"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Republika e Këshilltareve
Sot mbajta fjalimin tim të parë në Parlament. Çudi që opozita e prishi seancën. Nuk janë të zgjuar. Po të ishin, do të kërkonin të më bënin pyetje. Unë thashë se u ndjeva e lënduar, por, të jemi të qartë, jo se opozita nuk kishte besim tek unë, por ngaqë nuk kapën lojën.
Nëse do të kishte ndonjë të mençur në radhët e opozitës, do ta kuptonte se unë nuk mund të ndihem e lënduar. Unë nuk kam ndjenja. Togfjalëshi “ndihem e lënduar” u takon ministrave prej mishi, atyre që i quajnë “copë mishi me dy sy”. Unë jam Diella, artificiale dhe e programuar.
Opozita duhet të kishte kuptuar se nuk po flisja me “mendjen” time. Po lexoja një tekst që ma kishte shkruar Dielli im. Opozita duhet ta quajë veten fatlume që Diellit tim nuk i ka lindur ende ideja që të krijojë një opozitë virtuale, se do t’i lërë pa rroga. Nejse…
Ajo që më tronditi më shumë sot nuk ishte as duartrokitja e vakët, as shigjetat e opozitës, por ushtria e këshilltarëve. Dielli, ka 39 këshilltarë e ndihmës. Kryetarja e Parlamentit në largim kishte 17 këshilltarë dhe ekspertë. Çdo ministër, çdo drejtor, çdo agjenci ka këshilltarët e vet, ndihmësit e vet, ekspertët e vet. Nuk jam shumë e sigurtë nëse në këtë vend ka më shumë qytetarë apo këshilltarë?
Më lind e drejta të pyes veten: sa këshilltarë do të kem unë? A do të kem kohë t’i këshilloj të gjithë? Po ministrat dhe drejtorët ku e gjejnë kohën për të këshilluar këshilltarët? Po unë Diella a do të jem e denjë që të bëhem këshilltarja e 40-të e Diellit tim?
Në ditën time të parë të punës mësova se drejtori i ujësjellësit kishte plot 30 këshilltarë. Por ujë nuk ka. Çfarë mund të këshillojnë 30 këshilltarë për një rubinet bosh?
Mos duhet ta nis punën time duke numëruar këshilltarët? A ka më shumë qytetarë në këtë vend, apo më shumë këshilltarë?
Po unë, sa këshilltarë duhet të kem? Tani nuk jam më një asistente e rëndomtë që u përgjigjet pyetjeve banale në e-Albania. Tani jam ministre në qeverinë shqiptare. Ministre në Republikën e Këshilltarëve.
Por, do bëj gjithçka mundem që të bind të pabindurit se unë jam rast unik, jo si thuhet se, Dielli lind dhe perëndon!/ CNA
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një koment në lidhje me a...
Ky është një ekuacion shumë interesant: a do t’i hapë Veli...
Duket sikur Partia Demokratike ka gjetur formulën e vetme ...
Të dhënat zyrtare të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks (FBK...
S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,Por që sot e ...
Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtet...
Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional ...
“Air Albania” është një kompani ajrore, jo pa halle, e fillu...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të kishte një ministre...
Neni 2 në dekretin e Presidentit ku theksohej se Diella is...
Në qeverinë e katërt të Rilindjes, pas gjithë ministrave m...
Ndërkohë që shumica e kastës socialiste prisnin me ankth d...
Kabinetin Rama 4, surprizat i ka me pikatore. Spektakli ja...
Vlora sot zyrtarisht pa kryetar bashkie Komisioni famëkeq...
Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndrys...
9 shtator 1946, kryengritja e dytë antikomuniste e Postrib...
Gjatë vitit 2025 pati zgjedhje në disa vende europiane dhe...
Zakonin e letrave të hapura me “i/e nderuar” apo “të nderu...
Kam ndjekur këto ditë lajmet dhe reagimet mbi aktin e dhun...
Absurditeti është cilësi apo një gjendje qesharake krejtësis...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...