Rinasi, rekord udhëtarësh në 2023-shin/ Rriten me 140% fluturimet
Turistët e shumtë që vizituan Shqipërinë gjatë 2023, zgjod...

Viti 2023 ishte "i artë" sa i takon turizmit. Sipas përllogaritjeve të bëra nga Ministra e Turizmit, gjatë 12 muajve në vendin tonë kanë mbërritur thuajse në rreth 10 milionë turistë, shifër kjo historikë për vendin tonë.
Shqipëria përjetoi vitin e saj më të mirë turistik në historinë e pas tranzicionit. Nga veriu në jug, në plazhe, në mal, në qytetet historike, në bare e restorante, kudo ndesheshe me turistë nga kombe të ndryshme.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë vetëm gjatë muajit gusht që ishte kulmi i sezonit turistik, ishin në shifrën e rreth 2 milionë shtetasve të huaj, ose 18.3% më shumë sesa gushti i një viti më parë. Fluksi në rritje i shtetasve të huaj nisi që nga qershori me mbi 1 milionë hyrje, për të arritur në 1.77 milionë në korrik dhe duke e kaluar për herë të parë pragun e 2 milionëve në gusht.
Të dhënat e INSTAT treguan se në gusht 2023, numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri e kishte Evropa me 1.951.489 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Azia Lindore/Paqësori, përkatësisht me 40.106 dhe 12.335 shtetas.
Të dhëna të tjera të Ministrisë së Turizmit bëjnë të ditur se shtetasit nga Kosova vijojnë të zënë pjesën më të madhe të hyrjeve në Shqipëri, me rreth një të tretën. Këtë vit, për herë të parë italianët kaluan të dytët me rreth 10%, të ndjekur nga vendet e tjera të rajonit, Mali i Zi e Maqedonia e Veriut. E teksa të huajt vërshonin drejt Shqipërisë, jo të pakët ishin shqiptarët që zgjidhen të kaloni pushimet jashtë vendi.
INSTAT raportoi se daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Gusht 2023 ishin 842.940. Krahasuar me Gusht 2022, ky tregues është rritur me 8,9%.
Gjatë dy dekadave të fundit, kontributi i sektorit të turizmit dhe udhëtimit të Shqipërisë në produktin e brendshëm bruto (PBB) të vendit është rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe ka arritur në më shumë se 10%. Çka ka rritur shpresat që turizmi të rris më tej edhe zhvillimin ekonomik, duke krijuar vende pune dhe duke gjeneruar të ardhura.
Duke parë prapa, viti 2019 ishte viti më i mirë i Shqipërisë për turizmin, me 6.4 milionë vizitorë të huaj dhe 2.3 miliardë dollarë të ardhura sektoriale. Mirëpo pandemia COVID-19 i preu hovin turizmit në Shqipëri dhe jo vetëm, për t’u ringritur në shifrën më të lartë të arritur ndonjëherë në 202, referuar kësaj e ardhmja dukej premtuese./ CNA
Turistët e shumtë që vizituan Shqipërinë gjatë 2023, zgjod...
Jo vetëm prej oratorisë. As prej kulturës që e shfaq m...
"Opinion", emisioni i drejtuar nga Blendi Fevziu, mbrë...
Pas marrjes së Çmimit Kombëtar të Panairit të Librit për v...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve librin e tij...
Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, imzot Joani ka dhënë ...
Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Euroviz...
NJË KRONOLOGJI E SHKURTËR RRETH 600-VJEÇARE (VITET 815...
Edicioni i 62-të i Festivalit të Këngës në RTSH ka ngr...
Tinka Kurti, një nga figurat më të dashura për shqiptarët,...
Ju kujtohet? Ju kujtohet teatri? Kur mbushej holli ng...
Artistja e njohur shqiptare, Mira Konçi do të rikthehe...
Media prestigjoze britanike “BBC” i ka kushtuar Kukësit qy...
Aktori dhe regjisori i mirënjohur shqiptar, Guri Koço, fes...
Mirush Kabashi, mjeshtri i skenës së teatrit dhe jo vetëm,...
Islam Bakollari, mësues në shkollën 9-vjeçare të Dardhasit...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Viola Gjyzeli është 13-vjeçarja nga Durrësi që do të p...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...