LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krishtlindjet/ Mesazhi i Mitropolitit të Korçës, Hirësisë së Tij, imzot Joanit

23 Dhjetor 2023, 14:33, Kulturë CNA

Krishtlindjet/ Mesazhi i Mitropolitit të Korçës,

Mitropoliti i Korçës, Hirësia e Tij, imzot Joani ka dhënë mesazhin e tij me rastin e Krishtlindjeve.

Ai thotë se lutet për paqe dhe beson se se Zoti e ka caktuar botën të jetojë në drejtësi.

Mesazhi i tij për njerëzimin është: "Në këtë ditë të shenjtë, të lindjes së shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, le të zgjohemi e ndërgjegjësohemi se trupëzimi i perëndi-njeriut bëri të mundur që paqja e tij të bëhet e arritshme për të gjithë njerëzit. Le ta përjetojmë këtë paqe së pari në zemrat tona, e pastaj të përpiqemi ta përhapim kudo ku ajo mungon".

“Të dashur vëllezër dhe motra. Për të krishterët jo vetëm që lutem për paqen dhe besojnë se Zoti e ka caktuar botën të jetojë në drejtësi e në paqe, por për shkak të besimit  të tyre ata janë thirrur të jenë paqebërës aktiv, ne nuk mund të ngurtësojmë zemrat tona, të mbyllim veshët e të jemi indiferentë ndaj vuajtjeve, padrejtësive, luftrave dhe konflikteve, dhe në të njëjtën kohë të jemi të krishterë.  Vetë zoti thotë: Lum paqebërësit sepse ata do të quhen bijtë e perëndisë. Paqebërës është ai që sjell paqen e Krishtit në konfliktet njerëzore. Paqe që nuk është ashtu siç e jep bota. Paqja që jep bota është e paqëndrueshme, ajo varet nga vullneti njerëzor që shpesh helmohet nga egoizmi dhe lakmia, nga emocionet e paqëndrueshme të njerëzve dhe nga interesat e tyre që ndryshojnë me shpejtësi.”, tha ai.

Mitropoliti thotë se të jesh paqebërës nuk është mirë vetëm në nivelin etik, por më tepër në nivelin ontologjik, po ashtu si të jesh i mirë.

“Ndërsa paqja e Krishtit është e përjetshme. Ajo lind në zemrën e njeriut, pastaj përhapet jashtë e merr një dimension shoqëror. Të jesh paqebërës nuk është mirë vetëm në nivelin etik, por më tepër në nivelin ontologjik, po ashtu si të jesh i mirë. Me keqardhje shohim se në kohën e sotme paqja është pakësuar, si ndërmjet individëve ashtu dhe brenda familjes. Nuk ka as paqe sociale, e as paqe ndërmjet kombeve. Luftrat , konfliktet po e përgjakin planetin tonë e po shtojnë vuajtjet dhe shkatërrimet. Ndonëse rruga për të realizuar paqen është e mundimshme dhe e vështirë, ne nuk jemi vetëm. Krishtlindja na kujton përsëri e përseri se perëndia është midis nesh. Nuk do të na braktisë por do të na japë urtësi e kurajë për të ruajtur në veten tonë e për ta përhapur në të tjerët paqen dhe gëzimin e tij.”

Ai shprehet se lajmi se lindi Krishti është për ne një lajm i gëzuar dhe një thirrje për tu zgjuar.

“Të dashur vëllezër dhe motra. Lajmi se lindi Krishti është për ne një lajm i gëzuar dhe një thirrje për tu zgjuar. Zgjohu o njeri sepse ishte për ju që perëndia u bë njeri. Ngrihuni dhe kuptoni se gjithçka ishte për ju. - shkruan Shën Agustini. Prandaj në këtë ditë të shenjtë, të lindjes së shpëtimtarit tonë Jezu Krisht, le të zgjohemi e ndërgjegjësohemi se trupëzimi i perëndi-njeriut bëri të mundur që paqja e tij të bëhet e arritshme për të gjithë njerëzit. Le ta përjetojmë këtë paqe së pari në zemrat tona, e pastaj të përpiqemi ta përhapim kudo ku ajo mungon. Gëzuar Krishtlindjen për shumë vjet!”, tha Mitropoliti i Korçës Hirësia e Tij imzot Joanit./ CNA

20:44 Kulturë Bashkim Zahaj

Ju kujtohet teatri?

Ju kujtohet? Ju kujtohet teatri? Kur mbushej holli ng...

Lajmet e fundit nga