Shqetësimi i bodigardëve të regjimit…
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...

Nga Xhovan SHYTI
Prej më shumë se dhjetë ditësh, Fredi Beleri, kryebashkiaku i Himarës, ka zëvendësuar Luis Ejllin e “Big Brother VIP” në hitparadën e jetës së përditshme të shqiptarëve, më shumë se 60% e të cilëve e shkojnë jetën në varfëri.
Iku Luisi, erdhi Beleri për t’u dhënë frymëmarrje e punë mediave të mbushura me parazitë që vegjetojnë zyrave dhe nuk zbresin në terren për të evidentuar mizëritë e halleve të qytetarisë, më shumë se 60% e të cilëve bojkotuan pjesëmarrjen në votime, pikërisht nga pakënaqësia e keqqeverisjes së derisotme.
Në ndryshim nga Luisi, që me shumicë e ndeshje kryesisht në emisionin “Big Bradher VIP”, Fred Belerin e gjen ngado e kudo. Në çdo emision, në “prime time” lajmesh e emisione të dedikuara politikës, por jo vetëm. E ndesh te kronikat e lajmeve e të emisioneve radio-televizive, në rubrikën e kronikës së gazetave e portaleve, në biseda klubesh, kafenesh, në zyra etj., etj. Mjafton të hapësh televizorin dhe fytyra e parë që të del është ajo e Fredi Belerit, kryebashkiakut të Himarës, që fitoi zgjedhjet nga burgu, ku u mbyll katër ditë para ditës së votimeve. Akuza ndaj tij ishte blerja e votave. Më së paku këtë ka përmendur prokuroria me urdhër të së cilës Belerit iu hodhën prangat. Për çfarë?
Edhe në prononcimet e mëpasme, prokuroria ka përsëritur të njëjtën akuzë për të cilën akuzohet Fredi Beleri, duke përmendur në mënyrë konsistente së bashku me pasjen e provave të qarta që e vërtetojë dhe mbështesin arrestimin. Por dhe ngritjen e akuzës së rëndë penale ndaj të burgosurit të bërë VIP, njësh si Luisi i “Big Brother”, falë kontributit të medias e politikës që fut kudo hundët dhe nuk lejon kompetentët e hetimit të veprojnë në liri. Pa presion e trysni. Nga brenda e nga jashtë.
Sepse falë dy nënshtetësive që mban, në ndryshim nga fama brendavendore e Luisit, fama e Belerit i ka kaluar kufijtë politikë të Shqipërisë e Greqisë (ku po ashtu është bërë prioritet i qeverisë). Fytyra e tij është bërë emblematike edhe në mediat greke, ndërsa pritet të shohim nëse do të ndodhë kjo edhe me mediat ndërkombëtare, pas ngritjes së çështjes “Beleri” në Bruksel.
Këtë e ka deklaruar ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias, i cili, pasi e vlerëoi tepër të rëndë, në trajtë kërcënimi premtoi se ditën e hënë do ta bëjë të madhe në Bruksel. Deklaratën e jonjëhershme të arrestimit të Fredi Belerit, Dendias e bëri, ndërsa fliste në televizionin “STAR”, nga ku kërkoi që Beleri të lirohet menjëherë nga qelia. Refren që e përsëriti në sallën e Parlamentit edhe Vangjel Dule në trajtë ultimative. Dhe pikërisht ky ultimatum është i papranueshëm. Ky është intimidimi i pastër, që e njollos edhe më shumë paanshmërinë e hetimit. Daljen në një konkluzion dhe marrjen e një vendimi të drejtë që do të ndajë shapin nga sheqeri.
Gjithë sa përmendëm më sipër është e pranueshme në këtë “lojë” drejtësie që nisi pas vlerësimit të provave që e kriminalizuan ish-kandidatin për kryebashkiak, Fred Beleri, që sollën prangosjen e tij dhe ngritjen e stuhisë, që zëvendësoi famën e Luis Ejllit dhe vijon ende nën kredon e turpshme ultimative: “Të lirohet mënjëherë se është i burgosur politik, i rrëmbyer nga sekti i rilindjes dhe Rama”.
Bodigardët e regjimit nuk janë të shqetësuar se Rama p...
Për mua sot është 8 Korriku i 2022, është 2 Tetori i 2...
Doktor Berisha, zgjedhjet u vodhën, u shqyen, u shkërd...
PS ka të drejtë t’i gëzohet fitores. Organizoi një fus...
Harta ngjyrë mavi, thuajse 99.99% e territorit të Shqipëri...
PS ka të drejtë t'i gëzohet fitores. Organizoi një fushatë...
Sipari i zgjedhjeve vendore u mbyll dhe rezultatet po treg...
Shumë e kanë quajtur shëmbjen, si dështim të atyre që e mb...
Nuk është hera e parë, as edhe e fundit që gënjejnë me ina...
Në luftën e Dytë botërore, një skuadër ushtarësh ameri...
Është një nga çuditë e shumta që mund të ndodhin veçse...
Kasta e showbizit shqiptar është ai qerthull njerëzish që ...
Po u kthyem prapa do të thotë që në krye të vendit të ...
E para, nuk ka pse të bëhet debat, kur prej 30 vjetësh...
Ai është Luiz Ejlli, një shkodran tipik, i talentuar d...
53 vite më parë kam lindur në Vlorë. Im atë kishte ga...
Nadia iu përgjigj tëk-fëk pyetjeve të para të mbesës: ...
Kopshti prej guri është një nga format më unike në botë të...
Fort të nderum shqyptarët e mi, Në datën e lindjes si...
Fushata e gërditshme e Erion Veliajt për të vënë në rr...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...