harxhuan një shikim të fundit për ata, të cilët p...
Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të ni...
Të nderuar qytetarë, pas një skanimi me sy të mbyllur dhe ...
Në politikë, para veprave, fjala është arma më e fortë, po...
Ndërsa po ndiqja në “Opinionin” e Blendi Fevziut një d...
Sot është një ditë historike! Pas kaq vitesh durimi stoik,...
Dielli im, Kryeministri, ma bëri qejfin sot. Më në fund e ...
Palestina do të jetë “elefanti në dhomë”, gjatë takimit vj...
Seanca e fundit parlamentare ishte një shfaqje e vogël, po...
Republika e Këshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një koment në lidhje me a...
Ky është një ekuacion shumë interesant: a do t’i hapë Veli...
Duket sikur Partia Demokratike ka gjetur formulën e vetme ...
Të dhënat zyrtare të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks (FBK...
S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,Por që sot e ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...