"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e disa ambienteve, të cilat janë pronë shtetërore, që përdoreshin prej vitesh me qira nga Irfan Hysenbelliu, biznesmen e ndërtues dhe që e ka humbur të drejtën e administrimit të tyre dhe mbajtjes me qira me vendimet e të gjitha niveleve të gjykatave.
Ka kërkuar edhe një masë pezullimi, siç e shikoni te ky vendimi KËTU dhe Gjykata e Apelit nuk ia ka dhënë, por ka kërkuar të zbatohet ligji.
Meqenëse Irfan Hysenbelliu po ankohet se i është prerë sinjali televiziv, e vërteta është që nuk ia ka hequr Rama, nuk ia ka hequr qeveria, nuk ia kanë ulur çelësin, por kanë humbur të drejtën për mbajtjen e asaj prone. Atë pronë në përgjegjësi e kanë institucione shtetërore, të cilat do ta marrin në administrim. Në rast se nuk e marrin në administrim pronën, do të thotë që shkelin ligjin dhe duhet të shkojnë përpara drejtësisë.
Nuk ka pse të shkojnë njerëzit burgjeve apo të mbajnë përgjegjësi penale se Irfani kërkon të mbajë me dhunë një pasuri publike.
Irfan Hysenbelliu është ndërtues, ka me qindra prona të dhëna me qira te të tretë. Mjaftojnë ato prona që jep me qira t’i vërë në dispozicion të televizionit të tij dhe të vazhdojë punën.
Së pari, “News 24” dhe mediat e tjera të tij nuk janë oponente me pushtetin, janë lëpirëse të pushtetit. Lëpirës i Erion Veliajt për shkak të marrëdhënieve me Bashkinë e Tiranës, të lejeve të ndërtimit.
Kishte dhe dhëndrin zyrtar të Bashkisë Tiranë, një nga më të rëndësishmit, gjatë kohës që ishte Lulzim Basha. Lëpirës edhe i Lulit.
Irfan Hysenbelliu nuk është një biznesmen që po i shkelen të drejtat, është një biznesmen që ka shumë prona. Me vendim gjykate e ka humbur të drejtën e administrimit të asaj pasurie që është pronë e shtetit dhe administrimin e asaj po e merr shteti për interesat e tij.
Irfani të shkojë te pronat e tij, ta vendosë televizionin dhe të vazhdojë punën. Por sërish mos të besojë kush se Irfani do të bëjë opozitë apo do të jetë një media dhe një zë i qytetarëve. Irfani do të vazhdojë të lëpihet si të tjerët, atje ku ka interesat e pushtetit. Do t’i bjerë për inate personale ndonjë zyrtari që s’e dëgjon. Do t’u bjerë drejtorëve të Tatimeve, të cilët i kërkojnë të paguajnë taksat dhe sigurimet shoqërore, që nuk i paguan, por ka me miliona e miliona euro borxhe. Do t’i bjerë ndonjë zyrtari apo ministri që do t’ia prishë qejfin e nuk i jep çfarë do dhe do t’i lëpihet pushtetit siç ka bërë zakonisht dhe asgjë më shumë sesa kaq.
Tek Irfan Hysenbelliu bën përjashtim vetëm një gazetare, një kolege si Klodiana Lala, e cila shpesh përpiqet të jetë më e pavarur si zë. Sepse vetë media në total është një shërbëtore servile pushteti, që tashmë qeveria nuk e ka shpallur armike, po i ka kërkuar të lirojë ambientet që s’i takojnë me ligj.
Për këtë, personat përgjegjës kanë zbatuar ligjin dhe asgjë më tepër se kaq. Irfani do të vazhdojë të cicërojë, le të shkojë në pronat e tij dhe të vazhdojë muzikën njësoj./CNA
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej m...
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Operatorët turistikë të ulin çmimet! Qeveria të prodhojë p...
(me rastin e 82 vjetorit) Marrëveshja e Mukjes është një ...
Personalisht jam pro bashkëpunimit të forcave politike...
Në një vend ku realiteti shpesh refuzohet si pasqyrë dhe p...
Muaji korrik është muaj i bekuar për ne shqiptarët, pasi k...
Reformat nuk presin dot kënaqësinë e parazitëve. Prokuror...
Propagandistët më të shpifur të një pushteti janë ata që p...
Në romanin "Pallati i ëndrrave" të Ismail Kadaresë, nj...
Në mes të vapës kur halli i të gjithëve është mungesa e or...
Një polic godet me shpullë një kamarier 18-vjeçar. Fadroma...
Plutarku rrëfen në “Jetët paralele” se Cezari vendosi ...
Situata në Theth është një shembull tipik i zhvillimit të ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...