Rasti TOP CHANNEL/ Prokurorët në Shqipëri kanë "vdekur"
Ishte skandaloze, e padëgjuar më parë, sesi një televizion p...
Disa muaj më parë, në datën 20 korrik 2021, Fiks Fare transmetoi problematikën e Vasil Fetah.
Vasil Fetaj pohoi në korrik kur edhe ngriti problemin e tij në Fiks Fare se ka qenë i punësuar te një firmë nënkontraktore që po ndërtonte Lungomaren e Sarandës, te subjekti Aristidh Breshani. Në datën 6 prill 2021, një konstruksion metalik që po vendosej në Lungomare është rrëzuar dhe na ka aksidentuar? thotë 36-vjeçari. Ai thotë se është dërguar me vonesë në Spitalin e Sarandës dhe në këtë spital ka qëndruar pak orë, ku ia kanë vendosur këmbën në allçi dhe të nesërmen është nisur në Tiranë. Por, sërish ka pasur probleme dhe ka shkuar në Spitalin Ushtarak.
Në këtë Spital Ushtarak kë bërë ndërhyrje kirurgjikale në kalivje dhe ka vendosur hekura. Edhe pas disa muajsh, Vasili ka sërish probleme. Thotë se Prokuroria e Sarandës nuk e ka informuar se çfarë është bërë me këtë çështje, nëse ka pasur apo jo persona nën hetim. Madje, kjo akuzë nuk e ka çuar te mjekoligjori. Pas transmetimit të atëhershëm në Fiks Fare, akuza e ka marrë në telefon Vasilin.
Ai iu drejtua sërish Fiksit dhe ankohet për veprime të dyshimta të Prokurorisë së Sarandës dhe të IML-së në rastin e tij. Thotë se pas transmetimit të rastit në Fiks Fare, e kanë marrë në telefon nga Prokuroria e Sarandës. Por vetëm kaq, pasi nuk e kanë lajmëruar për asgjë. Para disa ditësh i ka ardhur një dokument nga kjo akuzë, i cili është një kërkesë e Prokurorisë së Sarandës që i është dërguar gjykatës për të pushuar hetimet.
Që në krye të dokumentit ka gabime, pasi data shkruhet 18 mars 2021! Ngjarja ka ndodhur në muajin prill 2021. Por, gabimet trashanike kanë vijuar. Prokurorja Alba Dhima shkruan se procedimi penal është 238 i datës 5 maj 2022. Pra një datë që s?ka ardhur akoma! Ky gabim është në fillim dhe në fund të dokumentit.
Por, në brendësi shkruhet se organi i prokurorisë ka vendosur riekspertimin me një grup ekspertësh mjekoligjorë. Është bërë një ekspertim me nr 81 në datën 17 janar 2021 te IML-ja, por bazuar në të dhënat e kartelës 24 orëshe të Spitalit ?Petro Nako? Sarandë, teksa këto akte e kanë nxjerrë dëmtime mbi 9 ditë, plagosje e lehtë.
Por, Vasili thotë se sërish ekspertiza mjekoligjore është bërë me të dhënat e Spitalit të Sarandës dhe jo të Spitalit Ushtaral. Madje, ai nuk është thirrur asnjëherë nga IML-ja apo nga Spitali i Sarandës për riekspertimin.
Gazetarët e Fiksit iu drejtuan IML-së në Tiranë. Një drejtues i IML-së i cili pasi njihet me rastin thotë se raporti i ri është bërë me kartelën e Spitalit të Sarandës. Ai thotë se nuk e kanë gjetur të dëmtuarin, teksa shton se kanë lajmëruar edhe Prokurorinë e Sarandës.
Tentativa për të fshehur ngjarjen e ka dëmtuar edhe nga ana ekonomike Vasilin. Sigurimet shoqërore nuk ia kanë njohur këto dëmtime ?në punë?, teksa e kanë nxjerrë me kemp në masën 70 %. Vasili thotë se ka shkuar disa herë te Sigurimet Shoqërore, por vetëm sa është sorollatur. Ai nuk pohon se nuk është i fuqishëm të punojë dhe nuk ka të ardhura për të mbajtur familjen e tij prej 3 vetash.
Vasilit paraqitet te Sigurimet Shoqërore, ku i thonë se e dinë problemin, dhe është hera disatë që ai shkon aty. Për çështjen e tij ka dijeni edhe Drejtoria Qendrore, dhe pikërisht në këtë drejtori e drejtojnë për të pyetur. I thonë se e kanë raportuar atje këtë problematikë dhe deri tani s?ka vendimmarrje./TCH
Ishte skandaloze, e padëgjuar më parë, sesi një televizion p...
Pranë redaskisë së CNA.al ka mbërritur një denoncim nga stud...
Saimir Sali tregon se është arrestuar në vitin 2019 për lënd...
Vetëm në pak javë, kriza dhe ndryshimi i çmimeve ka prekur g...
Emri i deputetit socialist, Alqi Bllako njeriut që ka qënë p...
Afera e inceneratorëve, një nga më të akuzuarat në Shqipëri,...
Shpresa Shushku tregoi për emisionin Fiks Fare se noteri Sam...
Emisioni “Stop” ka udhëtuar drejt qytetit të Korçës për prob...
Djali 24 vjeç i Xhovalin Pepajt denoncon në “Stop” vdekjen e...
Një e moshuar nga Elbasani ankohet në emisionin Fiks Fare se...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Vjollca Dashi denoncoi në “Stop” historinë e saj të dhimbshm...
Punonjësit e Policisë së Shtetit përdorin simbole të policis...
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një problem në shkollë...
Koncesioni i inceneratorëve, afera më e akuzuar në këto 30...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga dre...
Blindimi i selisë së PD-së, vendosja e dyerve të blinduara k...
Gazetari Saimir Kola, nëpërmjet një video të publikuar në fa...
Emisioni “Stop” ka shkuar në Shkollën e Mesme të Bashkuar “M...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...