LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Taylor Swift i "çmend" të gjithë, puth në buzë në mes të fushës të dashurin

12 Shkurt 2024, 09:18, Lifestyle CNA
Taylor Swift i "çmend" të gjithë, puth në
Taylor Swift dhe Travis Kelce

Një romancë magjepsëse! Një rezultat i lavdishëm!

Pjesëmarrja e Taylor Swift në "Allegiant Stadium" në Las Vegas të dielën ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. 

Ylli më i madh i popit u kthye nga turneu i saj 'Eras' në Tokio të shtunën për të parë të dashurin dhe yllin e Kansas City, Travis Kelce në "Super Bowl" kundër San Francisco.

Ndërsa Kelce u intervistua me trofeun e Lombardit në fund, Swift shkoi menjëherë pranë tij dhe nuk hezitoi në asnjë moment që të puthte të dashurin e saj. Kjo foto ka bërë xhiron e botës.  

Që kur u publikuan lajmet e para të lidhjes së tyre në shtator, një legjion i ri i tifozëve është akorduar në futbollin amerikan.

Ndeshja: 

Kansas City Chiefs i George Karlavitis fitoi Super Bowl- in 4-të në histori, në një finale të ‘pamundur’ kundër San Francisco 49ers. The Kansas City Chiefs mposhti me rezultatin 25-22 San Francisco 49ers në kohën shtesë dhe kështu fiton trofeun e tretë në 5 vite./CNA

Lajmet e fundit nga