Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Këtë shprehje e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1997 në një pritje të gazetarëve në Pallatin Presidencial në Athinë. Me këto fjalë iu drejtua një politikan i lartë këshilltarit të kryeministrit grek.
Më pëlqeu si shprehje dhe u përpoqa ta analizoja dhe të thellohesha pak më tepër, jo aq për të kuptuar se cilët ishin “eminencat gri”, të cilat kanë ekzistuar në çdo epokë të historisë, në çdo sistem, qoftë monarki, diktaturë apo demokraci. Ai/ata persona që nuk janë në majën formale të hierarkisë, por që mbajnë në duar fijet e padukshme të vendimeve. Ata janë ata që nuk i njeh turma, por i ndjen historia. Që mund të ishin “njëshi”, por zgjodhën të ishin “dyshi”!
Natyrisht që ka njerëz që “ndriçojnë” skenën politike, zënë faqet e para të gazetave, dhe thirren “liderë”. Janë ata që flasin fort, që i njeh turma, që përfaqësojnë zyrtarisht majën. Por pas çdo “njëshi”, pothuajse gjithmonë qëndron dikush që s’e kërkon vëmendjen, por e meriton gjithë vlerësimin: “Një njësh që zgjedh të jetë dysh”!
Është ai person që nuk e do mikrofonin, por e njeh më mirë se kushdo drejtimin e zërit. Nuk është në krye të tryezës, por pa të, asgjë nuk ecën përpara. Një figurë e skalionit të dytë, që s’ka nevojë për tituj, sepse vlera e tij matet me ndikim, jo me zhurmë.
Ai është ai që planifikon kur të tjerët flasin, që ndërton kur të tjerët ngrenë zërin. Dhe kur vjen suksesi, ai hesht, sepse e di që puna e tij nuk kërkon duartrokitje: kërkon dhe është rezultat.
Po, ekziston kjo kategori njerëzish të rrallë. Të heshtur, por vendimtarë. Të padukshëm, por të pashmangshëm. Ata janë të dytët në hierarki, por të parët në përgjegjësi. E zgjedhin vetë këtë pozicion. Jo nga frika. Jo nga mungesa e aftësisë. Por nga mençuria e të kuptuarit që ndikimi nuk ka nevojë për skenë.
Sepse lideri i vërtetë nuk është gjithmonë ai që flet.
Shpesh është ai që dëgjon më shumë. Që nuk ndërpret. Që merr informacion, e përpunon në heshtje, e kthen në strategji, dhe ia dorëzon “liderit të dukshëm” për ta shpallur si mendim të vetin. E di që nuk do t’i jepet merita. Por kjo nuk e trand. Sepse të jesh njësh për të qenë dysh është zgjedhje, jo kompromis.
Ai është ai që di më shumë se të tjerët, por nuk i bie tavolinës. Ai, që e di çfarë është drejtë, por nuk ka nevojë ta thërrasë me zë të lartë. Ai që s’e shpërfaq suksesin e vet, sepse është shumë i zënë duke ndihmuar që të tjerët të shkëlqejnë. E bën liderin të duket lider. Dhe kjo është një nga sakrificat më të mëdha që mund të bëjë një njeri.
Sepse është ai që, pasi prodhon politikën, më pas ndërmerr promovimin e saj me qëllimin kryesor të shplarjes së trurit të opinionit publik. Janë “dyshat” që dinë si të bëjnë “rrjedhje informacioni”, si të “tjerrin” një lajm, si të diktojnë një “vijë politike”.
Të gjithë mund të ngjiten në majë, por pak e dinë kur duhet të qëndrojnë një hap prapa. Jo nga paaftësia, por nga urtësia. Një lider i mirë është ai që njeh vlerën e “dyshit” dhe e vlerëson. Një lider i madh është ai që është vetë njësh, por nuk ka frikë nga “hijet” që i ndriçojnë shtegun.
“Dyshat” nuk kanë nevojë për tituj, sepse kanë diçka më të fuqishme: akses, besim dhe kontroll mbi narrativën. Ata janë aty kur ndahen sekretet, kur merren vendimet, kur firmoset heshtja dhe shkruhen pasojat.
Dhe, në fund të ditës, kur duartrokitjet mbarojnë, sipari bie dhe dritat fiken, vërtet i madh nuk është ai që u pa më shumë, por ai që u ndje më shumë. Ai që ndërtoi pa prekur lopatën, që e drejtoi anijen pa e prekur timonin. Ai që e kanë luksin të jetë në prapaskenë, sepse e di që ajo që ka rëndësi është rezultati, jo roli.
Ky është njëshi që zgjodhi të jetë dysh. Dhe, në një botë ku të gjithë duan të jenë të parët, të jesh dysh nga zgjedhja është akt force, jo dobësie. Është vetëdije, është përulësi dhe është përgjegjësi, është edhe një rol psikologjik.
Të jesh i dytë me vullnet, kërkon një vetëdije të thellë për veten dhe qëllimin. Kërkon të kapërcesh egon, të pranosh që puna jote mund të mos njihet kurrë publikisht. Dhe pikërisht kjo është forca: që ata nuk e kërkojnë lavdinë, sepse e dinë që ndikimi i tyre është më i thellë se çdo titull apo dekoratë.
Sepse kur njëshat rrëzohen nga pesha e ego-s, janë dyshët që i mbajnë gjërat në këmbë.
Prandaj, herën tjetër kur të shohësh dikë në hije, mos u mashtro nga mungesa e dritës. Ai mund të jetë njësh për të qenë dysh. Dhe pikërisht për këtë, është i pazëvendësueshëm.
Gjithsesi, "dyshat" e sigurojnë rolin e tyre për sa kohë që kemi politikanë që janë më të interesuar për imazhin sesa për thelbin dhe që janë të interesuar të qëndrojnë në pushtet me çdo kusht. Ata shpesh “i lirojnë” politikanët nga detyrimi i të menduarit të pavarur dhe të përvetësimit të njohurive, të cilat kërkohen nga legjislacioni serioz. Ata u garantojnë pushtetin, ndërkohë që menaxhojnë publicitetin. Ata u ofrojnë atyre zgjidhje problemesh "prapa kuintave".
Por në fund, “dyshat” rezultojnë dobësia e madhe e “njëshave”, "thembra e Akilit" e tyre. Ose më troç: “dyshat” shpesh bëhen ata që i zënë për fyti eprorët e tyre.
Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë është mbi...
Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publ...
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh. Fenom...
Po ti pse flet, kur s’flasin ata që punojnë aty për të...
Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjës...
Shqipëria po digjet Nga jugu në veri, flakët kanë përpirë...
Shqipëria po përballet me flakët. Zjarret kanë pushtua...
Njeriu është e vetmja krijesë që di të ndezë zjarre, kjo a...
Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë d...
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej m...
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Operatorët turistikë të ulin çmimet! Qeveria të prodhojë p...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...