"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...

"- Ik që këtu! Kthehu në Romë! Je i ri dhe bota është jotja. Unë jam plak. Nuk dua të të dëgjoj më! Dua të dëgjoj të tjerët të flasin për ty! Mos u rikthe! Mos na kujto! Mos shiko pas! Mos shkruaj! Mos iu dorëzo nostalgjisë! Harrona të gjithëve! Po u ktheve, mos eja të më takosh! Nuk do të të lë të hysh në shtëpinë time! Kuptove?
- Faleminderit! Për të gjitha sa bëre për mua!
- Çfarëdo që të bësh, duaje. Ashtu siç dashurove kur ishe i vogël këtë kthinë transmetimi të kinemasë, mbushur me bobina filmash..."
Ma merr mendja se secili prej nesh ka një ose disa filma që i kanë ngelur në mendje apo në zemër. Për mua, njëra prej tyre është "Cinema Paradiso", 1988.
Nuk po e analizoj këtu. Thjesht shkrova këtë dialog të jashtëzakonshëm dhe jashtëzakonisht të ngarkuar emocionalisht, njërin nga highlight e shumtë të filmit.
Përse e shkrova? Sepse sapo lexova esenë e një maturantes sime: “Përse vendosa të largohem nga Shqipëria?"
Kam vendosur të largohem...
... Sepse nuk mund të jetosh gjithmonë me shpresën që nesër do të bëhet më mirë, kur çdo ditë sot të tregon të kundërtën.
Sepse po bindem gjithnjë e më shumë që në Shqipëri nuk mund të ndërtoj një jetë të mirë me djersë të ndershme, me punën e mundin tim, sepse vlera e karriera nuk maten me punë e dije, por me lidhjet klienteliste, arrogancën e pushtetit dhe korrupsionit.
Vendosa të largohem me dhimbje sepse po konstatoj që drejtësia nuk funksionon, të fortët bëjnë ligjin, politika i përket pakicës që ndan pushtet e privilegje, ndërsa ne, shumica e ndershme, jemi në kufijtë e mbijetesës.
Do të largohem, sepse dua një të ardhme, jo një pritje të pafundme e zhgënjim të vazhdueshëm për vete dhe familjen time që do të krijoj nesër, për fëmijët e mi kur t'i sjell në jetë.
Dhe t'u mësoja se korrupsioni nuk është më i fortë se arsimi dhe padrejtësia nuk është më e shpejtë dhe e fortë se ligji.
Vendos të largohem, sepse dashuria për vendin nuk mjafton, kur gjithçka në këtë vend nuk të sheh si qytetar...
Largimi nuk është tradhti, as mungesë dashurie për Shqipërinë. Përkundrazi! Është shprehje e dashurisë sime dhe e pafuqisë për të ndryshuar helmatisjen në gjak të atdheut!
Largimi ynë është protestë e heshtur ndaj një sistemi që nuk të lë të jetosh me dinjitet dhe një zgjedhje për të mos i humbur vitet në një vend ku koha ka ngrirë, shpresa është vrarë dhe gjithkush prej nesh është peng i padrejtësisë.
Por e di që kudo që të shkoj, atdheun do ta mbart si plagë të hapur gjithmonë!"/ CNA
Qëllimi i luftës ekonomike është të dëmtohet ose të dobëso...
Ata që nuk harxhuan një shikim të fundit për ata, të cilët p...
Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të ni...
Të nderuar qytetarë, pas një skanimi me sy të mbyllur dhe ...
Në politikë, para veprave, fjala është arma më e fortë, po...
Ndërsa po ndiqja në “Opinionin” e Blendi Fevziut një d...
Sot është një ditë historike! Pas kaq vitesh durimi stoik,...
Dielli im, Kryeministri, ma bëri qejfin sot. Më në fund e ...
Palestina do të jetë “elefanti në dhomë”, gjatë takimit vj...
Seanca e fundit parlamentare ishte një shfaqje e vogël, po...
Republika e Këshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një koment në lidhje me a...
Ky është një ekuacion shumë interesant: a do t’i hapë Veli...
Duket sikur Partia Demokratike ka gjetur formulën e vetme ...
Të dhënat zyrtare të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks (FBK...
S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,Por që sot e ...
Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtet...
Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional ...
“Air Albania” është një kompani ajrore, jo pa halle, e fillu...
Kryeministri Edi Rama njoftoi se do të kishte një ministre...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...