
Sot, institucionet shtetërore, Policia e Shtetit, strukturat e saj kanë shkruar dhe janë paraqitur në ambientet e “News 24”, të cilat ndodhen te godinat e ish-Uzinës së Autotraktorëve, që janë në pronësi të shtetit.
Ato janë shfrytëzuar për 20 vite nga Irfan Hysenbelliu dhe ish-pronari tjetër, Carlo Bollino. Kontrata ka përfunduar, çështja ka shkuar në gjykatë dhe ambientet duhet të lirohen.

Pra, përtej represionit të medias siç po interpretohet dhe siç pritet të dëgjojmë fort këto ditë, nuk ka asnjë sulm ndaj medias. Shteti po shkon të marrë pronën e tij, që është me vendim gjykate.
Cili nga shqiptarët do ta lejonte pronën e tij të dhënë me qira, të ishte dikush dhe ta uzurponte dhe t’i thoshte tani do ta mbaj unë këtë? Ky është rasti me Irfan Hysenbelliun.
Ka marrë një pronë me qira, e ka përdorur. Ka deformuar dhe nuk ka zbatuar kontratën, pasi ka kryer ndërhyrje të pamiratuara me ligj. Ka shkuar në gjykatë, e ka humbur në të gjitha shkallët e gjykatës, nga e para tek e fundit dhe tashmë i është kërkuar të lirojë ambientin.
Irfan Hysenbelliu duhet ta lironte vetë atë ambient, por nuk pranoi pikërisht për të ndodhur ky incident. Pra, të shkaktonte një përplasje, që të bëhej mediatike dhe të shkonte në gjykatën ndërkombëtare të kërkojë para.
Në finale paratë i paguajnë qytetarët, në finale prona është e qytetarëve, prona është e shtetit. Pra, askush s’ka për të paguar asgjë për Irfan Hysenbelliun, sepse Irfan Hysenbelliu mund të shkonte ta çonte “News 24” kohë më parë në pronat e tij qindra milionëshe.
Shkon dhe blen hotele në Itali, miliona euro investime në Shqipëri, ka pallate pa fund. Mund të shkonte dhe të ndërtonte një kat për televizionin e tij, por donte të shfrytëzonte tokën e shtetit. Kërkonte ta mbante atë ambient që nesër të ndërtonte kulla. Kërkonte ta mbante atë ambient sepse ishte me një qira shumë të ulët.
Ashtu siç ka marrë ambientet ku ka vendosur Universitetin Luarasi, ish-konviktin e Gjuhëve të Huaja, që mund të ishte një ambient universiteti për Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë. Por e ka marrë Irfani me qira qesharake për interesat e bizneseve të tij. Sepse edhe universiteti është një biznes privat i tiji.
Nga ana tjetër po quhet një sulm nga shteti ndaj Irfan Hysenbelliut. Jo, po zbatohet një vendim gjykate. Irfan Hysenbelliu është një biznesmen, ka prona, ka pasuri, të shkojë dhe ta vendosë televizionin në ambientet ku ka pronësi dhe të vazhdojë transmetimin.
Kontrata me shtetin ka mbaruar, e ka deformuar, e ka humbur në të gjitha vendimet e gjykatave dhe duhet ta lirojë. Por nuk e lironte sepse deri dje e mbante me oksigjen Erion Veliaj, i cili nuk e çonte policinë bashkiake të zbatonte ligjin. Apo i jepte frymë duke i thënë: mos ki merak lal se do ta zgjidhim nesër, mos ki merak lal se do ta zgjidhim pasnesër.
Erion Veliaj ka rënë, ndodhet në burg, por “News 24” nuk ka rënë për shkak të Erion Veliajt, “News 24” ekzistonte për shkak të tij, për sulmet personale të Irfan Hysenbelliut ndaj institucioneve, ndaj shtetit, për interesat e tij okulte dhe sot shteti ka shkuar dhe ka zbatuar ligjin.
Ajo pronë duhet liruar sepse është pronë e qytetarëve, është pronë e shtetit dhe është me vendim gjykate. Po zbatohet vendimi i gjykatës.
Irfan Hysenbelliu nuk është rast përjashtues. Ka shkelur ligjin, nuk ka zbatuar kontratën. Të ikë dhe ta çojë “News 24” dhe çdo media tjetër që ka në atë godinë tek ambientet e tij, të cilat i jep me qira dhe fiton qindra miliona lekë në vit.
Irfani pretendon se në këtë godinë ka dhe “TV Panoramën”, një televizion që nuk u bë kurrë i tillë. Më shpejt falimentoi sesa filloi transmetimin.
Thjesht brenda 24 orëve mund të shkojë në objektet e tij private, ta vendosë televizionin, të vendosë web-et, të vendosë redaksitë e radios dhe të vazhdojë punë i qetë.
Ajo pronë është diskutuar shumë, është raportuar dhe nga vetë Irfani, e ka humbur në gjykatë. Me vendim gjykate dhe po zbatohet ligji. Duhet të lirohej rreth 3 vite më parë, por nuk e ka liruar sepse nuk shkonte Erion Veliaj ta lironte.
Nuk i ka prerë kush sinjalin Irfan Hysenbelliut se ka bërë namin. Në fakt s’ka bërë asnjë nam, sepse Irfanin s’e kemi parë të denoncojë Erion Veliajn. Nuk e kemi dëgjuar të flasë për dosjen “5D”. Irfanin nuk e kemi dëgjuar të flasë për inceneratorët, përjashto rastin kur një gazetare specifike e tij, një njeri i lirë siç është Klodiana Lala, ia ka raportuar live.
Se emisione, investigime etj., nuk kemi parë tek Irfani. Pra, nuk kemi ndonjë fjalë të lirë të censuruar të Irfan Hysenbelliut, që të shqetësohet opozita. Kemi një censurë në një objekt që po përdoret në shkelje të ligjit dhe objekti po lirohet.
Censurën, autocensurën dhe broçkullat e tij Irfan Hysenbelliu mund të shkojë t’i bëjë ku t’i dojë qejfi, se prona ka plot dhe atje mund të vazhdojë të llomotisë sa të dojë.
Se edhe kur të shkojë te pronat e tij, prapë iso qeverisë ka për t’i mbajtur, se nuk është media e lirë, është kazan i pushtetit./ CNA
Godina e ish-Uzinës së Autotraktorëve, me një vendim të Kë...
Avokatura e Shtetit ka bërë një deklaratë për shtyp në lid...
SPAK ka finalizuar një megaoperacion në lidhje me trafikun...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacion për situatën e ...
Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mes fshatrave Pi...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, nj...
Raportohet se një vatër e re zjarri është aktivizuar pasdi...
Drejtuesi i Parë në Policinë e Shtetit, Besnik Bakiu ka mb...
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion në tri qyt...
Media ndërkombëtare “The Economist”, në një shkrim të publ...
Ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme do të mbahej seanca pë...
Këtë të premte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Këtë të enjte, në Portin e Durrësit ka mbërritur jahti A+....
Një vatër zjarri është raportuar pasditen e sotme në fshat...
Vijon përhapja e vatrës së zjarrit në Vlorë. Mësohet se në...
Data 4 Gusht 2025 është dita me trafikun më të lartë në hi...
Veç kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, edhe kreu i Pa...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj mësohet ...
Vijon puna për shuarjen e zjarreve në zonën e Finiqit. Mi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...