I dha për mobilim/ Qytetarin e zhvasin dhe i marrin 11 hyrjet në pallat
Thanas Nika është një i moshuar që jeton vetëm në qytetin e ...

Afera e inceneratorëve, e nisur në vitin 2014, pra me ardhjen e Rilindjes në pushtet, është ndër më skandalozet e këtyre 30 viteve demokraci.
Bëhet fjalë për një aferë e cila fillon me një kontratë koncesionare 22 milionë euro në Elbasan, më pas shkon në Fier me një kontratë 28 milionë euro dhe “shton oreksin” në Tiranë, me një kontratë fillestare 128 milionë euro.
Në lidhje me inceneratorët, është zhvilluar një hetim edhe nga SPAK. Të paktën për inceneratorin e Fierit dhe Elbasanit, janë vënë në pranga zyrtarë të lartë, mes të cilëve edhe ish-ministri i Mjedisit në qeverinë “Rama 1”, Lefter Koka, dhe ish-sekretari i përgjithshëm i kësaj ministrie, Lefter Koka.

Por, për Tiranën, që është dhe më i madhi, ku vetëm kontrata koncesionare është 128 milionë euro, kur do “zgjohet” SPAK?
Në Tiranë, duket se zullumi është më i madh. Një kontratë fillestare 128 milionë euro. Por, që është të paktën sipas përllogaritjeve të ekspertëve vetëm në Tiranë, tek landfilli dhe inceneratori i munguar, 600 milionë euro.
Pa folur për kostot e tjera dhe investimi rreth 50 milionë euro në Fier dhe Elbasan, mirëmbajtjen e tyre apo faktin që ato nuk punojnë sot, të cilat shifrat i çojnë të “çmendura”. Thuajse me miliarda.
Nga ana tjetër ka edhe një detaj.
Në kontratën koncesionare, thuhet se kompania kompania Integrated Energy BV SPV do të paguhet 29 euro për ton mbetje për incenerim.
Pra, e theksojmë do paguhet 29 euro për ton, për INCENERIM.
Aktualisht në Tiranë nuk ka një incenerator. Por kemi vetëm një landfill. Ashtu siç ka qënë. Ka një ndryshim. Janë kapsuluar mbetjet e vjetra dhe është rrethuar territori.
Nga ana tjetër, prej vitit 2018, pra gati katër vite, Qeveria shqiptare dhe Bashkia e Tiranës, i kanë paguar rregullisht koncesionarit Integrated Energy BV SPV, tarifën e plotë 29 euro/ton, sikurse është parashikuar në kontratë.
Kontrata e thotë qartë kjo tarifë është për INCENERIM. Por, a ka incenerim, pa incenerator?
Ndërkohë, ka edhe një tjetër detaj. Sipas të dhënave zyrtare të kompanisë, kur ka vetëm landfillim, kostoja është 12.5 euro toni. Kjo është zyrtarisht e publikuar nga vetë kompania, tek studimi i fizibilitetit, dorëzuar tek Qeveria shqiptare.
Por, ama kjo e fundit i ka paguar koncdesionarit shumën 29 euro për ton, pa pasur incenerator.
Çka do të thotë se ka një diferencë prej 16.5 euro.
Pra, janë paguar në vit 16.5 euro më shumë, për ton, për landfillin e Sharrës. Për kompaninë Integrated Energy BV SPV, ku nuk ka incenerator.
Për të mos folur këtu për milionat e të ardhurave që i vinë kësaj kompanie, nga bizneset në Tiranë. Dherat nga firmat e ndërtimit apo mbetjet nga subjekte të ndryshme private të kryeqytetit, të cilat në katër vite i kanë paguar rreth 20 milionë dollarë koncesionarit.(Lexo këtu)
Tani, me shifrat që ne i përmendëm më lart, duke i saktësuar edhe sipas vetë vlerave të deklaruara nga firma, kuptohet qartë sesa do iu kushtojë taksapaguesve shqiptarë kjo aferë.
Është detyrë e drejtësisë, detyrë e SPAK të hetojë deri në fund këtë aferë dhe të gjenden ku kanë shkuar paratë e taksapaguesve shqiptarë.
Afera e inceneratorëve nuk fillon dhe as nuk mbaron, as tek Lefter Koka dhe as tek Alqi Bllako.
SPAK duhet të “zgjohet” edhe për Tiranën./CNA.al
Detajet që “fundosin” Qeverinë/ 23 miliardë lekë për inceneratorin që nuk ekziston
Sa na kushtojnë vërtetë inceneratorët
Rama pranon aferën e inceneratorëve: Ma futen për shalësh
Dokumentet ekskluzive/ Shifrat marramendëse, zbulohen pagesat për inceneratorin e Tiranës
51 fakte dhe dokumente për aferën e inceneratorëve
Thanas Nika është një i moshuar që jeton vetëm në qytetin e ...
Një nga ekranet më të ndjekura në vend, Televizioni Kombëtar...
Afera e incenerarorëve, ndër më të akuzuarat në Shqipëri, pë...
Gjatë fundjavës u zhvillua një aksion i SPAK, e për pasojë r...
Në një kohë krize të ngritjes së çmimeve të produkteve, një ...
Qeveria shqiptare është përfshirë në një skandal prej shumë ...
Bregdeti i “Ranës së hedhun”m në Shëngjin, është mbushur me ...
Afera e incenerarorëve, ndër më të akuzuarat në Shqipëri, pë...
Fatjona Kaja prindi i një fëmije me elementë të autizmit ka ...
Koncesioni i inceneratorëve është një ndër aferat korrupti...
Ish-kryeministri Sali Berisha, ka publikuar mesazhin e një d...
Emisioni “Stop” është ndalur në fshatin Mamëz njësia Kolsh K...
Një e moshuar nga Vlora dhunohet psikologjikisht nga komshiu...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt Korçës në ish-konviktin e ...
Ish-politikani Ben Blushi, pasi “shkëlqeu” në Top Channel, t...
Disa muaj më parë, në datën 20 korrik 2021, Fiks Fare transm...
Ishte skandaloze, e padëgjuar më parë, sesi një televizion p...
Pranë redaskisë së CNA.al ka mbërritur një denoncim nga stud...
Saimir Sali tregon se është arrestuar në vitin 2019 për lënd...
Vetëm në pak javë, kriza dhe ndryshimi i çmimeve ka prekur g...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...