Kutia e Veliajt
Erion Veliaj e ka kaluar “hutimin e parë”. I fokusuar fil...

Metaforikisht
Një aforizëm popullor, një metaforë e hidhur për realitetin tonë: kur përballesh me kotësinë, joefektivitetin, shurdhërinë e një veprimi dhe atyre që nuk duan të dëgjojnë, çdo trokitje mbetet thjesht një jehonë në ajër. Nuk ka rëndësi sa të drejtë ke, sa argumente sjell apo sa herë përsërit. Porta është e mbyllur, dhe brenda saj sundon vullneti për të mos dëgjuar.
Shurdhëria, në këtë kuptim, nuk është mangësi fizike, por qëndrim. Metaforikisht ka dy anë që këmbëngulin: Dërguesin dhe marrësin, që të dy që refuzojnë të kuptojnë situatën, argumentin pasionant e logjik, indiferencën dhe mbylljen.
Është zgjedhja për të injoruar, për të mos parë realitetin, për të mos pranuar asnjë zë përtej vetes.
Dhe kështu, porta kthehet në simbol të atij që nuk dialogon, që nuk lëviz, që mbyll veshët.
Në portën e shurdhit, trokitjet nuk janë më kërkesa, por prova e kotësisë. Ato tregojnë më shumë për durimin dhe këmbënguljen e atij që troket, sesa për ndonjë shpresë se brenda do të hapet dera. Në fund, metafora të mëson një gjë: “Jo çdo përpjekje sjell rezultat, jo çdo fjalë kuptohet. Ka njerëz që duhet t’i lëmë në heshtjen e tyre dhe se ka dyer, në të cilat nuk duhet trokitur pafundësisht, sepse janë ndërtuar pikërisht për të mos u hapur."
Realisht
Në politikën shqiptare ka një derë që kurrë nuk hapet: porta e shurdhit. Aty shkojnë qytetarët me hallet e tyre, intelektualët me idetë e tyre, gazetarët me pyetjet e tyre, dhe të gjithë dalin po ashtu si hyjnë, me duar bosh e me një zhgënjim më shumë. Sepse porta nuk është bërë për t’u hapur, por për të treguar se ekziston.
Trokit sa të duash: për rrogat, për pensionet, për korrupsionin, për drejtësinë, për ujë e drita. Porta të sheh me indiferencë, të dëgjon me veshët e mbyllur dhe, në rastin më të mirë, të hedh ndonjë premtim si kockë qeni. Ironia është se kjo portë quhet “institucion demokratik”.
Ata brenda e dinë mirë se qytetarët janë këmbëngulës. Do trokasin sot, do trokasin nesër. Por në vend që të hapet, porta mbyllet edhe më shumë, me grila të blinduara, me gardhe sigurie, me sekretare si Cerberi dhe me buzëqeshje të rreme. Sepse shurdhëria politike e sociale nuk janë aksidente, por strategji: kush nuk dëgjon, nuk vepron e, kur nuk vepron, nuk mban përgjegjësi.
Në portën e shurdhit mund të trokasësh sa të duash. Trokitja jote nuk shërben për të hapur derën, por për të ushqyer iluzionin se brenda është dikush që ndoshta do të hapë. Dhe kështu demokracia kthehet në farsë: qytetari troket, politika hesht, ndërsa porta e shurdhit mbetet monumenti më i madh i tranzicionit shqiptar, i talljes dhe i fasadës që zëri ynë ka vlerë e peshë./CNA
Erion Veliaj e ka kaluar “hutimin e parë”. I fokusuar fil...
Sot integriteti është një vlerë e harruar. Në një kohë ku fa...
Këtë shprehje e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1997 n...
Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë është mbi...
Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publ...
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh. Fenom...
Po ti pse flet, kur s’flasin ata që punojnë aty për të...
Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjës...
Shqipëria po digjet Nga jugu në veri, flakët kanë përpirë...
Shqipëria po përballet me flakët. Zjarret kanë pushtua...
Njeriu është e vetmja krijesë që di të ndezë zjarre, kjo a...
Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë d...
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...