web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Po sikur të fitojë? Ky është problem

1 Tetor 2025, 20:35, Opinione Ermal Mulosmani

Po sikur të fitojë? Ky është problem

Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë kurrë nuk do të jenë më të favorshme për Opozitën sesa këtë radhë!
Ndarja përfundimtare e Kryeministrit me Erion Veliajn ka krijuar me se sbën një çarje të votës së majtë. Shumë nga përfituesit e pushtetit të ish Kryetarit të Bashkisë që deri tani kanë qenë në pritje dhe shpresë tashmë e kanë të qartë situatën. Unë besoj se brenda tyre ata e kanë një ndjenjë hakmarrjeje dhe do ta reflektojnë në çdo mënyrë të mundshme. Votat e tyre sipas meje do të shkojnë kundër dyshes Manastirliu- Balluku, sidomos kundër kësaj të fundit. Ka qenë ndryshe situata në zgjedhjet e përgjithshme. Atëherë, duke qenë 36 kandidatë ata mund të zgjidhnin edhe kandidatë afër Veliajt si Bushka, Gogu etj. Ndërsa tani ata kanë përballë Belinda Ballukun. Besoj sw do të ketë rrjedhje të ndjeshme.
Diferenca e votave mes Veliajt dhe Opozitës (nëse këtu bashkojmë votat Këlliçi+Bejko+Lejla Përnaska) ka qenë 158 mijë- 114 = 44 mijë vota. Një diferencë e madhe por jo e parikuperueshme.
Zgjedhjet e Majit 2023 kanë qenë në momentin më të keq opozitar. Nuk ka më keq se aq. Në çdo rast një kandidat opozitar do të marrë më shumë vota se Këlliçi.

Tani të vijmë te kandidatët. Ndër ata që dëgjova sot njoh vetëm Ermal Hasimen. E njoh edhe si figurë publike por edhe personalisht. Padyshim është figurë me integritet, një profesionist i zoti dhe intelektual i spikatur. Për të mos e zgjatur shumë në epitete. Megjithatë, pikërisht për këto cilësi të karakterit ai NUK është i duhuri!

Partia Demokratike nuk e do për momentin një figurë që do të tejkalonte votat e saj. Në atë moment ai bëhet figura numër 1 opozitare. Pyetja : "Po sikur të fitojë?" befas kthehet në një hall të madh brenda radhëve të saj. Ata për momentin duan të kalojnë pa turp këtë moment të sikletshëm jo të fitojnë me "njeriun që sduhet". Prandaj Hasimja nuk do pranohet si kandidaturë përbashkuese. Nëse do të dalë si kandidaturë nuk do të mbështetet nga baza e partisë.
Hasimja vërtetë do të zgjeronte spektrin e votuesve opozitarë por do të zbehte pjesën qendrore, votuesin e Partisë lokomotivë. Të njëjtin problem do të.kishte edhe Bardh Kadilli që mendoja unë si kandidaturë më parë.
PD-ja nuk është gati të krijojë padashur liderin e saj nga jashtë saj, aq më tepër të sugjeruar nga dikush tjetër. Ata mund ta

pranojnë një emër nga të tyret që të kandidojë dhe të bëjnë çmos të fitojë.
Në këto kushte, dy janë kandidaturat që mund të mobilizojnë Opozitën: Alimehmeti dhe Agron Shehaj. Zoti Shehaj do të duhej të linte mandatin, pra të kishte një kosto bajagi të madhe nga kjo punë. Por në politikë sfidat e mëdha e bëjnë politikanin e spikatur. Ndërsa sinqerisht nuk e kuptoj Ilir Alimehmetin. Nëse do të isha në vend të tij do të loboja me çdo mënyrë për të kandiduar. Nuk ka për të pasur moment më të mirë kurrë. Politikani i racës jeton për një sfidë të tillë. Vjen pas një rezultati katastrofal, çdonjeri do ia përligjte humbjen. Ama është piaca më e lartë për një politikan të ri të luftojë për të qenë Kryebashkiak i Kryeqytetit. Nuk je shpresa e kurrkujt kur bën negociatorin por kur del në luftë dhe tregon diferencat me të tjerët. Të dyja këto figura më duken të pranueshme edhe për partitë e tjera të spektrit opozitar.





Lajmet e fundit nga