Je “njësh” për të qenë “dysh”!
Këtë shprehje e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1997 n...

Sot integriteti është një vlerë e harruar. Në një kohë ku fasada ka më shumë peshë se thelbi, integriteti është luks i rrallë, por një luks i domosdoshëm për dinjitetin personal dhe themeli mbi të cilin ndërtohet çdo marrëdhënie e shëndetshme, çdo institucion i qëndrueshëm dhe çdo karrierë e respektuar.
Integriteti si vlerë është thjesht përputhja mes asaj që thua dhe asaj që bën. Por këtu qëndron ironia: Në praktikë ndodh e kundërta.
Deklarohet ndershmëri dhe kultivohet korrupsion; flitet për etikë dhe praktikohet servilizëm; shpallet profesionalizëm dhe shitet mediokritet.
Prandaj edhe edhe integriteti është kthyer në lodër semantike.
Integriteti njerëzor lidhet me përputhjen mes fjalës dhe veprës. Një njeri i ndershëm nuk ka nevojë të mburret me moralin e tij; ai e dëshmon atë në përditshmëri, në mënyrën si respekton të tjerët, si i mban premtimet dhe si qëndron përballë tundimeve të momentit. Integriteti është ai filtër i brendshëm që nuk lejon të shkelësh mbi parimet e tua, edhe kur askush nuk të sheh. Në një botë ku
Integriteti profesional është të bësh punën pa e shitur ndërgjegjen. Profesionist nuk është vetëm ai që zotëron aftësitë teknike, por ai që di të ruajë standardet e drejtësisë, transparencës dhe përgjegjësisë në çdo detyrë që merr përsipër dhe që nuk e tradhton idealin përballë vështirësive.
Por më i rëndësishmi është integriteti moral. Ai nuk lidhet vetëm me ligjin apo rregullin, por me atë busull të brendshme që të thotë çfarë është e drejtë, edhe kur nuk të sheh njeri. Dhe këtu bie në sy boshllëku: kemi ligje pa moral, rregulla pa etikë dhe kode që shkelen përditë me justifikime. Kjo shpjegon pse korrupsioni justifikohet si “shkathtësi”, servilizmi e tradhtia si “zgjuarsi” dhe mashtrimi si “aftësi për t’ia dalë mbanë”.
Integriteti moral është themeli mbi të cilin ngrihen edhe integriteti njerëzor edhe ai profesional. Pa të, të gjitha janë fasadë. Prandaj shoqëria jonë është një skenë e bukur, por me themele të kalbura.
Integriteti nuk është as slogan e as dekor në CV. Është një zotim i heshtur që i bën njeriu vetes: të jetë i njëjtë gjithmonë me fjalë e me vepra, në privat e në publik, në situata të lehta apo në vështirësi.
Mund të mos sjellë gjithmonë përfitime, por është garancia më e sigurt për respektin dhe besimin që zgjasin.
Këtë shprehje e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1997 n...
Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë është mbi...
Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publ...
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh. Fenom...
Po ti pse flet, kur s’flasin ata që punojnë aty për të...
Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjës...
Shqipëria po digjet Nga jugu në veri, flakët kanë përpirë...
Shqipëria po përballet me flakët. Zjarret kanë pushtua...
Njeriu është e vetmja krijesë që di të ndezë zjarre, kjo a...
Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë d...
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Pyetje trilona dollarë: “A ndodhemi në prag të Luftës së T...
Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë së Tiranës, është prej m...
Kur thirrjet për "vdekje për shqiptarët" dhe "dhoma gazi”"...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Presidenti amerikan, Donald Trump, do të takohet javën e a...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...