Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...

Mbas 35 vitesh “tranzicioni komunist” që akoma vazhdon, duket sikur kemi arritur pikën më të ulët në demokratizimin e vendit dhe kemi rënë në një pellg imoraliteti që kërcënon për t’u revelue: “i pashërim”.
Shoqëria shqiptare ndahet mbas tri dekadash në antikomunistët, të mbijetuarit e diktaturës, që përballuam plumbat dhe hekurat e xhelatëve, për një periudhë kohore 50-vjeçare më e gjata në Europë, dhe me komunistët që i shërbyen diktaturës, që kryen krime, dhe që monopolizuan sistemin demokratik e u bënë palë me organizata të huaja antishqiptare që nuk deshën një Shqipëri demokratike europiane. Bilanci i krimeve të komunizmit është rrëqethës në krahasim me vendet e Europës Juglindore që ishin nën një sistem komunist.
Antikomunistët që vinin nga kampet e përqendrimit, nga kulakët e Burrelit, Spaçit, Qaf-Bari, e mirëpritën ndërrimin e sistemit me një motiv kombëtar: “Jo hakmarrje, po drejtësi”. Boll Shqipëria ishte vaditur me gjakun e pafajshëm të elitës së kombit, të atyre burrave dhe grave, të atyre familje fisnike që u shkatërruan në tre breza. Në vitin 1990, Partia Komuniste, e cila i kishte kryer këto krime, ndërroi emrin në “socialiste” dhe fshiu krimet monstruoze që kreu ndaj shqiptarëve, krime të paimagjinueshme për Europën e Pasluftës së Dytë Botërore.
Kjo parti diktatoriale, jo vetëm që nuk mbajti përgjegjësinë ligjore për krimet, por e quajti të mjaftueshme të fshihej pas emrit “Socialiste” dhe të konkurronte për pushtet duke vazhduar ideologjinë kriminale të PKSH-së në një sistem demokratik. Fatkeqësi kombëtare që kjo parti antidemokratike, antishqiptare, u lejua në ’90-ën të ishte pjesë e demokratizimit të vendit.
Kjo falë edhe Partisë Demokratike që gjatë këtij tranzicioni nuk kërkoi të dënohej Partia Komuniste, por ishte e kënaqur që e kishte përkrah në ndërtimin e demokracisë.
Partia Demokratike nuk pati kurajën, dhe as nuk e ka, që t’i dënojë krimet e komunizmit, por i përdori këto krime për politikë dhe aspak në kuadrin ligjor siç bënë vendet e Europës që i dënuan me ligj këto krime.
Partia Socialiste me të marrë pushtetin me forcën e tij, riktheu datat simbol të komunizmit, si 29 nëntorin, 5 majin, luftoi me të gjitha forcat që opozita të shkatërrohej dhe t’i servirej shoqërisë se komunistët janë shumicë në Shqipëri.
Monopolizoi Gjyqësorin si në vitin 1946, kapi mediat dhe nderoi pasardhësit e xhelatëve me poste shtetërore, përdori sloganin e rilindjes së komunizmit, e ktheu shtetin në një agjitprop të pushtetit, dhe sot në media sloganet e propagandës janë në barazi të plotë me diktaturën. Rrëmbeu ekonominë, u hoqi pronarëve të ligjshëm pronat dhe i kaloi në duar të pushtetit të tyre, duke mos lejuar kapitalizmin, por duke forcuar pushtetarët dhe krijuar klasën e oligarkëve, të pushtetarëve socialistë. Sot nuk ka bashkëpunëtorë të sigurimit, por ka patronazhistë, të cilët paguhen nga taksapaguesit shqiptarë, njësoj si në kohën e Enver Hoxhës.
Shkatërroi institucionin e zgjedhjeve, nuk lejon ndërrimin e pushteteve, falë dhe një opozite që ngeli në politikë pa vizion antikomunist, që iu largua mbrojtjes së të drejtave të mohuara të antikomunistëve duke e kthyer moton e saj të ndryshimit vetëm për pushtet, dhe aspak në vizionin demokratik perëndimor, të një Shqipërie demokratike europiane.
