E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtetit dhe njeriut të besuar të Madeleine Albright, sot në Hagë, në procesin kundër liderëve të UÇK-së ka ngritur pikpyetjen nëse epopeja e lavdishme e çlirimtarëve ka pasur vërtet emër. Kur ish presidenti Hashim Thaçi, bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin mësuan se do të merreshin të pandehur, në Kosovë dhe në Shqipëri nisi një lëvizje proteste nën slloganin “Liria ka emër”. Domethënia e saj ishte se duke burgosur për vrasje dhe krime kundër njerëzimit udhëheqësit e luftës, po njollosej drejtpërdrejt e gjithë beteja e një populli për ti shpëtuar agresionit serb.
Por, në fakt, po të dëgjoje sot rrëfimin e ish zëdhënësit të DASH para gjykatës të dukej sikur liria nuk ka pasur emra të përveçëm. Aty roli i ish drejtuesit politik të UÇK-së rezultonte të ketë qenë shumë më minor, i papërfillshëm dhe jo komandues. James Rubin i pyetur nga avokatët dhe prokurori vizatoi një lider më shumë figurant, një lloj ministri i jashtëm tha ai- që nuk i urdhëronte dot komandantët, por vetëm përcillte tek ndërkombëtarët versionin e tyre. Rubin theksoi se Thaçi nuk ka pasur autoritet dhe as fuqi për të ndikuar, se ai nuk i urdhëronte dot ata, se e gjithë organizata nuk kishte një strukturë vertikale, madje se elementëtëve të saj më ekstremistë u trembej edhe vetë Hashimi.
Ky version i deheroizuar i historisë ka qenë gjatë gjithë kohës linja kryesore e avokatëve mbrojtës të ish presidentit të Kosovës. Që në fillim të procesit ata e kanë detyruar edhe vetë Thaçin të minimizonte rolin e tij dhe të drejtorisë politike në udhëheqjen e luftës, duke i transferuar ato tek drejtuesit lokalë të veprimeve ushtarake.
Se përse ka ndodhur kjo kuptohet lehtë po të njohësh me detaje aktakuzën kundër Hashim Thaçit. As mbi të, as mbi Kadri Veselin dhe të tjerët nuk rëndojnë fakte personale se kanë kryer krime me dorën e tyre. Në këtë drejtim nuk ka asnjë provë.
Por, për afro mbi 100 viktimat, për torturat mbi civilët, zhdukjen e kundërshtarëve politikë brenda vendit dhe atë të ndaj serbëve apo romëve, Thaçi trajtohet nga prokurorët si një lider që ka pasur djeni se çfarë bënin komandantët e vet. Akuza e “ndërmarrjes së përbashkët kriminale (Joint criminal enteprise)” justifikohet me qëllimin e UÇK për kontrollin e teritorit, duke e spastruar atë nga shqiptarët tradhëtarë dhe nga pakicat etnike. Në kuadër të kësaj strategjie liderët çlirimtarë fajësohen se i kanë ditur dhe pranuar ato që ndodhnin në burgjet e tmerrshme të Kukësit dhe Cahanit, që gjendeshin brenda teritorit shqiptar, apo atë të Llapushnikut në Kosovë.
Pikërisht për të shmangur përgjegjësinë për këto vrasje, dëbime dhe tortura tashmë të vërtetuara, avokatët mbrojtës kanë zgjedhur taktikën e një Hashim Thaçi që nuk e pyeste kush, që nuk kishte fuqi dhe prej të cilit nuk kërkohej miratim për gjithçka. Ky ishte fiks edhe thelbi i rrëfimit të dëshmitarit të tyre star, James Rubin, që do të jetë njëri ndërmjet 12 të përzgjedhurve që do përpiqen të lehtësojnë pozitën e ish presidentit në sytë e gjykatës.
Natyrisht, kjo strategji deheroizuese, sado jo e moralshme që të duket, mund të jetë rruga më e mirë juridike për tu përballur me një proses absurd, pa transparencë, të stargjatur dhe jo proporcional ndaj krerëve të UÇK-së. Kundrejt një gjykate politike që ndoshta s’duhet të kishte ekzistuar fare, kundrejt një gjykimi që anashkalon kuadrin e gjërë të agresionit serb dhe fokusohet tek krimet e shqiptarëve, kundrejt izolimit pa fund dhe mbajtjes në kushte të tmerrshme izolimi të të akuzuarve, ndoshta më rëndësi ka qëllimi i arritjes së pafajësisë, sesa mjeti përmes të cilit arrihet ai.
Por ama, si do që të jetë përfundimi i këtij gjykimi, në pranverën e ardhshme apo pak më vonë, kjo lloj strategjie e mbrojtjes nuk mund të mos lërë gjurmë në historinë e nesërme. Edhe nëse lirohen edhe nëse mbeten në burg, prijësit realë të UÇK-së u detyruan të pohojnë me gojën e tyre se, roli që kanë pasur gjatë luftës nuk ka qenë ai që tregohet në legjendat për të.
Paradoksi i lëvizjes që lindi me shpalljen e akuzës: “Liria ka emër” u kris dhe u errësua në sallën e gjyqit. Për shkak të strategjisë që u zgjodh Thaçi u vizatua si një komandant i dobët, pa fuqi mbi rjedhën e ngjarjeve dhe pa autoritet për të drejtuar luftën ndaj ushtrisë serbe. Ai u detyrua ta zhveshë mantelin e heroit dhe ky qe dënimi më i madh për njeriun, politikanin dhe rolin e tij në histori.
Askush nuk mund të hamëndësojë se cila do të kish qenë rrjedha e ngjarjeve, nëse ai do të kishte vënë bast për një strategji të ndryshme mbrojtjeje në proces. Por duke vendosur edhe në gojë të protogonistëve ndërkombëtarë të kohës, si James Rubin, faktin se ai ka qenë një lider i pa fuqishëm dhe pa peshë, ai ka hapur siparin e rishkrimit të ngjarjeve të asaj periudhe. Ky është lajmi i parë i keq që vjen nga Haga, shumë kohë përpara se gjykata të japë verdiktin. Dëmi i dytë i tij është se pasojat nuk do të bien vetëm mbi fatin personal të atyre që gjenden në bankën e të akuzuarve.
Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional ...
“Air Albania” është një kompani ajrore, jo pa halle, e fillu...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të kishte një ministre...
Neni 2 në dekretin e Presidentit ku theksohej se Diella is...
Në qeverinë e katërt të Rilindjes, pas gjithë ministrave m...
Ndërkohë që shumica e kastës socialiste prisnin me ankth d...
Kabinetin Rama 4, surprizat i ka me pikatore. Spektakli ja...
Vlora sot zyrtarisht pa kryetar bashkie Komisioni famëkeq...
Si mund të pajtohen politika dhe etika, ose, thënë ndrys...
9 shtator 1946, kryengritja e dytë antikomuniste e Postrib...
Gjatë vitit 2025 pati zgjedhje në disa vende europiane dhe...
Zakonin e letrave të hapura me “i/e nderuar” apo “të nderu...
Kam ndjekur këto ditë lajmet dhe reagimet mbi aktin e dhun...
Absurditeti është cilësi apo një gjendje qesharake krejtësis...
Mbas 35 vitesh “tranzicioni komunist” që akoma vazhdon, du...
Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Fil...
Prolog Për komunitetin e artistëve në përgjithësi, e për VI...
Ndodhi në Firenze. Piazza della Signoria. Kryetari i Bashki...
"Teatri i pushtetit është gjithmonë më i madh se teatri i ...
Metaforikisht Një aforizëm popullor, një metaforë e hidh...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...