Fajësohet viktima pas aksidentit/ IML të njëjtin kampion gjaku e nxjerr me tri vlera të ndryshme alkooli
Një e moshuar nga Elbasani ankohet në emisionin Fiks Fare se...
Djali 24 vjeç i Xhovalin Pepajt denoncon në ?Stop? vdekjen e babait të tij 48-vjeçarit brenda një rrethimi, ku do të ndërtohen pallate.
Brenda kantierit ndodhet godina e vjetër e ish-pularisë, ku Xhovalini bashkë me shokun e tij punonin në të zezë, duke çmontuar çatinë e godinës.
Një mëngjes 48-vjeçari rrëshqiti në një llamarinë dhe u rrëzua duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
?Babai im është rrëzuar nga lartësia e çatisë ku po punonin. Aty është kantier i rrethuar. Ka punuar. 6 muajt e fundit vazhdoi me shokun e vet. Ndërroi jetë për shkak të asaj çatie që hipi atje pa asnjë lloj sigurie, pa asnjë lloj rripi, pa diçka që duhet të marrë masa sigurie më përpara se duhet të hipë. Deri tani nuk kam marrë përgjigje, as nga policia dhe as nga ata që kanë punuar. Babai im me çfarë kam mësuar ka qenë duke punuar me një shok të vetin. Me këtë kanë shkuar bashkë për ta çmontuar. Pastaj babai, siç më kanë treguar ka shtypur tek një pjesë plastike dhe ka rënë poshtë. Dua të di edhe si hyri sepse është zonë e rrethuar dhe nga kush mori leje për të hyrë në një zonë të rrethuar për ndërtim. Përderisa ajo është e rrethuar domethënë që nuk mund të futesh askush që është i paautorizuar aty. Është edhe roja. Si ka mundësi që mund të mos japë deri më tani dikush një drejtim?, tha i riu.
Ngjarja e rëndë ka rreth një javë, që ka ndodhur në dalje të Tiranës, pranë doganës.
Shoku i ngushtë i të ndjerit nuk pranon t?i tregojë të birit të viktimës, se për kë punonin në çmontimin e çatisë.
?As shoku i ngushtë i babit nuk më ka informuar siç duhet. Çdo moment thotë diçka tjetër. Ai nuk më ka dhënë asnjë lloj informacioni. Ai thjeshtë thotë që na ka thënë një person që duhet t?i çmontojmë ato. Këtë po pres të di edhe unë, kush është ky person që i ka thënë të futen aty brenda dhe të çmontojnë ato pa asnjë lloj sigurie?.
Djali i viktimës: Këto janë rrobat e babit?? Këto s?janë të punës?
Lulash Ndoj: Jo, janë ato, që pat vesh.
Djali i viktimës: Ku u ndrruat ju?
Lulash Ndoj: Në makinë time, në makinë i linim ne.6 muaj nuk janë pak me të dhe nuk kam pas asnjë vërejtje me të, vec na u bë si na u bë?
Djali i viktimës: O Lulash?ti,me kë keni fol ju atje?
Lulash Ndoj: Ne atë ditë kena shkue me pa njëherë, ku njëri aty tha: merrini për skrap me një fjalë, se këtu tha dac me i shit, na interesonte, po i hytë na tha merrini?Më shume e njihte Xhovalini. Unë një herë e kam pa. Nji tash edhe mua me më dal si ty?n.q.s doni me i marr për skrap tha?,-merrni ca të mundeni veç jo të trasha. I thashë- s?ia vlen kjo punë i thashë në fillim, hajde të ikim, sepse o burrë, s?jam marrë kurrë me këto punë! Hajde! Mu më hyri në qejf, sepse bëheshin shpejt kilet, i hymë?
Djali i viktimës: Unë e pyeta rojen atje dhe më tha ?ne nuk të lemë, n.q.s nuk janë të autorizuar nga firma?veç punëtorët e firmës?!
Lulash Ndoj: Jo, jo! Ne nuk kemi pas të drejtë me i marrë që atë natë?Kur të mbarojmë, do vinte të na thonë ?këtë ke me e prek këtë jo, gjërat e trasha jo, sepse nuk hiqeshin ato?këto të imtat, kur t?i hiqni, kam me qenë prezent?,- ai, që kena fol?
Djali i viktimës: Ti nuk ke asnjë lloj informacioni, kush e ka, apo??!
Lulash Ndoj: Jo është marr vec (nuk kuptohet) nuk di gjë. (nuk kuptohet)
E afërmja e viktimës: Pash paska qenë mbaru në vend?
Lulash Ndoj: Në sekonda! Unë kam dalë, e kam këqyr aty e i kam thënë ?o Xhovaaa?? dhe e porosita për sytë e ballit, nji për këtë ujë, ?Xhovalin mos shko aty?! Më çave krytë,- më tha,- unë s?jam kalama?Xhovalin! E di, ku përfundon, o burrë n.q.s shkel atë plastikë?! Ai ka shkuar ka shkel në të?pfff?
Djali i viktimës: Unë kam hallin, ajo ka pas me u cmontu, dikush ju ka thënë me hy?
Lulash Ndoj: Një ka ardhë, madje ka fol Xhovalini me të, nuk kisha ndërmend me hy në atë punë, se ai tha dhe dy ditë para ?vec merrni këto lerini këto të trashat dhe s?keni me i marrë,- tha atë ditë, që do mbaroni kam me ardhë unë??Ajo s?priti puna me ardhë, sepse?tani ai nuk duket.
