Kush qëndron pas sulmit ndaj FSHF dhe Armand Dukës

24 Janar 2022, 15:25, Aktualitet CNA
Kush qëndron pas sulmit ndaj FSHF dhe Armand Dukës

Mediat po raportojnë se ka një përplasje të Erion Veliajt, në një sulm të këtij të fundit ndaj Armand Dukës, presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, i cili pas 20 viteve kërkon mandatin e gjashtë.

Ndoshta është e tepëruar. Duka ndoshta nuk është i duhuri, por në momentet kur politika vërsulet, atëherë legjitimi i sportit dhe atij që qëndron në krye të saj është i padiskutueshëm.

Çfarë punë ka Erion Veliaj, Erion Braçe e të tjerë në sulmin ndaj Federatës? Në fakt pyetja që lind është kush qëndron pas sulmit ndaj Armand Dukës dhe FSHF? Kush mendon që është lali Eri apo Erion Braçe e ka shumë gabim.

Braçe prej vitesh nuk e do Dukën dhe nuk e ka sulmuar, ka mbështetur e të ndjerin Bashkim Fino në garë, është tifoz i Partizanit dhe pakënaqësitë e klubit të tij apo arbitrimit ja ka shkarkuar Dukës.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj shfaqet tani në një përplasje për shkak të votës që do delegojë Tirana në zgjedhjen e presidentit të FSHF. Pra janë të dy shfaqje krejt rastësore. Por përtej kësaj, ka dhe detaje të tjera.

Pak kohë më parë, Ilir Shulkut, sekretarit të përgjithshëm të FSHF iu sulmua biznesi, ambientet jashtë u prishën. Lutfi Nurit, një nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv iu bllokuan mjetet në doganë, për presion kuptohet pasi nuk iu gjet asnjë gjë.

Sot Tatimet vërsulen në bizneset e Armand Dukës dhe vëllait të tij, ndërkohë që del një audio-përgjim dhe Veliaj kërcënon publikisht, Bashkia nxjerr letrat që do çoj SPAK, prokuroria etj. Po a e ka këtë fuqi Erion Veliaj të kontrollojë Tatimet dhe Doganat, të kontrollojë SPAK dhe prokurori? Jo, nuk mund ta ketë kurrë.

Këto urdhra vijnë nga selia e Kryeministrisë, Erion Veliaj është thjesht dhe vetëm një instrument i rradhës që përdoret në një betejë që e ka Edi Rama.

Po, është kryeministri Edi Rama, njeriu që qëndron pas sulmeve të presidentit të FSHF, kërkon ta kap atë të fundit, nuk pranon dot që dikush të ketë një mandat më të gjatë se ai.

Duka duhet të ikë, jetëgjati i vetëm, i gjithëpushtetshëm duhet të jetë Edi Rama. Ky i fundit po kërkon ta vendosë FSHF nën kontroll që ta përdorë për interesat e tij. Nxjerr një kandidat qesharak si Shakohoxha, i cili në fakt është një këlysh i rritur nga Armand Duka dhe më pas në të vërtetë dikush tjetër do të bëhet president i FSHF.

E vërteta është se është Edi Rama pas, sepse Edi Rama është ai që kontrollon Tatimet, Doganat, prokuroritë, SPAK, Reformën në Drejtësi e të gjitha me rradhë. Erion Veliaj mund të ketë kontroll mbi Bashkinë e Tiranës dhe mund të kërcënojë, mund të shaj dhe mund të përdorë një fjalor të rënduar por kot lodhen të gjithë ata që thonë se mbrapa sulmit të Dukës dhe FSHF-së është lali. Kjo është një lojë e Rilindjes. Pas saj qëndron Edi Rama, por Edi Rama është fshehur për të mos shkuar tek UEFA se raporti ka një sulm politik, për të mos shkuat te FIFA se ka një sulm politik, por për të theksuar se është një bashkie e cila ka disa aksione dhe po përplaset në një garë .

Në fakt e vërteta është se pas sulmit të FSHF janë Dogana që kanë bllokuar Lutfi Nurin, janë Tatimet që kanë sulmuar bizneset, janë prokurorët që përmend kryebashkiaku i Tiranës. Janë sulme e Erion Braçes, janë sulmet e gazetarëve dhe mediave të Edi Ramës, atyre dhe të paguara nga inceneratorët, të cilat po kryejnë një operacion të plotë kundër FSHF. Pra pas sulmit të Armand Dukës dhe FSHF është Edi Rama dhe askush tjetër. Nuk mund të fshihet askush pas gishtit duke thënë se është Veliaj. Në fakt përtej çdo propagande, njeriu që qëndron pas sulmit ndaj Armand Dukës e ka emrin Edi Rama./E.K-CNA.al

Lajmet e fundit nga