Përjashtuan djalin me probleme! Pezullohet drejtoresha, kthehet në klasë Emiljano
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një problem në shkollë...
Punonjësit e Policisë së Shtetit përdorin simbole të policisë në makinat private. Parkojnë ku të munden edhe pse në mënyrë të jashtëligjshme, disa edhe me targa të huaja.
Krahas sigurisë rrugore, dy drejtorët u zotuan që do të ndëshkonin cilido person, me çfarëdolloj posti, që përdor targa të huaja, nuk bën kolaudimin e mjetit, nuk paguan taksa apo siguracion. Informacionet e DPSHTRR-së do t?i kalonin policisë me qëllim ndëshkimin e këtyre personave.
Tre ditë më pas, në datën 5 mars 2022, me anë të një postimi në FB, drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, bëri këtë deklaratë;?Mos lozni me rregullat, mos qarkulloni me targa të pavlefshme. Mos i hyni në hak buxhetit të bashkive dhe komunitetit, sepse çdo detyrim i papaguar dhe kundravajtje e tillë, është dëm ndaj shoqërisë, qyteteve, rendit dhe sigurisë publike.
Faleminderit Policisë Rrugore të Tiranës dhe Policisë së Shtetit që po godet çdo ditë këtë fenomen të shëmtuar. Mjete që shkelin afatet e qarkullimit me targa të huaja, mjete jashtë normave, mjete të çregjistruara me vite. Mjete të pazhdoganuara që bredhin serbes rrugëve.?
Krahas postimit, Gonxhe publikoi pamje të aksionit dhe të targave të huaja, të cilat iu hoqën mjeteve në rrugë duke u shprehur se ata që i përdorin më shumë janë ata që duhet të kontrollonin që këto targa të mos qarkullonin. Ai shton se fenomeni ka qenë shumë shqetësues dhe se lista me emra është shumë e gjatë, disa prej të cilëve punonjës aktualisht e disa ish punonjës jo vetëm të policisë, por të gjithë administratës.
Por, a e kanë zbatuar të gjithë punonjësit e policisë këtë marrëveshje Nano-Gonxhe?! Fiks Fare bëri një vëzhgim pranë drejtorisë së Policisë së Tiranë dhe pranë disa komisariateve .
Disa nga pamjet që Fiksi transmetoi ishin pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Makinat janë private, kryesisht me xhama të zinj. Punonjësit e policisë parkojnë ku të munden, në trotuare. Në zona rezidenti. Në xhama vendosin logo të policisë, numra telefoni dhe gjithçka tjetër që t?i shpëtojnë gjobave.
Kamera e Fiks Fare bëri një vëzhgim edhe në rrugicat pranë Komisariatit të Policisë nr.2 në Tiranë. Në hyrje dallohet qartë tabela ndalim parkimi, por kjo nuk kishte penguar njeri për të parkuar aty automjetet private. Në xhamat e këtyre mjeteve ishin vendosur numra të telefonit të punonjësve të policisë, madje në disa të tjerë simbole të ndryshme policie si kapele, jelekë, stema.
Ndërkohë që grupi i Fiks Fare po xhironte një mjet të parkuar në vend parkimi për rezidentë, ku qartësisht dallohej një kapele policie dhe një dokument identifikimi, afrohet një person i cili kërcënon grupin e xhirimit të Fiks Fare . ? Fshini filmimin se u solla 2-3 çuna, se shihni është pronë private!? kërcënon personi. Pyetjes së gazetarëve se përse përdor stemën e policisë, ai përgjigjet se ashtu i do tr..i dhe se nuk ishte polic.
Menjëherë pas kërcënimit gazetarët e Fiks Fare telefonuan patrullën e policisë.
Personi që kërcënoi grupin e xhirimit u largua menjëherë. pas mbërritjes së patrullës e cila bëri verifikimin e mjetit, makina rezultoi se mjeti ishte në pronësi të një inspektoreje ne Policinë e Burgjeve, pranë IEVP Fushë Krujë.
Grupi i Fiks Fare zhvendoset më në lindje të Tiranës, pranë Komisariatit nr.1. Në rrugën kryesore që të çon te ky komisariat, konstatohet e njëjta situatë: në automjetet me targa private të parkuara aty ku nuk lejohet përdoren stema të ndryshme policie dhe numra celulari. Por, edhe automjete me targa të huaja , një mjet tip ?Audi? kishte targa bullgare. Ndërkohë, në xhamin e përparmë kishte një numër celulari që përdorin punonjësit e Policisë së Shtetit.
Vëzhgimit të Fiksit nuk kishte si t?i mungonte edhe rruga e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, punonjësit e së cilit vendosin çdo ditë mijëra gjoba për parkime, xhama të zinj apo përdorimin e targave të huaja nga qytetarët e thjeshtë. Por, automjetet e tyre, si i parkojnë? A përdorin targa të huaja?!
Në rrugën përballë këtij komisariati është plot me makina të parkuara edhe pse tabela tregon që nuk lejohet parkimi. Automjetet e parkuara janë private dhe mbi to ka stema policie, numra celulari, kapele, jelekë apo tabela të policisë. Të gjitha janë mjete të punonjësve të policisë rrugore. Janë pikërisht ata të cilët firmosin çdo ditë mijëra gjoba për qytetarët e thjeshtë!
Madje pikërisht në atë vend kamera e Fiksit kap edhe një punonjës policie i cili zbret nga një automjet tip ?Hyundai? me targa italiane CY 520 CË. Ai e parkon pranë një karburanti dhe vesh uniformën për të dalë në terren për të ndëshkuar kundravajtësit.
Por, krahas komisariateve, punonjësit e policisë lëvizin në gjithë Tiranën me automjete me targa të huaja. Fiks Fare konstatoi një automjet tip ?Benz?, të bardhë në afërsi të Kuvendit të Shqipërisë. Mjeti ka targa të huaja dhe prej tij zbret një punonjës policie.
?Ka ligj, por ka edhe Maliq? dhe këta ?Maliqtë? që mbikëqyrin qytetarët për zbatimin e ligjit, vetë qenkan mbi ligjin./tch
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një problem në shkollë...
Koncesioni i inceneratorëve, afera më e akuzuar në këto 30...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga dre...
Blindimi i selisë së PD-së, vendosja e dyerve të blinduara k...
Gazetari Saimir Kola, nëpërmjet një video të publikuar në fa...
Emisioni “Stop” ka shkuar në Shkollën e Mesme të Bashkuar “M...
40 persona personel të shërbimit të urgjencës paraspitalore ...
Klodian Zoto është personi i cili qëndron në majë të piramid...
Erion Isufi i lakuar si njeriu që ka marrë vendime në PD, në...
Një dëshmi tronditëse ka mbërritur në redaksinë Tv Ora në li...
Emisioni “Stop” ka shkuar në aksin Lushnje-Fier, tek vendi i...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjen e hetimev...
Konçesioni i inceneratorëve, një prej më të akuzuarve në Shq...
Erion Isufi i njohur në media dhe në rrethet e politikës s...
Emisioni “Stop” ka shkuar në Elbasan për problemin e vëllezë...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal me rri...
Kunati “big money” i Lulzim i Bashës, e ka shtuar pasurinë ...
Fiks Fare solli një skandal që ka ndodhur me groposjen e pul...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e një qendre masazh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...