Partia Demokratike iu largua elektoratit antikomunist dhe sot, mbas të ashtuquajturave zgjedhje të 11 majit, ajo nuk ka kontaktet me elektoratin që e shpëtoi në politikë duke sakrifikuar një periudhë shumëvjeçare të jetës së tyre, vetëm të shpëtonin demokracinë, lirinë e shqiptarëve.
Partia Demokratike nuk kërkoi dhe as nuk kërkon që të dënohen krimet e komunizmit siç i ka dënuar Europa. Krimet dënohen me ligj dhe jo me slogane politike. Ajo nuk i nderon jetët e antikomunistëve, por ndjek Rilindjen komuniste duke nderuar xhelatët e diktaturës.
Sot Shqipëria nuk ka një muze kombëtar për krimet e komunizmit. Sot Spaçi që të kthehet muze do zërin e fuqishëm të opozitës në Parlament. Sot ndërtohen shtëpi-muze të shkrimtarëve të Realizmit Socialist, jepen filmat e Realizmit Socialist në TVSH që paguajmë taksë ne antikomunistët dhe shohin rinia shqiptare përbuzjen klasore të komunistëve kundër antikomunistëve.
Partia Demokratike flet vetëm për pushtet dhe jo për elektoratin që e votojnë. PD nuk kërkon që Burreli, Spaçi, Tepelena, e vendet ku janë kryer krime të shpallen muze. Ajo i bashkohet heshtjes së rilindjes komuniste në vitin 2025. Mbas 35 vitesh jeta e mbi 6000 shqiptarëve që i vrau komunizmi dhe u zhduku kufomat sot nuk kanë një varr në tokën e tyre.
PD hesht për këta të zhdukur nga krimineli Enver Hoxha si kundërshtarë politikë. Për më shumë se tri dekada familjet e tyre kanë mbajtur peshën e padurueshme të mungesës, ashtu dhe kërkesën për drejtësi.
Por partia që e votojnë këto familje hesht dhe nuk kërkon të vihen para drejtësisë hetuesit, gjyqtarët, prokurorët, xhelatët e diktaturës që kanë mbushur sallën e parlamentit dhe institucionet e drejtësisë.
Ambasadorët e vendeve perëndimore për stabilokraci bashkohen me pushtetin që dhunon votën e lire, të drejtat e antikomunistëve dhe harrojnë këta diplomatë se ishim ne, antikomunistët, që në burg e në plumba kërkonim Shqipërinë si Europa.
Shqiptarët që përballuam mbi 914.000 vite burg e internim të pafund përballemi mbas 35 vitesh me përçmimin e pasardhësve të komunizmit.
Sigurisht dhe fatkeqësisht trashëgimtarja e komunizmit që sundon sot Shqipërinë këtë “palodemokraci” e ka kthyer në propagandë komuniste duke i kthyer objektet e diktatorit më gjakpirës të Luftës së Ftohtë ndaj kombit të vet në një propagandë që këto objekte të shërbejnë si mjete propagandistike në një kohë kur Shqipëria është i vetmi vend në Europë që nuk i ka dënuar krimet makabre të diktatorit Enver Hoxha.
Apologji e krimeve të komunizmit. Dhe ka 35 vite që kjo mazhorancë nuk ka ndërgjegjësimin t’i dënojë këto krime, apo të kërkojë falje, por vazhdon propagandën në nderim të diktatorit Hoxha.
Ne nuk lejuam hakmarrje individuale ndaj xhelatëve të komunizmit, por ia kaluam drejtësisë ta dënojë krimin enverist. Fatkeqësisht, partia që votojmë prej tri dekadash, drejtësinë që kërkojmë ne e ka arshivuar në heshtje. Ne përçuam paqen, mazhoranca komuniste që sundon këtë vend na urren. Ka 35 vite që nuk lejohen të drejtojnë antikomunistët institucionet kushtetuese si në diktaturë. Lufta e klasave ndaj antikomunistëve njeh vetëm rritje. Por opozita nuk e bllokon parlamentin për këto të drejta që u mohon votuesve të tyre antikomunistë, por mbron të drejtat e komunistëve të rinj që u pasuruan dhe sot burgosen nga udhëheqësi i mazhorancës për arsye pushteti. Sot, shqiptarët dhe shqiptaret janë të djegur për liri e demokraci. Ata janë të sigurt që, nëse e tashmja është grabitur nga oligarkët e pseudopolitikës në Shqipëri, e ardhmja i takon lirisë dhe demokracisë për të gjithë!
