Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Dje Kombëtarja shqiptare dha një shfaqje spektakolare, dha një rezultat deri diku të paimagjinueshëm.
Episodet që me golin e parë të Hasanit e deri në fund treguan se ishte formuar një ekip dominant, me forcë, me dashuri, me pasion, që vërtet e donte fitoren, edhe pse 97 minutat na treguan që përballë ishte një kundërshtar jo me emrin e madh që mbante në historinë e futbollit, por këto janë ciklet e futbollit, brezat e tyre.
Kombëtarja jonë e ka historike fitoren e djeshme, është me një këmbë në Europianin “Gjermani 2024”, një festë e madhe nga tifozët dhe një festë e madhe nga futbollistët.

Mjafton të shikoje intervistat e tyre dhe kudo, në çdo aspekt shihje gëzim, fjalë pozitive dhe një vlerësim maksimal për trajnerin Sylvinho dhe për Presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka.
View this post on Instagram
Duka po rishkruan histori sepse është hera e dytë që po e dërgon Kombëtaren shqiptare në Europian, pa asnjë diskutim që janë këmbët e futbollistëve dhe djersa e tyre, por kontributi i Armand Dukës dhe FSHF-së nuk mund të mohohet.
Nuk mund të mohohet edhe përzgjedhja që i është bërë trajnerit Silvinjo nga Federata Shqiptare.
Shumë skeptikë kishte për ardhjen e tij në krye të Kombëtares, por Duka këmbënguli dhe tashmë i ka frytet. Gjeti një trajner që u dha forcë, u dha shpirt, u dha gëzim, u dha pasion futbollistëve që të ecnin përpara dhe të sillnin rezultate të tilla.
Armand Duka, përtej çdo mbivlerësimi, jo vetëm dhe vetëm shkroi historinë, por dha një leksion publik, një leksion edhe ndaj atyre tifozëve që dikur e kanë sulmuar dhe deri dje e akuzonin, një përgjigje për të gjithë klasën e futbollit, jo vetëm për hapat e tij të fundit sepse u zgjodh zv.president i UEFA-s, por nga fakti se ka vizionin e duhur për të dhënë frymën që ka nevojë një Kombëtare te futbollistët si dhe te përzgjedhja e individëve që krijojnë skuadrën e duhur dhe që i japin forcë kombëtares.
Armand Duka ka pasur edhe armiq dhe një nga armiqtë kryesorë ka qenë Erion Veliaj.
Pak kohë më parë, që mund ta lexoni në këto shkrime që ne i kemi përmbledhur, ai u sulmua ashpër nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj.
Lali Eri zgjodhi një sekretarin e tij që ta sulmonte, i nxori edhe një rival, një nxënësin e tij, por ka edhe një shprehje popullore: “Ustai nuk ia mëson të gjitha çirakut, e çiraku nuk mund ta mësonte dot ustain, apo ta mundte në garë”.
Imagjinoni që çiraku sot të ishte president i FSHF-së, a do ta kishin Silvinjon? A do ta kishim këtë skuadër, këtë frymë dhe këtë ekip? Apo do të kishim kryetarin e Bashkisë së Tiranës që do të trajtonte Kombëtaren si një incenerator që mungon në Sharrë.
Përtej çdo servilizmi ndaj Dukës, përtej çdo armiqësie politike me Erion Veliajn, fakti është një, Duka ka bërë një revolucion të madh në Federatën Shqiptare të Futbollit. Me të mirat dhe me të këqijat e tij, rezultatet flasin vetë dhe fituesi është i pagjykueshëm.
Humbësi është Erion Veliaj, njeriu që sot ka në Sharrë një incenerator të munguar, një mal me plehra dhe një emergjencë pas emergjence. Kështu do të ishte Kombëtarja jonë, kështu do të ishte Kombëtarja e Shqipërisë në rast se do të zgjidhej çiraku i Armand Dukës, shërbëtori i tij, që shkoi dhe punoi si kamerier tek Erion Veliaj.
Ndaj sot është koha që kryebashkiaku i Tiranës, nëse i ka mbetur një fije qytetarie, të dalë dhe t’i kërkojë ndjesë publikisht presidentit të FSHF-së, zotit Armand Duka, edhe pse ndoshta nuk e pëlqen, edhe pse ndoshta bëri një betejë ku u vërsul për ta kafshuar, më pas dikush e lidhi dhe ndoshta kafshoi veten.
Është koha për të treguar se e ka kuptuar që malet me plehra në Sharrë nuk mundi dot t’i kthente në male me plehra te Federata Shqiptare e Futbollit.

Sot i fituari nuk është vetëm Armand Duka, është e gjithë Shqipëria, është i gjithë kombi shqiptar, ndaj dhe Lali Eri është në momentin e duhur për të reflektuar publikisht, për të bërë një ndjesë publike dhe për të mos treguar se është tifoz me Ishujt Faroe apo fshihet pas brekusheve të kryeministrit tonë, ato japoneze të gjera që mund të mbajnë brenda shumë nga qenushët e vegjël të politikës, medias e gjithfarë lloj individësh që u përdorën për të sulmuar, akuzuar e shpifur ndaj Armand Dukës, i cili sot ju dha një vulë, vulën e fitores, vulën e Shqipërisë në Gjermani “Euro 2024” me një vizion, karakter dhe forcë që gjakosi hundët e lodhura të ‘99-shave që nuk do mundin kurrë të jenë mbi vlerat e qytetarisë, mbi vlerat e kulturës, mbi vlerat e së ardhmes së Shipërisë jo thjeshtë dhe vetëm në futboll, ku politika e sherrnajës, sharjeve dhe kapjes së gjithçkaje dje mori leksionin e duhur dhe leksionin ia dha Armand Duka./ CNA
Një çorbë televizive! Një lakuriqësi, banalitet, me shumi...
Kur një grup i armatosur rëndë sulmoi policinë në veri të ...
Bota u zgjua dje me imazhe të tmerrshme të sulmeve terrori...
Kukuvajkat mediatike të inceneratorëve dje kanë fillua...
Inceneratorët janë afera më e madhe e shekullit! Tashm...
CNA, dje, publikoi një material të zgjatur, të plotë, ...
Cila është rruga?! Jo rastësisht fokusi i mediave dhe...
Me një kontratë ekskluzive të publikuar dje, CNA fakto...
Sot, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsi...
Mediat amerikane dje raportuan se ish-zyrtari i lartë i FB...
Afera e inceneratorëve është një nga veprat kriminale ...
Janë 170 milionë euro të marra me mashtrim, me vjedhje...
Qeveria shqiptare dhe biznesi privat kanë paguar rreth 170...
Çështja e inceneratorëve po kthehet gjithmonë e më shu...
Ylli Manjani në ekranin e “Top Channel”, aty ku shpesh jan...
Lulzim Basha mblodhi Këshillin Kombëtar të vulës, të a...
Njerëzit që dinë të lexojnë politikisht, po e kuptojnë...
Lulzim Basha është i lexueshëm. Nuk ngjall më asnjë ku...
Afera e landfillit dhe inceneratorit të Tiranës është një ...
Muaji shtator po troket. Ditët e tij pritet të jenë mj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...