"Humor në prush", botimi i ri nga Boris Miska/ Kë thumbon me satirën e tij?
Shkrimtari Boris Miska ka sjellë për lexuesin botimin ...

Deputeti i Partisë Demokratike, Bujar Leskaj, ka përkujtuar Faik Konicën në 80 vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.
Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Leskaj thotë se Konica është një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare, shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve botërore.
Ai thekson se Konica mbetet një figurë qendrore dhe një pikë referimi në ecurinë e kulturës sonë moderne.
Statusi i plotë:
Sot mbushen 80 vite nga vdekja e Faik Konicës, një nga figurat më të shquara intelektuale shqiptare, shkrimtar, kritik letrar, publicist, eseist, përkthyes, një nga personalitet më të shquara të kulturës, letërsisë, e jetës politike shqiptare, një intelektual i dimensioneve botërore.
Faik Konica mbetet një figurë qendrore dhe një pikë referimi në ecurinë e kulturës sonë moderne.
Faik bej Konica lindi më 15 mars 1875 në Konicë.
Ndoqi Kolegjin Jezuit Saverian të Shkodrës e më pas studimet e liceut perandorak francez të Stambollit. Pasi kreu shkollën e mesme në Francë, vazhdoi studimet në Dizhon për filologji romane dhe më pas u diplomua në universitetin e Harvardit të SHBA-së, ku mori gradën “Master of Arts”.

Më 1897, vetëm 23 vjeç, në Bruksel botoi numrin e parë të revistës politike kulturore e letrare “Albania”. Pas vajtjes së tij në Boston, së bashku me Fan Nolin, themelojnë gazetën Dielli, një organ i rëndësishëm i Federatës Panshqiptare “Vatra”.
Në 1912 në emër të Federatës Vatra, shkon në Londër për të mbrojtur interesat kombëtare shqiptare në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.
Në 1921, Konica zgjidhet kryetar i Federatës Vatra dhe me rimarrjen e drejtimit të gazetës Dielli, ai shkruante në një rubrikë të tijën “Shtylla e Konitzës”.
Në vitin 1926, Faik Konica emërohet Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara. Vdiq në Uashington më 15 Dhjetor 1942. Në xhep kishte vetëm 15 dollarë e 56 cent.
Jeta e tij kaloi përmes tallazesh të shumta. I ndaluar për rreth 46 vite, i anatemuar e i përbuzur nga diktatura komuniste, Faik Konica rezistoi për të qenë gur themeli i mendimit kritik shqiptar.
Në vitin 1995, pas rënies së diktaturës komuniste, eshtrat e tij u sollën në Tiranë.
Me veprën e tij letrare e me shkrimet kritike, Konica pasqyron një njohje të thellë të mendësisë shqiptare, e jetës politike shqiptare.
Gjatë gjithë jetës e veprimtarisë së tij intelektuale e atdhetare, ai është përpjekur për një gjuhë letrare të përbashkët duke ndihmuar në pasurimin e zhvillimit të stilit letrar dhe publicistik të shqipes së shkruar.
Kritik, antikonformist, intelektual i formuar, për asnjë çast nuk tradhtoi bindjet dhe mendimet e tij./ B.A. - CNA.al
Shkrimtari Boris Miska ka sjellë për lexuesin botimin ...
Sonja Mamaqi është operatorja e parë vajzë në Shqipëri...
Një ekspozitë është organizuar për të prezantuar qytetin e...
Dy shkrimtarë britanikë që prej vitesh jetojnë në Pris...
Sonte në Pallatin e Kongreseve po transmetohet koncert...
Leonardo da Vinçi ishte emblema e Rilindjes Evropiane për ...
Ministrja Elva Maragariti ka ndarë lajmin e mirë me të...
Stefan Nilson, gazetar suedez ka botuar një novelë: “I arr...
“Metalica”, grupi i famshëm amerikan i muzikës heavy metal...
Përfshirë performancën e Brendan Fraser-it në filmin "The ...
Gazetari dhe shkrimtari, Dashnor Kokonozi, ka shprehur...
Gjiganti mediatik CNN ka renditur Shqipërinë si një ng...
Regjisori Altin Basha ka reaguar për garën në Teatrin Komb...
“Ditët e Mjedës” bashkuan sot studiues dhe autoritete vend...
Ashtu si çdo vit, në përfundim të edicionit të Panairit të...
Të hënën e 21 nëntorit starton Java e Kulturës Kombëta...
Në historinë e letërsisë, ka fate dhe kategori të ndryshme...
Drejtoresha e Marrëdhënieve me publikun dhe Promovimit...
17 nëntor 2012! Një jubile i madh dhe një datë e merit...
Sot ka nisur edicioni i 25-të i Panairit të Librit “Tirana...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...