Kelmendasit kërkojnë që heroi Preg Cali, i cili nuk lejoi që krahina e Vermoshit të ishte Serbi, por e la Shqipëri, opozita nuk flet për ndërtimin e shtëpisë së këtij heroi, por kënaqet me shtëpinë-muze të Agollit, patriarkut të komunizmit. Shqiptarë që përballuat diktaturën, familjarisht të shpëtojmë demokracinë dhe të ruajmë lirinë e tyre në këtë diktaturë të re!
Çdo shqiptar është i vetëdijshëm se pa e mbrojtur demokracinë ne, nuk kemi liri!
Ne duhet t’u tregojmë balilve të komunizmit, që na sundojnë sot, se bustin e kriminelit Enver Hoxha e tërhoqëm zvarrë për krimet që kishte bërë. Ju paralajmërojmë se nuk do t’ju lejojmë juve pasardhësve bastardë të xhelatëve të komunizmit të na merrni lirinë që e kemi fituar me gjak të pafajshëm.
Sot do t’ju tregojmë shqiptarëve se nuk do të lejojmë që të heshtet ndaj krimeve të komunizmit, do të marrin miratimin e popullit shqiptar për t’i dënuar me ligj këto krime çnjerëzore që u bënë ndaj shqiptarëve. Sot politika shqiptare është antikombëtare që hesht për mbi 6000 të zhdukurit e komunizmit. Turpi i mbuloftë këta politikanë shqiptarë që nuk nderojnë këta bashkëkombës dhe nuk flasin për këta martirë që sakrifikuan jetën për Shqipëri, që kjo nënë hallemadhe të ishte si Europa.
Sot i madh e i vogël, çdo familje antikomuniste të jetë në këmbë për të nderuar gjakun e derdhur të shqiptarëve nga diktatura enveriste dhe për të dënuar përçmimin e balilëve enveristë që sundojnë Shqipërinë.
Demokracia është themeli i sigurisë dhe i një qeverie të përgjegjshme e bazuar në shtetin e së drejtës, zgjedhje të lira, të drejta, të konkurrencës, media të hapura, respekt për opozitën dhe shoqërinë civile, të drejta të plota për antikomunistët shqiptarë!
Me lirinë dhe demokracinë nuk ka nevojë për kompromise, me diktaturën e re shqiptare!
Ne duhet t’ua bëjmë të qartë imituesve të diktaturës dhe t’u dërgojmë sinjalin sqarues: ne, antikomunistët nuk do të lejojmë asnjë pushtet që të na cenojë lirinë dhe demokracinë në vendin tonë! Demokracia nuk pret!
Poeti i madh i kombit shqiptar, At Gjergj Fishta, na frymëzon me vargjet e tij për shqiptarët që u sakrifikuan për të mbrojtur lirinë:
OH ATA T/LUMTË QË DHANË JETËN
OH ATA T/LUMTË QË SHKRIN VETEN
LEHTË U NGREJT MBI VORR LEDINA
BUTË U QOFSHIN MOTI E STINA, AKULLI, BORA, SERADINA./ CNA
Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Fil...
Prolog Për komunitetin e artistëve në përgjithësi, e për VI...
Ndodhi në Firenze. Piazza della Signoria. Kryetari i Bashki...
"Teatri i pushtetit është gjithmonë më i madh se teatri i ...
Metaforikisht Një aforizëm popullor, një metaforë e hidh...
Erion Veliaj e ka kaluar “hutimin e parë”. I fokusuar fil...
Sot integriteti është një vlerë e harruar. Në një kohë ku fa...
Këtë shprehje e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1997 n...
Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë është mbi...
Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publ...
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh. Fenom...
Po ti pse flet, kur s’flasin ata që punojnë aty për të...
Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjës...
Shqipëria po digjet Nga jugu në veri, flakët kanë përpirë...
Shqipëria po përballet me flakët. Zjarret kanë pushtua...
Njeriu është e vetmja krijesë që di të ndezë zjarre, kjo a...
Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë d...
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...