Foto të rralla/ Kamerat kurth filmojnë thëllëza mali
Thëllëza e malit është një nga shpendët që jeton në malet ...

Mjeshtra e Madhe, Zyliha Miloti, ka sot ditëlindjen dhe mbush plot 78 vjeçe. Miloti njihet nga të gjithë si një artiste e madhe.
Kush është Zyliha Miloti?
Ajo lindi më 11 janar 1946, në Shkodër. Mbaroi shkollën e mesme "Jordan Misja" në vitin 1965. Në vitin 1967 e në vijim paraqitet si një nga aktoret më të suksesshme të Estradës Profesioniste të qytetit të Shkodrës. Mban titullin “Mjeshtre e Madhe”.
Pa i mbushur 14 vjet, kur ishte në klasën e 7-të, ajo u paraqit për herë të parë para publikut si një këngëtare e vogël shumë e talentuar. Rolet e para kanë qenë dramatike dhe si aktore e humorit ajo filloi në moshën 20-vjeçare në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës pranë teatrit “Migjeni”.
Galeria e personazheve që krijoi dhe eksperienca e saj, bënë që ajo të mbetet një nga aktoret e shquara në skenën e humorit shqiptar.
Rreth 60 vite karrierë artistike në Teatrin e Estradës dhe gjatë këtyre viteve ka realizuar më shumë se 260 premiera. Në çdo premierë rolet e saj kanë spikatur për interpretim të shkëlqyer dhe kanë qenë të arritura. Përveç këtyre, ajo ka marrë pjesë në teatrin e dramës dhe në një numër të madh filmash të kinostudios “Shqipëria e re” dhe të atyre pas viteve ’90.
Gjithë jetën e saj, pa u larguar asnjë ditë nga kjo estradë e që prej vitit 1967, ajo ka interpretuar plot gjallëri në shfaqjet e planifikuara të asaj kohe në fshat, malësi si dhe në të gjithë Shqipërinë.
Zyliha Miloti ka pasur fatin e madh që ka punuar me një plejadë artistësh të mëdhenj, regjisorë e shkrimtarë në estradën profesioniste të qytetit të Shkodrës pranë teatrit “Migjeni”. Ajo gjeti një grup aktorësh të paarritshëm.
Ka qenë regjisor i ndjerë, Paulin Sekuj, i cili ka punuar për një kohë të gjatë me Zylin, pastaj kanë vazhduar të tjerë regjisorë të mëdhenj si: Serafin Fanko, Edmond Mhilli, Zehrudin Dokle, Arjan Çuliq, Stefan Çapaliku, Gjergj Vlashi, Haxhi Rama, Fatbardh Smaja, Bruno Shllaku etj, si dhe shkrimtarët Fadil Kraja, Kolec Pepa, Paulin Selimi e të tjerë.
Nuk harrohet kurrë autori i pashtershëm i burimit të këtij materiali letrar shkrimtari humorist, i ndjeri Paulin Selimi, cikli i parodive me Gjosho Vasinë, apo kupletet dhe paroditë e spikatura me aktorin, humoristin e shquar Zef Deda.
Ashtu siç edhe e cilëson "Teatri Migjeni" në Shkodër, Zyliha Miloti ka qenë gjithmonë shumë energjike në rolet që ajo ka interpretuar me kaq siguri dhe madhështi, jo vetëm në estradë, por edhe në dramë e komedi, pa harruar pjesëmarrjen e saj në filma, opereta etj. Ajo vazhdon të jetë aktive edhe sot në skenën e teatrit.
Zyliha është vlerësuar me disa çmime, tituj dhe shpërblime. Artiste e Merituar, “Gruaja e vitit 2000-2001″ nga Instituti i Biografive në Kembrixh të Anglisë, duke u zgjedhur mes 2000 personaliteteve botërore. Ka marrë çmime në “Ditët e humorit”, pastaj çmimin “Naim Frashëri i Artë” me motivacionin “Për kontribut të shquar në artin skenik dhe interpretim me nivel të lartë në gjininë e humorit”: “Mjeshtre e Madhe ”, dekoruar nga Presidenti i Republikës./CNA
Thëllëza e malit është një nga shpendët që jeton në malet ...
Një rekord i ri turistësh është regjistruar gjatë vitit 20...
Nata e madhe e çmimeve “Golden Globes” u mbajt mbrëmjen e ...
Kur isha i ri, kisha komshi Robert Ndrenikën. Më tha n...
Aleksandër Prosi i njohur gjerësisht si Sandër Prosi l...
Fan.S.Noli lindi në 6 Janar të vitit 1882 dhe u shua n...
6 Janari, Dita e Ujit të Bekuar është festuar në Korçë...
Shqiptarët e zgjedhin librin nga përmbajtja dhe autori. T...
Kadri Roshi, ylli i kinematografisë dhe skenës shqiptare, ...
Një lajm i hidhur vjen nga Korça. Ndërron jetë në mosh...
Çmimi Nobel në Fizikë 2023 Çmimi Nobel në fizikë për vi...
Viti 2023 ishte "i artë" sa i takon turizmit. Sipas përllo...
Turistët e shumtë që vizituan Shqipërinë gjatë 2023, zgjod...
Jo vetëm prej oratorisë. As prej kulturës që e shfaq m...
"Opinion", emisioni i drejtuar nga Blendi Fevziu, mbrë...
Pas marrjes së Çmimit Kombëtar të Panairit të Librit për v...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve librin e tij...
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, imzot Joani ka dhënë ...
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Euroviz...
NJË KRONOLOGJI E SHKURTËR RRETH 600-VJEÇARE (VITET 815...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...