Protestuesit para selive/ Balla: Kush qëndron pas tyre e ka gabim, mund të çojnë në vëlla-përplasje
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...
Kreu i grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kriti...

"Teatri i pushtetit është gjithmonë më i madh se teatri i ligjit”, George Orwell
Në Shqipëri ndarja e pushteteve ka vdekur. Në vend të saj kemi një teatër absurd: Edi Rama del në skenë si gjykatës suprem, sulmon gjyqtarë e prokurorë, ndërsa institucionet që duhet të mbronin drejtësinë heshtin dhe bëhen bashkëfajtorë. Kjo nuk është demokraci – është farsë me letra kushtetuese.
Rama si gjykatës i kombit nuk pranon asnjë vendim që nuk i shërben politikës së tij. Në vend që të respektojë gjykatën, ai e turpëron publikisht. Në vend që të presë procesin ligjor, ai shpall verdiktin e vet. Rama është bërë gjykatës, prokuror dhe ekzekutor njëkohësisht. Për të, Kushtetuta është dekor, gjyqtarët janë pengesë, ligji është letër që zhbëhet me një status në rrjetet sociale.
KLGJ – skuthi që dridhet para emrit të Kryeministrit
Reagimi i KLGJ është turpi i radhës. Fjalë të bukura, parime të larta, por pa guximin minimal për të thënë emrin e Edi Ramës. “Subjekte publike apo private”, thotë KLGJ. Qesharake. Kur Kryeministri të godet në mes të sheshit, të përgjigjesh pa e përmendur emrin e tij është kapitullim, jo mbrojtje.
Edhe më shqetësuese është struktura e stafit: KLGJ dhe KLP janë mbushur me patronazhistë dhe njerëz të lidhur ngushtë me pushtetin. Kjo nuk është surprizë, por e bën teatrin edhe më të dobët dhe qesharak – institucionet që duhet të ruanin drejtësinë janë kthyer në pasqyrë të politikës së ditës.
Rama përsëri – (arroganca e pandëshkuar) në vend që të tërhiqet, i tall edhe më shumë. I bën moral KLGJ-së, i jep leksione, u thotë gjyqtarëve se nuk janë “maliqër”. Në fakt, ai e thotë hapur: “Unë jam mbi ju, unë vendos kush është i drejtë dhe kush jo.” Dhe askush nuk guxon t’i thotë se po shkel Kushtetutën me këmbë.
KLP – noteri i heshtjes
Më i turpshmi është Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Prokurorët u sulmuan publikisht, por KLP nuk flet. Zero reagim. Asnjë fjali. Asnjë mbrojtje. KLP është bërë noteri i heshtjes së shtetit – jo sepse është i pavarur, por sepse ka zgjedhur të fshihet. Heshtja e tyre nuk është neutralitet, është nënshtrim.
Kjo është Shqipëria e sotme: Rama flet si gjykatës suprem, KLGJ fshihet si skuth, KLP noteri i heshtjes. Dhe qytetarëve u shitet si “drejtësi e re”. Por kjo nuk është drejtësi – është teatër i turpit, i shëmtuar, ku regjisor është pushteti politik dhe aktorë janë institucionet e vetëdorëzuara.
Në këtë teatër, gjykatësit e prokurorët nuk janë më të pavarur, por kukulla. Kur drejtësia bëhet kukull, demokracia pushon së ekzistuari. Dhe kur demokracia pushon, çdo qytetar mbetet spektator i një shfaqjeje që nuk ka fund, por vetëm turp.
Metaforikisht Një aforizëm popullor, një metaforë e hidh...
Erion Veliaj e ka kaluar “hutimin e parë”. I fokusuar fil...
Sot integriteti është një vlerë e harruar. Në një kohë ku fa...
Këtë shprehje e kam dëgjuar për herë të parë në vitin 1997 n...
Një ndër fenomenet më negative të medias së lirë është mbi...
Sa herë ndërron jetë dikush që njohim, apo një figurë publ...
Në Shqipëri nuk je ai që je, por ai që deklarohesh. Fenom...
Po ti pse flet, kur s’flasin ata që punojnë aty për të...
Në një kohë kur debati mbi rolin e pasurisë dhe përgjegjës...
Shqipëria po digjet Nga jugu në veri, flakët kanë përpirë...
Shqipëria po përballet me flakët. Zjarret kanë pushtua...
Njeriu është e vetmja krijesë që di të ndezë zjarre, kjo a...
Më kujtohet kur jetoja për rreth 20 vite në Greqi, sa herë d...
230 punonjës të Focus Media Group në pronësi të Irfan Hyse...
Sot policia dhe institucionet kanë ndërhyrë për lirimin e ...
Policia fik sinjalin e "News24"! Në vend të lajmeve, ekra...
Të dashur miq! Dua të ndaj me ju një përvojë timen, të cilë...
Përfaqësia e Bashkimit Europian në Tiranë (lexo nëpunësit ...
Nuk ka nevojë për shumë fantazi që të përfytyrosh një qyte...
Në shtatorin e vitit 2024, Kryeministri i Shqipërisë Edi R...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...