Gara për drejtuesin e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”/ Kush janë kandidatët zyrtarë
Pesë janë kandidaturat, që janë në garë për të drejtuar Te...

Në datën e lindjes së piktorit:
Ksenofon Dilo - Përfaqësues i një brezi artistësh të mëdhenj
Nëse sot do të kishte datën e lindjes ndonjë prej atyre VIP-ave të Big Brother-it, jo vetëm televizioni që ka të drejtën e atij emisioni, por edhe të tjerët me radhë, madje edhe gazeta a portale të shumtë do të ishin kushtuar me kronika e tituj, me komente dhe urime pa asnjë sens mase e pa skrupuj profesional.
Përkundër këtij “peizazhi” paradoksalisht diskret e mjeran jo vetëm në kuptimin intelektual, por edhe në aspektin estetik, kulturor, etik dhe qytetar, data e lindjes së një emri të madh të kulturës tonë kombëtare si profesor Ksenofon Dilo; piktor, skenograf, grafist, estet dhe pedagog, njëri prej themeluesve të shkollës shqiptare dhe mësuesi i shumë brezave të piktorëve, nuk tërhoqi vëmendjen e asnjë ekrani e të asnjë gazete.
Kjo mungesë e dhimbshme vëmendjeje, jo vetëm mediatike por edhe shtetërore ndaj një personaliteti të nderuar e me kontribute të mëdha si Ksenofon Dilo, nuk e cënon aspak e nuk e zbeh asnjë grimë madhështinë e veprës dhe të kontributeve të çmuara që ai ka dhënë në më shumë se shtatëdhjetë vjet punë plot pasion, me talent dhe përkushtim prej fisniku modest, prej artisti modern dhe novator, prej intelektuali me angazhime qytetare dhe atdhetare.
Ksenofon Dilo me mirësinë dhe krenarinë e një zagoriti dhe patriotizmin e një shqiptari të mirë, me artin e vet realist dhe gjithë frymëzim, është ndër emrat përfaqësues të elitës së skenografisë dhe pikturës shqiptare, të cilat kanë shenjuar lartësi që e bëjnë këtë gjini të arteve tona pamore, përfaqësuese me plot dinjitet për nga mjeshtëria dhe cilësia artistike.
Arti i Ksenofon Dilos është një lartësi dinjitoze dhe emri i tij një referencë e spikatur që ndrin e frymëzon përkrah emrave të tjerë të mëdhej të pikturës tonë kombëtare.
Me nderim dhe mirënjohje, i bindur se ndaj të njejtin vlerësim me shumë e shumë artdashës të tjerë, sot në 91-vjetorin e lindjes i uroj profesor Ksenofon Dilos:
Të paçim jetëgjatë profesor!
Pesë janë kandidaturat, që janë në garë për të drejtuar Te...
Piktura me vlerë të madhe financiare, por edhe morale e sh...
Në këtë 140-vjetor të lindjes së tij Fan Stilian Noli kuj...
Ikona e muzikës dhe kinematografisë italiane, Adriano Cele...
Si sot, më 4 janar 1924, lindi figura e mirënjohur e kinem...
Nuk e di pse, por krejt në mënyrë intuitive, “Skulptorin e...
Gazetari Agim Xhafka ka përkujtuar një nga ikonat e ar...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj ka përkuj...
Media britanike, "The Guardian", i ka kushtuar vëmendje li...
Është për të ardhur keq që pena e gjeniut të letrave s...
Ndërsa sjell në mendje atë ditë të ftohtë e të hidhur ...
Shkrimtar, pedagog i letërsisë dhe i historisë së qyte...
Drejtuesit e muzeve më të mëdha botërorë kanë vlerësuar me...
Konservatorët në Voskopojë të Shqipërisë po bëjnë gara për...
Mbrëmjen e djeshme të “Festivalit të Këngës”, artistët pje...
Më shumë se gjysmë shekulli më parë, regjisori Leka Bungo ...
Presidenti i Shqipërisë, Bajrma Begaj ka uruar ditën e sot...
Aktorja e madhe e skenës shqiptare Tinka Kurti feston ...
Ndër shumë kritikë, studiues të letërsisë, historianë a sh...
Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka përku...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...