"Protestat arritje e madhe"/ Rama: Shqipëria e para në rajon për performancën mjedisore, e 46-ta në botë
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Kryeministri Edi Rama në një postim të bërë në rrjetet soc...
Duke u ankuar në Kushtetuese, Veliaj ka dalë hapur kundër firmës së Ramës dhe vendimit të PS-së. Por më e rëndësishme se kjo është se për herë të parë ai po dëshmon se SPAK-u dhe partia kanë qenë pjesë e të njëjtit plan.
Ndoshta Erion Veliaj ka qenë i fundit që e ka kuptuar se nga po i vinte realisht goditja, por në këtë rast, për interesin publik dhe transparencën vlen shprehja “më mirë vonë se kurrë”. Kryebashkiaku i shkarkuar nga partia e tij ka marrë këtë fillim jave një vendim, për t’iu kundërvënë firmës dhe Edi Ramës dhe vendimit të PS-së. Nëse ata vendosën ta heqin qafe duke e braktisur, të vetëm, në burg, për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja në Tiranë dhe zëvendësimit të tij me Ogerta Manastirliun, ky i fundit ka klithur: “NDAL”. Ai në rastin më të mirë e ka vonuar dhe në më ekstremin po përpiqet ta pengojë që kjo të ndodhë.
Duke shfrytëzuar mundësinë që i jep ligji për ta ankimuar në Gjykatën Kushtetuese atë që vendosi partia dhe Rama, ai ka nënshkruar edhe aktin e parë të ndarjes prej tyre. Nëse më parë edhe nga burgu ai bëri thirrje për mbështetje ndaj shefit, për votimin e PS-së në 11 maj, madje edhe tani së fundi, nuk i fajësoi ata që s’pranonin të dëgjonin argumentet e tij në Këshillin Bashkiak, me aktin e ankimimit në Kushtetuese divorci është konsumuar plotësisht.
Por më e rëndësishmja nuk është kjo. Po të lexohet me vëmendje teksi i ankimimit të Erion Veliajt, aty vërehet një element që nuk mund të neglizhohet. Ai i referohet nenit 115 të Kushtetutës, i cili thekson se një kryetar bashkie mund të shkarkohet vetëm për shkelje të rënda të ligjeve. Ekipi i mbrojtjes së tij pretendon se ky nen kushtetues prevalon mbi ligjin për pushtetin vendor (62/C), në bazë të të cilit mungesa në detyrë për tre muaj justifikoi votimin e socialistëve kundër tij dhe noterizimin e këtij akti të Këshillit Bashkiak nga Rama.
Pa u zgjatur në labirinte të ngatërruara arsyetimesh ligjore Veliaj pretendon se partia e tij e ka shkarkuar në mënyrë të paligjshme dhe se Edi Rama nuk ka pasur të drejtë kur e ka formalizuar këtë akt.
Por, po të shohim në retrospektivë të gjitha qëndrimet që Lali mban prej 10 muajsh që gjendet në birucë, refreni i tij i deritanishëm ka qenë: SPAK po më mban të padrejtë në burg. Ai ka vënë theksin në ndërprerjen e mandatit të një të zgjedhuri pa vendim të formës së prerë, mungesën e vërtetimit nga akuza qoftë edhe të një akti të vetëm korruptiv me firmën e tij, izolimin e egër dhe hetuesinë alla sigurimse. Pra, qëndrimi i tij konstant ka qenë ai i një linçimi për arsye politike.
Deri më tani kësaj hipoteze ai nuk i vinte autorësi. Mbështetësit e tij aludonin se pas denoncuesit anonim, Nesti Angoni, fshihej rivalja e dikurshme Belinda Balluku, po pa shkuar dot më lart. Ata pëshpërisnin se lufta brenda llojit po e godiste “kryebashkiakun e suksesshëm të dizajnuar si pasardhës”. Ama kurrë deri më sot, as ata, as Erioni vetë, nuk e patën lidhur vijësjelljen e Prokurorisë së Posaçme me atë të kryeministrit. Sot kur publikisht Veliaj ka pranuar se edhe SPAK-u, edhe Rama e kanë goditur në mënyrë të paligjshme, fabula ndryshon. Ai për herë të parë ka lënë të kuptohet se midis tyre ka një koordinim.
Shenjat e këtij plani të pashpallur mes çetës së Dumanit dhe organizatës së Ramës janë vënë re me kohë në korridoret e vendimmarrjes. Fakti se rrokullisja juridike e Veliajt ecte paralelisht me zhveshjen nga pushteti politik, me heqjen e fuqive brenda bashkisë, me ndalimin e deklaratave për ta mbrojtur dhe së fundi, me eliminimin e gjithë mbështetësve nga grupi i ri parlamentar, nuk kishte kaluar pa u vënë re. Por tani me ankimin në Kushtetuese kemi mbërritur në një fazë të re: vetë viktima po pranon se si prokurorët e gjykatësit, po ashtu edhe Rama e miqtë e dikurshëm, kanë vepruar njësoj në mënyrë të paligjshme kundër tij. Pra, se ata kanë qenë bashkë, jo në kërkim të drejtësisë, por në planin për linçim. Prandaj, sado i vonuar që të jetë ky përfundim ku ka arritur kryebashkiaku i shkarkuar, sërish ia vlen të thuhet: “më mirë vonë se kurrë”. Sepse kjo pistë na ndihmon të kuptojmë më mirë kulisat që prodhuan rënien e tij./ CNA
Bujë të madhe ka shkaktuar dalja në publik e një takimi në...
"- Ik që këtu! Kthehu në Romë! Je i ri dhe bota është jotj...
Qëllimi i luftës ekonomike është të dëmtohet ose të dobëso...
Ata që nuk harxhuan një shikim të fundit për ata, të cilët p...
Normalisht, për rekrutimin nga Rama të një zyrtareje të ni...
Të nderuar qytetarë, pas një skanimi me sy të mbyllur dhe ...
Në politikë, para veprave, fjala është arma më e fortë, po...
Ndërsa po ndiqja në “Opinionin” e Blendi Fevziut një d...
Sot është një ditë historike! Pas kaq vitesh durimi stoik,...
Dielli im, Kryeministri, ma bëri qejfin sot. Më në fund e ...
Palestina do të jetë “elefanti në dhomë”, gjatë takimit vj...
Seanca e fundit parlamentare ishte një shfaqje e vogël, po...
Republika e Këshilltareve Sot mbajta fjalimin tim të parë...
Gazetari Klodian Tomorri ka bërë një koment në lidhje me a...
Ky është një ekuacion shumë interesant: a do t’i hapë Veli...
Duket sikur Partia Demokratike ka gjetur formulën e vetme ...
Të dhënat zyrtare të Formimit Bruto të Kapitalit Fiks (FBK...
S’i zgjidhëm dot hallet, paskan qenë të thella,Por që sot e ...
Dëshmia e James Rubin, ish zv sekretarit amerikan të shtet...
Nuk është një temë debati apo çështje titujsh sensacional ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...