Djali i viktimës: Se një firmë e ka, Matriksi, e ka të rrethuar ajo, mban përgjegjësi n.q.s i vdes dikush brënda??!
Lulash Ndoj: Ajo nuk ka qënë e atij, o burrë?!
Po kështu as inxhinieri, as rojet nuk i flasin, për kë punojnë dhe kush ia dha punën Xhovalin Pepajt.
Djali i viktimës: Si kalove? Para ca kohësh mu më ka vdek baba këtu. Si ata puntorët ka qënë me punu, është rëzuar në tokë, ka ra, s?ka pas kokore?
Roja i kantierit: Erdhi edhe xhaja jot këtu?
Djali i viktimës: Kush është duke e çmontu këtë (çati)?
Roja i kantierit: Tani unë nuk di gjë?
Djali i viktimës: Ok! Do shkoj të pyes njëherë!
Roja i kantierit: Jo! Një sekondë! Të pyesim njëherë këtë kryeinxhinierin!
Djali i viktimës: Kush është ky?
Roja i kantierit: Është një inxhinier?
Djali i viktimës: Për kë punojnë ata puntorët aty??
Inxhinieri i kantierit-këta punojnë për një firmë, që e kena këtu, por nuk e di si e ka emrin?,se si i kanë.
Djali i viktimës: Baba jem ka qënë pa kokore, pa lidhur, edhe dikush i ka thënë babës tem me hip, sepse ajo, a është me u çmontu, apo??
Inxhinieri i kantierit-Ta shpjegova edhe njëherë muhabetin?
Djali i viktimës: Po mirë ju s?i jepni leje me u fut këtu d.m.th, ju?,kush mban përgjegjësi me vdek këtu?
Inxhinieri i kantierit-Është përgjegjësi tjetër i ditës, që kanë hy?nuk e di.
Djali i viktimës: Po dikush ju ka thënë me e çmontu, jo me e shit për hekur?!
Roja i kantierit: Si me të thënë ty ai, që ka pasur ndërtesën, zgjidh 5 punëtorë, ose 10 punëtorë! Sa lekë do? Dhe ti shkon?Është vështirë, vec mjerë baba jot, që ka ik, e tjetri nesër, se është e vështire me ia gjet fillin? Është e vështirë, ta them unë.
Djali i viktimës: Po për ta rrethu, a e kanë rrethuar këta (Matriks)?
Roja i kantierit: Po për ta rrethu, e ka rrethu ky.
Djali i viktimës: D.m.th, firma e ndërtimit, që ka këtu të shkrujtme?
Roja i kantierit: Po! Ajo, që ka në tabelë atje.
Djali i viktimës: Ajo, që është në tabelë, e ka rrethu këtë?
Roja i kantierit: Po ai do fillojë punimet, por kur ta bëjë gati ky?
Djali i viktimës: Gati kush?
Roja i kantierit: Ky, që ka këtë baraken?
Djali i viktimës: Ky, që ka objektin atje, me u çmontu?
Roja i kantierit: Po, ai që e pat ble, i ka thënë?
Djali i viktimës: Po ke ndonjë informacion, kush e ka?
Roja i kantierit: S?kam pasha Zotin! Nuk e di! S?kam një javë, që kam ardhur këtu. Unë nuk njof përgjegjësit e mi?
Djali i viktimës: Po dikush i ka thënë, pa lejën e dikujt, nuk futesh dot këtu?! Si i le ti me hy?
Roja i kantierit: Unë dhe ai tjetri, shoku im, nuk i lejmë me hy.
Djali i viktimës: Unë p.sh, me ardhë me mbledh hekura tashi, a më len ti mu?
Roja i kantierit: S?bëhet fjalë, që s?të lë.
Djali i viktimës: S?më lë?
Roja i kantierit: Jo s?të lë! Mua më thonë ?këto punëtorë të hyjnë brënda?!
Djali i viktimës: Ty të kanë thënë, që këto punëtorët..?
Roja i kantierit: Kontrolloji, kur të dalin!
Djali i viktimës: Kontrolloji, kur të dalin, mos marrin hekura?
Roja i kantierit: Mos marrin hekura, mos marrin gjëra këtu, që janë?dhe shëndet! Kaq!/tvklan.al
Një e moshuar nga Elbasani ankohet në emisionin Fiks Fare se...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Vjollca Dashi denoncoi në “Stop” historinë e saj të dhimbshm...
Punonjësit e Policisë së Shtetit përdorin simbole të policis...
Të premten emisioni “Stop” transmetoi një problem në shkollë...
Koncesioni i inceneratorëve, afera më e akuzuar në këto 30...
Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrups...
Nxënësit e shkollës ‘Isa Boletini’ në Kamëz dhunohen nga dre...
Blindimi i selisë së PD-së, vendosja e dyerve të blinduara k...
Gazetari Saimir Kola, nëpërmjet një video të publikuar në fa...
Emisioni “Stop” ka shkuar në Shkollën e Mesme të Bashkuar “M...
40 persona personel të shërbimit të urgjencës paraspitalore ...
Klodian Zoto është personi i cili qëndron në majë të piramid...
Erion Isufi i lakuar si njeriu që ka marrë vendime në PD, në...
Një dëshmi tronditëse ka mbërritur në redaksinë Tv Ora në li...
Emisioni “Stop” ka shkuar në aksin Lushnje-Fier, tek vendi i...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes zvarritjen e hetimev...
Konçesioni i inceneratorëve, një prej më të akuzuarve në Shq...
Erion Isufi i njohur në media dhe në rrethet e politikës s...
Emisioni “Stop” ka shkuar në Elbasan për problemin e vëllezë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...